Teksa është miratuar në parim nga komisioni i sigurisë projektligji për amnistinë i propozuar nga qeveria që u jep mundësinë 164 të fitojnë lirinë, ka pasur edhe debate.
Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ndaj deputetëve të PS -së duke i kujtuar arrestimin e Hermes Nikajt, të ashtëquajturit “Zogu i Tiranës”.
“Do ishte mirë që amnistia të bëhej para vitit të ri.
Nuk ka mbetur më pikë dinjiteti në këtë shtet e qeveri.
E keni ndryshuar Kodin Penal si ju do qejfi.
Do dënoni ‘Zogun e Tiranës’, e keni përdorur për vota”, tha Murrizi. (TemA)