Në ç’fazë është procesi i ish-truprojes së Sali Berishës dhe cilat janë dosjet më të nxehta që janë në SPAK dhe që e rrezikojnë si asnjëherë ish-presidentin. Cili ishte objektivi natën që u vra Azem Hajdari dhe grabitja e bujshme e Bankës së Shkodrës në 16 mars 1997. Çfarë di Izeti për grabitjen e arit në tunelin e Krrabës dhe për krime të tjera…
– Avokat, në cilën fazë është çështja e klientit tuaj, të pandehurit Izet Haxhia dhe a jeni optimist në një përfundim pozitiv të këtij procesi që tashmë po kthehet në legjendë?
– Po, unë jam shumë optimist në përfundim të këtij procesi që ju me të drejtë e cilësoni si “legjendë”, pasi po mbush gati një çerek shekulli dhe është i mbështjellë me aq shumë enigma dhe mister. Unë jam optimist, pasi jam i bindur në pafajësinë e Izetit dhe në fajësinë e atyre që Izeti i akuzon drejtpërdrejt. Dhe i akuzuari kryesor prej Izetit është Sali Berisha me një mal krimesh mbi supe dhe i pandëshkuar asnjëherë nga drejtësia shqiptare deri më sot e kapur nga falanga e Berishës. Kësaj situate po i vjen fundi…
– Si po i vjen fundi?
– Janë një sërë provash dhe faktesh të pakundërshtueshme që e vërtetojnë këtë. Pas 14 seancash pyetje dhe deklarime para hetuesve të BKH, të cilët veprojnë në kuadrin e SPAK, Izet Haxhiaj, ish truproja kryesore e ish Presidentit të Republikës Sali Berisha përfundoi deponimet e tij për të 27 akuzat e rënda që i bënë ish Shefit të tij dhe bashkëpunëtorëve të tjerë në kuadrin e një grupi të strukturuar kriminal. Për çdo akuzë është formësuar një dosje përkatëse. Deklarimet e Izet Haxhisë dhe provat e paraqitura prej tij tashmë i kanë kaluar SPAK, i cili ka regjistruar procedimin penal kundër Sali Berishës dhe bashkëpunëtorëve të tij në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.
– Ju mendoni se SPAK do të jetë në gjendje të provojë përgjegjësinë dhe fajësinë e Berishës, sipas dëshmive të Izetit?
– Dëshmitë e Izetit janë prova të gjalla dhe të pakontestueshme. Është përgjegjësia e gjykatave të mëprashme që nuk i kanë marrë në konsideratë ato. Izeti dhe unë si avokat i tij jemi besimplotë në rigjykimin që do t’i bëhet kësaj çështjeje që mendoj se do të trondisë opinionin shqiptar. SPAK ka marr të gatshme prej ish Prokurorisë së Krimeve të Rënda një numër të konsiderueshëm dosjesh penale, të cilat i ka tashmë në kompetencë sipas nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale. Ndërsa dosja penale me kallëzues Izet Haxhinë, kundër Sali Berishës dhe bashkëpunëtorëve të tij është i procedim penal i regjistruar pas fillimit të punës së SPAK. Ua them me përgjegjësi të plotë se Berishën e “varros” përfundimisht kujtesa brilante e Izet Haxhisë që janë dëshmi në dorë të parë nga njeriu që di më shumë se çdokush tjetër për krimet e ish-shefit të tij.
– Dihet që thelbi i çështjes së Izetit është akuza që i bëhet atij për pjesëmarrje në vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari dhe për të cilën është dënuar në mungesë me 25 vite burg. Mendoj se kjo është “patatja” më e nxehtë në këtë proces, apo jo?
– Natyrisht që kjo është “patatja”më e nxehtë. Vrasja e Azem Hajdarit ka mbartur për 22 vjet me radhë shumë enigma dhe mistere. Dëshmia e Izetit jo vetëm që heq misterin dhe zbërthen enigmat, por edhe që vërteton se përgjegjësi kryesor për këtë vrasje të rëndë është Sali Berisha. Në gjyq do të sillen fakte dhe dëshmi të reja të pakontestueshme. Atëherë pse dënimin e Saliut duhet ta vuajë Izeti? Mendoj se SPAK-u do të japë drejtësi për këtë ngjarje,duke e zbardhur përfundimisht atë, por edhe për një sërë dosjesh të tjera… Më pyesin shumë njerëz se a ka prova Izet Haxhia kundër Berishës apo janë thjeshtë fjalë dhe histori. Ua kam thënë dhe po e përsëris: Deponimet që ka bërë nuk janë përralla, por në rast se i thua se akuzon ish-presidentin sepse ka qenë frymëzuesi dhe ka marrë masa organizative dhe njerëz konkret si të ekzekutohej Skënder Gjinueshin, Sabit Brokaj, Arben Imamin dhe Shaban Meminë, ku u mor urdhri, do të zihej prita, është i detyruar të thotë detaje dhe të japë prova. Bëhet fjalë për ngjarjet e 1997. Para se të vinte në pushtet PS-ja dhe aleatët e saj. Akuza do prova dhe fakte që të bëhet lidhja e zinxhirit. Ja për shembull në vrasjen e Hajdarit ai thotë se nuk kam lidhje, por ne i thamë se kjo është një fjalë dhe na jep prova dhe nxorëm 53 dëshmitarë që do të japin shpjegimet dhe do të vërtetojnë se nuk ka lidhje me këtë ngjarje. Por ku ka qenë Izeti në 12 shtator të 1998? Në Tiranë. Ajo vrasje ka qenë rastësore dhe nuk ka pasur qëllim të vrisnin Azem Hajdarin.
– Po cili ishte objektivi? Për cilin u bë “bedel” Azemi?
– Vrasja ishte organizuar për Berishën, ata kishin ardhur për Berishën dhe jo për Azem Hajdarin dhe organizimin e kishin bërë perfekt dhe njerëz të Berishës i përdorën dhe një ndër ata që përdorën ishte Izeti. Pasi vëllai i Fatmirit (Haklajt) e mbante gjithmonë Izetin dhe ia bëri të besueshme alibinë që i ngriti, pasi pak ditë përpara vëllai i Izetit u arrestua në Elbasan për ca armë. Kur ishin në burg Izeti i mbante me bukë të dy. Fatmir Haklaj donte t’i jepte një kafe vëllait që e mbajte mirë dhe për këtë e morën një ditë para se të ndodhte vrasja dhe kanë qenë në lokal dhe kur është vrarë, Halili, Izeti kanë qenë në një lokal tjetër afër PD-së dhe në atë moment kanë ikur bashkë. Izeti nuk dinte gjë, se kush u vra e morën me vete. Por ata e mbanin nga mbrapa për të mbuluar gjurmët e krimit. Në shumë vepra që ai akuzon Berishën ai ka qenë edhe bashkëpunëtor por e ka marrë këtë përgjegjësi.
– Mund të na thoni se cilat janë disa nga këto dosje?
– Po, janë dosje po aq të nxehta, si ajo e vrasjes së Azemit dhe që e “varrosin” përfundimisht Sali Berishën. Po ju tregoj vetëm disa nga këto dosje. Tre dosjet e fundit, të “kopsitura” me një numër të konsiderueshëm provash materiale, shkresore dhe me një numër të madh dëshmitarësh janë “Vjedhja e valutës në Bankën Kombëtare, Dega Shkodër”; “Vjedhja e Rezervave të Arit në Tunelet e Krrabës” dhe “Vrasja e Shkëlqim Haklajt” me urdhrin e drejtpërdrejtë të Sali Berishës prej bashkëpunëtorëve të tij”.
– A janë siguruar provat për këto dosje?
– Natyrisht. Unë flas edhe në emër të klientit që mbroj, pra të Izet Haxhisë. Ekspertë të BKH në formim dhe të SPAK, pasi kanë marrë të shkruar dhe në audio 140 faqet kompjuterike të deklarimeve të Izet Haxhisë për krimet e rënda të kryera nga Sali Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij në kuadrin e grupit të strukturar kriminal, kanë vlerësuar kujtesën brilante të Izet Haxhisë, duke theksuar se është pikërisht kjo kujtesë e cila do të “varros” përfundimisht Sali Berishën dhe grupin e tij të strukturar kriminal. Natyrisht që gjatë procesit, dosjet do të pasurohen me fakte dhe dëshmi të tjera.
– Ju përmendët pak më parë vjedhje e valutës në Bankën Kombëtare, dega Shkodër. Çfarë pohon Izeti për këtë ngjarje?
– Në datën 16 mars 1997, ka deklaruar Izet Haxhiaj para hetuesve të BKH, e ka thirrur Sali Berisha atë dhe A.Ç, të Njësisë Speciale të SHIK, dhe i ka urdhëruar të shkonin në Shkodër, të gjenin drejtorin e degës së Bankës dhe të merrnin gjithë valutën që ishte aty. Izet Haxhiaj dhe A.Ç, pasi kanë marrë me vete edhe 16 persona të tjerë të Njësisë Speciale të SHIK, kanë hipur në 3 fuoristrada dhe një furgon të blinduara, kanë udhëtuar për në Shkodër. Drejtori i Degës së Bankës Shkodër ndodhej i fshehur në Kiras. E kanë gjetur dhe i kanë komunikuar urdhrin e Berishës për të marrë valutën që ndodhej në bodrumin e Bankës. Ndërsa lekët që ndodheshin në kasaforta në katin e parë të Bankës ishin vjedhur, duke i thyer këto kasaforta. Morën me vete Drejtorin dhe shkuan në Degën e Bankës në Shkodër. Ai kishte me vete tre palë çelsa të ndryshëm, me anën e të cilëve i hapi dyertë dhe kasafortën që ndodheshin në bodrumin e Bankës dhe ku gjendej valuta. Pasi hapën kasafortën, morën në dorëzim me proces verbal 16 milion USD, 5 milion Marka Gjermane, 1 miliardë lireta italiane dhe një sasi më të vogël Paund anglez.
Pasi i ngarkuan në furgonin e blinduar, kanë mbërritur në Tiranë rreth orës 02.00 të mëngjesit. Urdhri i Berishës ishte që e gjithë valuta e kësaj Banke t’i dorëzohej Zëvëndës Guvernatores së Bankës së Shqipërisë Elisabeta Gjonit. Në orën 02.30′ të mëngjesit janë takuar me Elisabeta Gjonin në shtëpinë e saj dhe i kanë dorëzuar valutën, në shifrat e lartpërmendura.
– Mos ka ndonjë teprim në gjithë këtë histori, avokat? Sepse më ngjan si ato filmat që shikojmë në ekran me banditë dhe mafiozë që vjedhin banka. Si është e mundur të ketë dorë edhe kryetari i shtetit të asaj kohe në gjithë këtë histori dhe, si për ta plotësuar skenarin, futet edhe një femër në mes?
– Vërtet ashtu ngjan, si film horror. Por është një histori tërësisht e vërtetë. Është një skenar shqiptar me aktorë shqiptarë. Nuk ka asgjë të sajuar apo të stisur nga Izeti. Ngjarja ka ndodhur në datën 16 mars 1997, pra dhjetë ditë pasi Sali Berisha u zgjodh President për një mandat të dytë në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, në një parlament të rrethuar me tanke dhe autoblinda. Izeti ka qenë vetë protagonist në ato ngjarje. Prandaj dhe është i besueshëm. Shqiptarët më duket se janë bindur që regjimi i Berishës ishte një regjim gangsterësh, ku krye-gangsteri ishe vetë Berisha. Si Arturo Ui në dramën e Bertolt Brehtit. Izet Haxhiaj ka deklaruar para hetuesve të SPAK se babai i Elisabeta Gjonit ishte punonjës i Sigurimit të Shtetit dhe Berisha takohej shumë shpesh me të në shtëpinë e tij.
Pas pak ditësh që 16 milion USD, 5 milion Marka Gjermane, 1 miliardë lireta italiane dhe sasia e Paundve anglezë ju dorëzua Elisabeta Gjonit, doli lajmi në televizion, në radio dhe në gazeta se ishte vjedhur me thyerje prej “rebelëve” e gjithë valuta që ndodhej në Degën e Bankës në Shkodër.
– Si është e mundur që një ngjarje kaq e rëndë të jetë fshirë nga kujtesa dhe sidomos nga hetimi i drejtësisë?
– Kjo është një histori tjetër e çuditshëm që po të bëhet film, do të duhen disa seri për ta përshkruar. Nuk janë gjë filmat serialë turq që jep Klani para këtyre ndodhive reale shqiptare dhe kaq të freskëta. Por ja që kështu ka ndodhur dhe ne nuk mund ta mohojmë. Ne kemi marrë përsipër ta pohojmë, të zbardhim të vërtetën dhe të ndëshkojmë fajtorët. Janë vjedhur paratë e popullit dhe fajtorët duhet të ndëshkohen. Në këtë kohë Elisabeta Gjoni u arratis në Amerikë. Kaluan vitet dhe … në vitin 2005 kur Sali Berisha u zgjodh Kryeministër i Shqipërisë, Elisabeta Gjoni u emërua Anëtare e Bordit të Bankës së Shqipërisë… A nuk meritojnë të hetohen këto ngjarje.
– Ju përmendët edhe vjedhjen e rezervave të arit në tunelet e Krrabës. Çfarë detajesh mund të na jepni për këtë dosje, gjithashtu të nxehtë?
– Edhe këtu ka vepruar i njëjti skenar si ai për Bankën e Shkodrës. Por këtu, në rastin e Krrabës përmasat e krimit janë më të mëdha ku janë përfshirë edhe më shumë persona, por për këtë mendoj të flasim një herë tjetër. Le të presim edhe pak sa të fillojë procesi…
– Kur mendohet të fillojë procesi?
– Brenda pak javësh. Nga fundi i shkurtit apo fillimi i marsit. Ne pasi kemi patur durimin e mjaftueshëm për të pritur kaq vite, le të kemi durim edhe pak javë. Rëndësi ka që të zhvillohet një proces i rregullt dhe transparent dhe drejtësia të vihet në vend. Izeti duket i qetë dhe duket i sigurt në dhënien e drejtësisë.(DITA)
Maloku
Permendore per ATA qe do te arijne te fusin prapa hekurave ate kriminel qe shkateroi Shqiperine ne vend qe ta rimekembte por me e keqja eshte se vazhdon te shkateroj vendin dhe mbi te gjitha vret edndrat e nje populli te cvilitur qe ne gjenezat e tij Fatkeqesi qe jemi drejtuar nga nga njerez te shitur sa ke grku sa ke serbi dhe Ky eshte mbase i fundit sherbetor i Sllobodankes Zoti i ndihmofte shqipetaret e vertete.
Mos prisni asgje!
E pame drejtesine me ceshtjen e Lulit se fund I.
Nje vrime e madhe ne uje do behet!
Mjere ne!
Besoj qe keto gjera mund ti kete bere kafsha Sali, por jam skeptik ne ate qe keto do provohen ne gjykate dhe do kete drejtesi. Le te shpresojme!
Pa varros edhe nje here Shqiperine nuk e le kete bote Sala. E ka detyre nga familja e gruas. Prit se nuk ke pa akomo gjo. Ja kane fut kot shkodraneve. Duhet te ishte Tropojan, te tana i ban.
Z. idajet Beqiri do te mbetesh ne histori si avokati qe futi ne kafazin e drejtesise kafshen politike Sali Ram Birisha shkateruesin e Shqypnise dhe renusin e vlerave shqyptare. Hallall z. Idajet. Trimat e vertete dalin kur e kerko nevoja e popllit dhe atdheut. Ymer paç avukat Idajet. Terehqte komen zborre Berisha dhe marrte me vedi Ilir Meten Florinin ene Ed Ramen me zorzopt e tjere te PPP koncensioneve dhe hajnive te tjena.
Z. idajet Beqiri do te mbetesh ne histori si avokati qe futi ne kafazin e drejtesise kafshen politike Sali Ram Birisha shkateruesin e Shqypnise dhe renusin e vlerave shqyptare.
Hallall z. Idajet. Trimat e vertete dalin kur e kerko nevoja e popllit dhe atdheut. Ymer paç avukat Idajet. Terjekte komen zvorre Berisha dhe marrte me vedi Ilir Meten Florinin ene Ed Ramen me zorzopt e tjere te PPP koncensioneve dhe hajnive te tjena.
Nuk beson njeri tek ndeshkimi i Berishes apo i Metes, te dy fajtore por ne sy te opinjonit here di miq dhe debulese e familjeve per njeri tjetrin, e here te ndare sikur sejcili sheh punen e tij. E thene me shqip, njeri akuzohet per vrasje shantazhe, zhdukje personi e venie pasuri ne menyre korruptive, tjetri(meta) binom i asaj gjitç’ka qe ka bere i pari. Edi Rama nuk ka kellqe te pakten mos te nderhyje ne gjykata per gjykimin e njerit apo tjetrit, arsyeja se dhe kete e shantazhojne keta te dy, duke i treguar se diku, eshte bere dhe ky pis. Nese vertet do behej nje gjykim per politikanet tane, do ishte vetem gjykata e hages, krejtesisht e pa aneshme dhe e pa mbikqyrur apo perdorur nga keta qe iken e keta qe jane sot ne pushtet. Vetem zhurme per te shkeputur vemendjen nga problemet sociale te kohes, sa kjo klase politike, i ka borxh njera tjetres, gjerat do mbeten ashtu sikur keta i bene vete.
Asgje nuk me cudit ne infirmacionin e lajmit.
Pres me padurim nisjen e gjykimit.
Nderim per Hidajet Beqirin.
Asgje nuk me cudit ne infirmacionin e lajmit.
Pres me padurim nisjen e gjykimit.
Nderim per Hidajet Beqirin,per misionin e rij
kombetar dhe historik.
Po ik o Izet bashk me avokatin tat kush te llogarit ty apo ate qe ke ti avokat lejini prrallat se jeni bo si ndrrikulla nate ti merrni te keqen Dr juve
Po o mbeturin e sali doktor malokut
Mos vallë kjo valutë është çuar në Bankën e Shqipërisë fhe Izeti nuk din gjë? Përndryshe, Sali Berisha na del si Eskobari dhe asnjë sekondë nuk duhet të mbetet jasht hekurave.
Saliut I rruni sumen,llafe koti.Izetit ti beje mire burgu.
Tani SPAK e paska radhen , nese arijne te burgosin Sali Berishen d.m.th Shqiptaria ka shprese per ringjallje , ose do te ngelim ne eresire per gjithemone . I lumte Izet Haxhise por edhe Avokatit qe pa hezitim dhe me patriotizem po i shkojne deri ne fund zbardhjes se enigmave qe na n’xine jeten te shum bashkekombaseve.
Dobici sali serbi,i biri esat pashe toptanit .
te jesh i penduar i drejtesise ne keto permasa …eshte ndihme e jashtezakonshme per te ardhmen e nje shteti.mjafton tju kujtoj tomaso busheten e cosa nostras..qe zbertheu komplet strukturen mafioze ne duart e drejtesise italiane.mbas deponimeve qe beri busheta MAFIES i erdhi fundi dhe shteti e shkaterroi kete strukture 40 vjecare qe sillte vetem krime dhe korrupsion ne itali.prandaj o IZET HAXHIA..po pate te verteta ..nxirri…HISTORIA E KETIJ KOMBI ..POR EDHE E ARDHMJA DO TE TE JENE MIRENJOHES.
Nga të fillosh për të folur për këtë TRADHËTAR, BANDIT, KRIMINEL, etj. Shkatërrim Total të Shqipërisë me Veprat Industriale, Pyje, Liqene, Lumenj e Dete. Ndërtime Pa Leje, Zeniesh Tokash e Pronash. Administratë të Mirëfilltë Banditë. Gjykatë, Prokuror, Komisar Policie deri police i fundit Super Hajdutë, Super Kriminela etj. Kur Përmendet Druri që Kerciste Anembanë Shqipërisë nga Komisaret e Policisë, Oficera Policie deri dhe Police të thjeshtë S’e si i rrihnin njerëzit me Prindër, Fëmijë Burra apo dhe Para Grave te Tyre. Ç’farë mund të thuash. dhe s’e si ata GAZETARUCE apo Punonjës së Televizioneve i paskan “Harruar”!?. Imagjinoni s’e Cili do të ishte Ai Polic qe në të Gjitha Pikat Kufitarë të Shqipërisë do të Ndalonte e Kontrollonte Maonet, Anijet e Gjithçka tjetër të Sali Berishës. E Imagjinoni s’e për sa Miliarda Dollarë mund të Flitet dhe Ku kanë Shkuar? Tradhëti dhe Një Dëm të Jashtëzakonshëm Atdheut si për Kosovën ashtu dhe për Çamëri, Maqedoni etj. Rastësi Janullatos!? Rastësi Falja e Detit me Firmën e Ilir Metës i cili e quajti si nje Marrëveshje e Mirë? Por le ti lëmë për sot Hesapet e Banditit dhe Tradhëtarit Ilir Meta sidomos për Flori, Mal Tomorr, Parti Hajdute me Mbështetje Totale Ruse dhe Greqin Jo më kot Bandilli i Ilir Metës (Luan Rama) si i dërguari i Posaçëm i Metës ka Foto me Putinin. U dha Tokën e Bejlerëve Gjirokastrite etj. Vurgut të Ardhur Argat nga Ali Pashë Tepelena. Pronë ore Pronë. Por nga që kemi qenë Shtet Diktaturë Komuniste Nuk e kanë Idenë nje Pjesë e Mirë e Popullit Shqiptar sr Çdo të thotë Pronë. Ja dha Grekërve. Megjithë Rërën (Kum) e Plazheve që ishte Krijuar me Shekuj dhe sot i mbushin me Zhavorr Plazhet nga Saranda deri në Vlorë apo më Tej. Prandaj më Lart thashë Nga t’a Filloj dhe Ku të Mbaroj. A thua se i thashë të Gjitha. JO, JO, dhe JO.. as 1 të 100 e Realitetit s’e Ç’farë i ka bërë dhe i bën Shqipërisë dhe sot Ky TRADHËTAR, KRIMINEL E HAJDUT.
Sakte Atdhetari , bile ka me shume se kaq,sa here ka ardhur ne pushtet banda PeDe , ka shkaterruar Shqiperine !
tek drejtesia shqiptare nuk besoj asgje vetem po erdhen nga jashte
Deri tani nuk kemi besim te organizmat e drejtesis qe jane krijuar.Salianji eshte denuar me burg nje vit,pse nuk shkon atje por me livadhise sipas qejfit? Del e na shet mend neper portale ky mut intrigand.Po gjyqi i Lul Bashes si u rrezua kaq shpejt dhe Basha i shpetoi burgut kur ka gjithe ato fakte per lobim te padrejte?Pra nuk kemi shprese se populli do shohin drejtesi, i cili eshte çensuruar nga drejtesia e korruptuar.Nqs SPAK dhe BKH do fusin ne burg kryekrimineli Sali Ram Berisha,atehere mund te themi se drejtesia ka filluar te funksionoj.Deri tani (megjthese eshte nje kohe e shkurter)nuk kemi par ndonje fakt te kryer per peshqit e medhenj.
Pa asnje dyshim qe Berisha i ka bere keto krime.monstra e ketyre 30 viteve. Burim i shume fatkeqesive per kete popull.
Rroftè S P A K -U..!
Sigurisht , cilidoqoft ai qe rreth vetes ka krijuar nje atmosfere mbitese ,me lloj -lloj veprimtari negative ,qe nga terrori krimi ekonomik ,shoqeror, social , politik , dhe se fundi te vuaj – nje pjese te ketyre bemave- ,i izoluar nga jeta e lire ,( ku mbreteronte ne vorbullen e marrezirave ) ,do te ket probleme me personalitetin me psikologjin dhe me qedrueshmerin mendore .Izeti kerkon te vendos vetulla por duket qart se po nxjerr syte .Nepermjet avukatit te tij , i dergon mesazhe popullit se ditka – saktesisht – ca ngjarie ,qe ne na duken sa fantastike po kaq dhe aguridh , te pa pjekura .Pamvaresisht se kush eshte Berisha apo politikane te tjere te kohes ,qe behet fjale ,pretendimet e Izetit -per ca thas me valut e ca arka me flori , duken si enderra ne diell ,si duket mban mend nga vegjelia gjeagjezen ,shpella e Ali Babes .Po c’jan keto akuza , po pse nuk i ke bere me dije drejtesise ne ate periudh kur gjykoheshe ,por nese keto ishin te verteta Saliun -kushdo qe te ishte ne drejtesi – do ta kishin bere pluhur . More zoteri , nuk dilet nga sikleti me brrockulla .Zoti te dhente mend .Faleminderit .