Korrupsioni në zgjedhje, Borchardt paralajmëron: Ndryshoni sjelljen, jo sistemin

21 Janar 2020, 14:52Politika TEMA

Kryetari të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt ka një mesazh të qartë pas marrëveshjes së pozitës dhe opozitës për Refrmën Zgjedhore.

Pasi renditi konkluzionet e Këshillit Politik të krijuar, ambasadori shprehet i se në vendin tonë ka korrupsion me zgjedhjet, dhe ky nuk vjen nga sistemi por nga individët që bëjnë sistemin.

“Nëse dëshiron të ndalosh korrupsionin, duhet të ndalosh së qeni i korruptuar”. Legjislacioni ekzistues mund të prodhojë zgjedhje të përshtatshme dhe rezultate të besueshme.

ODIHR-i e ka theksuar këtë në disa raporte. Kjo nuk ka ndodhur pasi bëhet korrupsion dhe autorët e tij e dinë se sistemi nuk mundet t’i dënojë apo thjesht nuk i dënon sa duhet.

Mund të vijoni të përpiqeni të ndryshoni sistemin, por do të ishte më mirë të ndryshonit sjelljen.

Ky është parakushti për mbarëvajtjen e gjithçkaje. Sepse nëse shkelësit e ligjit nuk ndryshojnë sjelljen, reformat bëhen të kota” ishte apeli i tij për klasën politike shqiptare.

1 komente në “Korrupsioni në zgjedhje, Borchardt paralajmëron: Ndryshoni sjelljen, jo sistemin”

  1. lesh e li says:

    Sakte. Jemi popull hajdut. Ligji eshte kot, sepse behet nga hajdutet per vet hajdutet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje