Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka, është i bindur se nuk do të ketë një 17 maj të dytë mes Bashës dhe Ramës.
Duka thotë se marrëveshja për reformën zgjedhore do të jetë mes opozitës dhe mazhorancës dhe jo një produkt Rama- Basha, duke kujtuar se nga marrëveshja e mëparshme individuale Basha u penalizua personalisht dhe indirekt edhe PD dhe opozita:
“Marrëveshje të tillë Rama-Basha individuale unë nuk besoj kurrë që të ketë. Jam i bindur për këtë me sjelljen publike të zotit Basha, i cili e ka përsëritur herë pas herë që unë marrëveshje individuale dhe në tavolinë me Ramën nuk ulem kurrë.
Nëse do të ketë marrëveshje do të ketë opozitë-mazhorancë. Kështu u bë tashmë. U ulën në tavolinë, kemi përcaktuar dhe specialistët. Nuk ndodh sepse u penalizua individualisht Basha nga marrëveshja individuale që bëri, opozita dhe PD. Një gabim i tillë nëse bëhet me dashje është infantil, nuk mund të ndodhë më.”
Duka tha se Parlamenti aktual është turpi i botës:
“Ne kemi thënë se parlamenti është rezultat i votave të vjedhura, prandaj dolëm. Futja në zgjedhjet lokale ishte me e çu dëm atë luftë. Nëse ty të pëlqen që 5 kryetarë bashkie të dalin me probleme në procesin e dekriminalizimit ndërkohë që bëhen votime dhe jo zgjedhje, nëse të pëlqen që ky parlament që është turpi i botës, nëse të pëlqen që pushteti të përqëndrohet në një dorë, nëse të pëlqen që bujqit të dalin në protesta dhe kjo gjendje ekonomike që është le t’ju rrojë jo në 2021 por 2081 që unë kam bukë me hëngër.
Nëse kërkohen zgjedhje të parakohshme kërkohen që të stabilizohet gjendja politike dhe ekonomike, jo për PAA.”
Agron,
Ne zgjedhjet e ardheshme do votoj per ty n.q.se sinqerisht me sqaron si qendron problem qe Doktori ju ka cilesuar “klani I zemunit” dhe “Duka I krimit”…..
Njerez degjoni; Po ju flet DUKA i KRIMIT…… ?????
Do dhd ky dallkauk te behet minister .
O robo imagjino ti qe kokrra hajvanit ke surrat e flet per Ramen. Klani duka u pasuarua nga droga dhe trafiqet. Turp te jesh ti ne parlament dhe soji yt turkoshako-muchahedino-arnauto-haxhi qamiste
Ky eshte katunar idiot komplet.Se kuptoj si e marrin ,e interviste kete kaqol,oh harrova ka pare.