Kryemadhi në opozitë, takim me ambasadorin e ri të Kosovës në Tiranë për investimet dhe ekonominë

20 Janar 2020, 19:42Politika TEMA

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi priti në takim Ambasadorin e ri kosovar, në Tiranë, Nait Hasanin.

Gjatë takimit u diskutua nevoja për të forcuar lidhjet mes Shqipërisë dhe Kosovës, me bashkëpunime të gjera në fushën e ekonomisë, arsimit, kulturës, heqjen e barrierave të dëmshme për tregtinë dhe rritjen e investimeve nga biznesi privat në të dy vendet.

“Para se të shohim mundësinë për t’i krijuar lehtësira investimesh të tjerëve me marrëveshje jo transparente, ta bëjmë këtë gjë të mundur midis nesh”, u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi u ndal dhe në nevojën e shkëmbimeve dhe përvojave midis shoqatave të studentëve, universiteteve, shkollave të mesme, duke forcuar kështu lidhjet midis të rinjve të cilët janë ata që do të trashëgojnë dhe lartësojnë vlerat e kombit.

Kryetarja e LSI-së i uroi suksese ambasadorit Hasani në misionin e tij në Tiranë dhe i siguroi atij mbështetje të plotë për konsolidimin e rrugës së integrimit euro-atlantik të Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje