"Bën lojën e Ramës", Ylli Manjani i përgjigjet Kryemadhit: Me Edi Ramën kam pasur mundësi të luaj e të bëj qejf si shumë të tjerë sot

21 Janar 2020, 09:42Politika TEMA

Ish- ministri i Drejtësisë i LSI, Ylli Manjani, thotë se e konsideron fyerje sentencën “kush flet për ndryshim sistemi bën lojën e Edi Ramës”.

“Me Edi Ramën kam patur mundësi të luaj e të bëj qejf si shumë të tjerë sot.

Por kam bashkëpunuar me sinqeritet dhe jam ndarë me shumë forcë prej lojrave të Tij edhe duke qenë brenda.

As kam luajtur e as luaj me Edi Ramën. Ndaj e konsideroj Fyerje të rëndë madje deklarimin se “…. bën lojën e Edi Ramës”! Gjithmonë për sa më takon mua. Nuk e di për të tjerë”, shkruan Manjani.

Sipas tij, sistemi zgjedhor, pra Proporcionali Ralonal që sot kemi është hajduti më i madh i votave.

“E përsëris: mbetem mbështetës i rotacionit dhe i rikthimit të pluralizmit politik.

Mbështes pra opozitën zyrtare si instotucionin e vetëm të demokracisë në vend.

Por, nuk pranoj fyerjen se qenkam me Edi Ramën”, shkruan Manjani.

Sipas tij, çështja e sistemit zgjedhor është thelbi i reformës zgjedhor.

Kujtojmë që Manjani u sulmua ditë më parë dhe nga Ilir Meta, sipas të cilit, Manjani po përdoret kundër presidentit.(TemA)

3 komente në ““Bën lojën e Ramës”, Ylli Manjani i përgjigjet Kryemadhit: Me Edi Ramën kam pasur mundësi të luaj e të bëj qejf si shumë të tjerë sot”

  1. Xeni pa qime says:

    DILE NE MENYRE PAQESORE DHE PROTESTO KERKO NDRYSHEM SYSTEMIT PARA PARLAMENTIT JU DOLET SI KAFSHE PYLLI DOGJET THYHET DISKRETITUAT VENDIN , VETEN TUAJ , PARTIT PER TE MBROJTUR BERRISHEN METEN NGA VJEDHJET TANI QE DUHET VERTET TE DALESH NUK TE VJENE ME NJERI .
    KENI MBARUAR EDJE NESE KE TE DREJTE NUK TE BESONE ME NJERI

  2. FLUTURA says:

    Ca te keqe ka te jesh me Edi Ramen?!

  3. Petro ... says:

    Mbreme, nuk e pashe emisionin por e degjova nga dhoma tjeter disa sokllima te Monika Kryemadhit. Me duket se ishte me ate Babaramon e A1 report tv. Mua me vjen turp me gazetare si Babaramo qe i ve perpara me lloj lloj marrezirash e ofendimesh nje rrugaçe si Monika Kryemadhi; gazetar i mbaruar fare. gazetari nuk e therret ne intervist intervistuesi qe te derdhe ai gjithe vrerin dhe fjalorin banal per ta degjuar publiku, por e therret ta zbertheje, ti marre mendimin ose te ja nxjerre me pahir per ta pare publiku se çfare malli eshte; ne eshte mall i mire , do ta pranoje neser ne votim, ne eshte mall i keq, do ta hedhe ne shporten e mbeturinave. KJo eshte detrya e gazetarit te pavarur, te medias si pushtet, ndryshe te ikijn te thyejne qafen me gjithe gazetare. Pastaj kerkojne te drejta gazetaret se u shkelkan nga ligj! Gazeatr pocaqi , i padurueshem mbreme Babaramo, heshtete para saj dhe pranonte gjithe vjelljen e Monikes. Te pakten te kerkonte respektin per veten e tij, mire per publikut se ja ka bere naften. Nuk e di kush eshte pronar i A1 report tv, por duhet te kete nje njeri qe emisionet ti kontrolloje te mos behet bajat televizioni si e ben Babaramo. Kam shikuar e degjoj ate Denisin, por me pelqen, kerkon llogari, nuk lejon banalitet dhe i jep rrjedhe bashkebisedimit. Drejtusi i A1 report, duhet te nderprese kontraten me njerez si Babaramo. Nuk kane shume faj politikanet sharlatante si Monika perçja, por gazetari qe nuk e drejton biseden atje ku i sherben publikut dhe e perserise: te ndalohen banalitetet ne televizio. Kush flet ne mikrofon te tilla, te denohet rende politikani dhe gazetari. Banal po e bejne dhe shoqerine “trimat” e rrugeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje