21 janari, ish-gardisti: Refuzova t’i bindem urdhrave politik të Berishës dhe Bashës për të hapur zjarr mbi protestuesit

21 Janar 2020, 17:37Politika TEMA
21 janari, ish-gardisti: Refuzova t’i bindem urdhrave politik të

9 vite më parë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të humbisnin jetën katër protestues të pafajshëm të cilët do të qëlloheshin me urdhër direkt nga drejtuesit më të lartë të ekzekutivit të asaj kohe.

Lidhur me këtë ngjare ka reaguar sot edhe Kryetari i Bashkisë së Matit Agron Malaj, i cili në atë kohë ka qenë në krye të detyrës në Gardë, por që refuzoi të zbatojë urdhrin për të hapur zjarr mbi protestuesit.

Malaj kujton se përgjegjës direkt për atë fatkeqësi është ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-Ministri i Brendshëm i asaj kohe Lulzim Basha që dhanë urdhër për të qëlluar duke shkelur çdo ligj e çdo normë.

Ai thekson se vijon të punojë me kokën lart dhe me ndërgjegjen e pastër, dhe se kush ka ende dyshime për këtë mund të hapë vendimin e KQZ, bazuar në vendimin e Prokurorisë, ku certifikohet pastërtia e figurës së tij dhe i njihet e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje.

Teksa u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave, Malaj siguron se nuk do të rresht kurrë së kërkuari që ky krim shtetëror të zbardhet duke nxjerrë përpara përgjegjësisë autorët.

Postimi i plotë:

21 janari është një tragjedi me të cilën mua më është dashur të jetoj çdo ditë gjatë 9 viteve të fundit. Unë nuk humba në atë tragjedi asnjë pjesëtar të familjes time. Por ka megjithatë diçka që më bashkon mua, ish “gardistin e 21 Janarit” me familjet e 4 qytetarëve të pafajshëm që humbën jetën në atë ditë të tmerrshme. Na bashkon dëshira që ajo ngjarje të zbardhet e drejtësia të shkojë në vend.

Prej 9 vitesh tashmë emri im është lidhur me atë ngjarje tragjike.

Emri i një njeriu, i një ish gardisti në krye të detyrës, që refuzoi të zbatojë urdhrin për të hapur zjarr mbi protestuesit e pafajshëm, është lidhur në mënyrën më perverse me vrasjen e Ziverit, Aleksit, Faikut dhe Hekuranit, jo nga familjet, jo nga organet e ligjit, por pikërisht nga ata që dhanë urdhër për të qëlluar e më pas shkelën çdo ligj e çdo normë, për të mos lejuar zbardhjen e të vërtetës.

Unë sot, vijoj punën time me kokën lart. Me ndërgjegjen e pastër. Mbi mua nuk rëndon asnjë akuzë.

As për 21 janarin e as për asgjë tjetër. Kush ka ende dyshime për këtë mund të hapë vendimin e KQZ, bazuar në vendimin e Prokurorisë, ku çertifikohet pastërtia e figurës time dhe më njihet e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje.

A mund ta thonë të njëjtën gjë ata që sot drejtojnë sulmin kundër meje? A nuk do duhej që të paktën sot, në 21 janar, së paku të mbyllnin gojën e të ulnin kokën nga turpi për jetët e pafajshme që kanë marrë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, nën urdhrat e ish kryeministrit dhe të atij që asokohe ishte Ministër i Brendshëm dhe që në çdo vend normal do ishin dënuar jo një, por disa herë, për krime që shkojnë nga vjedhja e korrupsioni e deri tek pastrimi i parave e financimi nga Rusia dhe vrasja?

Por mbi mua rëndon nevoja që kjo ngjarje të zbardhet e fajtorët të shkojnë atje ku meritojnë të shkojnë ata që duke shkelur ligjin kanë marrë jetë njerëzish.

Prandaj, sot dua së pari, t’ju shpreh familjarëve ngushëllimet e mia. E së dyti, t’ju them atyre që as unë nuk do të rresht së kërkuari që ajo tragjedi e ai krim shtetëror të zbardhet duke nxjerrë përpara përgjegjësisë autorët e tij të vërtetë, sado lart qofshin ata në jetën politike të vendit.

 

21 komente në “21 janari, ish-gardisti: Refuzova t’i bindem urdhrave politik të Berishës dhe Bashës për të hapur zjarr mbi protestuesit”

  1. Jozi says:

    Po edhe ti duhet te flasesh qarte.
    A more urdher per te qelluar dhe nga kush.
    Ai qe ta dha urdherin, me cfare ta dha? Me goje, me radio, me cfare?

    1. Elidon Mihaj says:

      Ja dha me bythe o Jozi. Po pse kaq te trashe e pandeh Lulashin dhe Salehun ti qe te japin urdhera me shkrim. Ata fshine edhe serverin e Kryeministrise qe te mos dilnin pamjet filmike. Dhe drejtorin e IT qe ne menyre kriminale fshiu serverin e bene deputet te PeDes(ishte ajo kllocka qe me veze donte te qellonte Ramen ne Parlament)

  2. Vlora says:

    Vazhdimi i trupit te fasadave te korrupsionit me propagande dhe retorike te genjeshterte. Z. Malaj ka patur 9 vite kohe te reagoj sipas ligjit dhe t’i adresonte njohurite e tij per urdheruesit ne organet e shtetit. Çfare ndodhi tani pas 9 vitesh?
    Ju lutem mos na ofendoni me intelektin! Stop metodave gebelsiane ne Shqiperi, boll jemi te vjedhur, dhe te neperkembur, mos edhe na çoni ne kete pik. Edi Rama dhe banda e tij, Rilindje, do jeni perhere ne koshin e mbeturinave te ketij kombi se bashku me PD dhe LSI. Turp per ne qe nuk po nxjerrim nje Avni Rustem….

    1. Avni Rustemi says:

      Blira, pse ke intelekt ti mor RROT CARI!?

  3. Sqepari says:

    Po mire mo Gone, po shperblimi pse nuk e refuzove?

    1. uhahahaaaaaa says:

      Se shperblimin ja dha sat’eme o sqepar pa bisht ? ? ?

  4. Dori says:

    Jozi, po te hapet gjyqi , Agroni do t’u pergjigjet ne radhe te pare pyetjeve te tua.

    1. Jozi says:

      Dori, nuk hapet gjyq, se nuk ben askush padi… As Rama…

      1. ec aty says:

        Tyryfyle! Do bejne familjaret!
        Pastaj Berisha dhe Basha do shkojne per lesh!

  5. Zeni biri i Qenit says:

    Per 21 janarin flitet gjithmone e me pak ne cdo 21 janar. Vrasesit dhe urdheruesit e vrasjeve jetojne mese te qete per arsye se te gjithe perpiqen te harrojne ngjarjen ose te bejne sikur e kujtojne.

  6. Dauti says:

    Haaaaa…nuk qelloi…refuzoi…dhe u shperblye me 4 rroga!!!

  7. Shqiptar koti says:

    Nje pyetje,vetem nje o i pafytyre,a i more leket e shperblimit,apo jo.Ptu race e poshter ,merresh edhe me ruset ti,di shume prandaj,si nuk hesht.

  8. Al paci says:

    21 Janari eshte dita me e zeze e ketyre 30 viteve demokraci, shteti me further te kryeministrit vrau strategy e vete. Nuk kishte ndodhur asnjeher ne shqiperi qe ne nje demonstrate te vriteshin protestues na shteti( se dhe 2 prilli ne shkodra ishte veper e udbe jugosllave) po ky gardisti flet kote se berisha nuk ishte budalla te mire radion dhe te thoshte zjarre, po i tha bashes vrit nga nje se na moren pushteti dhe basha kapi shefin e gardes I tha me goje plagos na nje qe te tremen, shefit me radio is kaloi prenges ky ishte gabimi. P.o. servet u fshine ne 12 te nates dhe sngeli gje mbrapa.

  9. Petro ... says:

    Mire, ore mire, nuk do rreshtni per zbardhjen e çeshtjes, por ajo eshte e zbardhur. Kush nuk e di se i vrau Lulezim Basha dhe Sali Berisha? ! Qe i vrane keta duke urdheruar gardistet te qellojne, kjo me duket se eshte e qarte nga te gjithe, se Saliu e ka pohuar vete ne televizion, rendesi ka qe te zbardhet ajo çeshtje, duhen zbardhe dhembet Saliut dhe Lulezimit, po ashtu edhe atyre gardisteve qe qelluan. KUSH DO TU A ZBARDHE DHEMBET KETYRE ? ! Dhe sa kohe do presim? A ka burra qe ndiejne peshen e pergjegjesise mbi vete para shqiptareve te japin drejtesi, apo jane katandisur te gjithe prokurore e gjykates ne “lavire bulevardi” ? Kete pergjigje kush do ta jape dhe kur do ta jap se iken vitet dhe fajtoret do vdesin natyralisht pa asnje pergjegjesi e binate e tyre do tu tundin kembet femijeve te kater deshmoreve te bulevardit, ndersa president mavria do arratiset ne Scoci, i kuptoni keto gjera?

  10. ABC says:

    Keto ti kishe thene ne gjykate kur ishin per ti thene apo per ti denoncuar. Tani je thjeshte duke bere politike me te vdekurit nga throni i Matit.

  11. lesh e li says:

    Berishen qe urdheroi hapjen e zjarrit e ka vrare zoti. Mbi ate familje ka rene mallkimi. Eshte bere si kerme qe flet me vete. Ai nuk di cfare do ndodh me te dhe djalin e tij.

  12. Julio says:

    21janari tregon krimin e asaj kohe kur ndodhi, dhe pafuqine e ketij shteti qe jemi sot. Ata qe urdheruan dhe u bashkuan duke i rivrare si kok pa lare jane ne poste te larta ku shtojne pasurite e tyre si aksionere ne ç’do tendera qe hapen. Te tjere qe premtuan se do ti vinin para drejtesise te gjith mekataret, fshihen si bashkefajtore ku, ndergjegja e brendeshme i ben aq fajtore, sa ata qe qelluan mbi ta. Kjo tregon se njelloj jane, ndryshimi qendron tek sigla e partise qe aderojne, por qe ne permbajtje, njesoj jane. Turp.

  13. Erli says:

    Pirdh pirdh se lirohesh

  14. buj says:

    KY ISHTE NE DETYRE ME 21 JANAR SIC MUND TE JETE CILIDO USHTARAK POLIC APO MJEK EDHE NE MENDIMIN TIM KA BERE DETYREN, AKUZAT I KA PROBANGADISTIKE JO SIC I KA PRENDI ME SHOKE… PO AJO QE ME SHQETSON ESHTE SE NE FAKT KTA TALLIN TE GJITHE TRAPIN KUR THONE DUA TE zbardhet… kta nuk duan ta zbardhin se ajo eshte sh e qarte, thjesht pushtETi tE ndan ca detyra edhe ti duhet te flasesh e te reagosh noj here, ashtu sic boni PRENDI ATEHERE EDHE SIC BON GON`JA TANI MBAS 9 VJETESH, TE PAKTEN PASKA KUSH JA SHKRUAN LETRAT…

  15. Nje qytetar says:

    I “dashur” Agron ! Do kishe bere mire te mos prononcoheshe fare mbi kete teme sepse duket si per te lare gojen .
    Ne radhe te pare , nje ushtarak i ndershem e patriot , jo vetem qe nuk e zbaton urdherin per te qelluar mbi popullin e tij , por menjehere , pas kesaj masakre jep doreheqjen nga detyra si oficer i gardes berishiste . A e bere ti kete ? Jo me duket , bile do te te pyes , a e more shperblimin prej 4 rrogash qe te dha “komandant” Saliu ? Po , me duket .
    Ti mund te kesh refuzuar te qellosh me arme demostruesit , por nje njeri me integritet menjehere distancohet nga kjo ngjarje dhe e denoncon ate duke u ofruar si deshmitar direkt. Jo tani pas 9 vjetesh te na besh apologjine tende .

  16. spartak says:

    Llakaj:
    O Gone, une prandaj nuk shoqerohem me ty . Se çfare the nuk te mora vesht asnje fjale . Me mire te kishe pjerdhur .
    Ti o Agron Malaj s’paske qene fare aty . Çudi si qenke bere viktime .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje