PD: Duam një qeveri të përbashkët me PS dhe LSI

20 Janar 2020, 19:19Politika TEMA
PD: Duam një qeveri të përbashkët me PS dhe LSI

Edmond Spaho duke kercenuar nje drejtues policie

Nisja e sesionit të ri Parlamentar për Partinë Demokratike nuk ka asnjë pritshmëri për aq kohë sa institucioni cilësohet ilegjitim. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho në një intervistë për ABC News sqaron se angazhimi i vetëm për opozitën do të jetë Reforma Zgjedhore.

Në përputhje me marrëveshjen që u nënshkrua pak kohë më parë do të japim kontributin tonë. Është e vetmja çështje në të cilën opozita është e angazhuar në nëntë çështjet që ka vendosur Bundestagu si kushte për të hapur negociatat. 

Do ta japim këtë kontribut. Më pas duhet që Reforma Zgjedhore të zbatohet, që do të thotë se duhet të ketë zgjedhje të parakohshme të përgjithshme, mundësisht së bashku me ato vendore në të njëjtën ditë”, shprehet Spaho.

Ndonëse janë pjesë e të njëjtën tryeze, demokratët i druhen lojërave politike të maxhorancës dhe paralajmërojnë se nëse do të ketë tentativa për zvarritje opozita do të dalë në rrugë.

Nëse mazhoranca do të fillojë të rihyjë në lojën e zvarritjeve, pasi në fund të 2019 e zvarriti procesin e Reformës Zgjedhore, ne do të shikojmë opsionet tona dhe të jeni të bindur se protestat do të jenë mjeti më i sigurtë për t’ju përgjigjur atyre në përpjekjet që do bëjnë për të zvarritur procesin e përfundimit të Reformës Zgjedhore”, deklaron ai.

Kur drafti i reformës do të jetë përmbyllur, Spaho flet për pritshmëri reale të opozitës për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Zgjedhjet e parakohshme janë i vetmi mjet për të kapërcyer krizën e thellë dhe e vetmja rrugë do të ishte një qeverisje e re që të marrë përgjegjësitë për të adresuar të gjithë këto probleme. Ne nuk kemi hequr dorë nga kërkesa për një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër”, shprehet Spaho.

Në tryezën e reformës, PD do të paraqesë edhe propozimin që një qeveri kujdestare, pra ku të jetë ajo, PS dhe LSI.

Deri sa vendi të anëtarësohet në BE, 2-3 muaj përpara zgjedhjeve të krijohet një qeveri kujdestare, e cila t’ju sigurojë palëve asnjëanësinë dhe zgjedhje me kredibilitet”, thotë Spaho.

Krahas angazhimit të saj për Reformën Zgjedhore, Partia Demokratike do të vijojë betejën e saj publike dhe ligjore me denoncimin e kryebashkiakëve socialistë me të kaluar kriminale.(FXH)

13 komente në “PD: Duam një qeveri të përbashkët me PS dhe LSI”

  1. Rrok Cubi says:

    Ju dilni ne rruge dhe te rruni topet,po kush ju del juve ne rruge dhe ata qe nxirrnit ne rruge,i late rrugeve.Ju te kishit njerez per te dale ne rruge,nuk do te silleshit sot rrugeve.Gajret o musebet.

    1. Bundestagu-Bundesliga dhe Bundespetullat e shqupit says:

      Nese behet kjo qe kerkon ky karavidhja atehere neser nje opozite tjeter do te dilte nga Parlamenti dhe do te kerkonte zgjedhje te reja. PS dhe Edi Rama jane zgjedhur nga elektorati dhe jo nga PD-ja apo karavidhe si Lul Basha me gangstere si puna e juaj. Prandaj z. Spaho bjeri tenxheres fort dhe kenaqu me melodine sepse Edi Rames i rruani bishtin deri ne 2021. Vetem populli shqiptar vendos permes Kuvendit te zgjedhur se kur behen zgjedhjet dhe se kush zgjdhet. Nuk hyn as Bundestagu e as Bundesliga apo Bundes-petulla me telyn. Hajt TUNG!

  2. Tan_Tironci says:

    Nje mut. Kete meritoni ju. Ju provuat veten me 2017. Mezi leshuat karriget e 50% + te qeverise. Kontrolluat gjithshka, nga ministria brendshme deri tek……
    Ju doni mut, e mut do tju japin.

  3. Hyni ne gare says:

    S’u ngopen me tavolina keta te rruges ?!!
    Eshte keq kur mesohesh me qyl!
    Kercenojne me rruge , po keta ne rruge jane , ku e dine veten keta ?!!!!!

  4. ida says:

    Idiot! Tavolina e reformes aty ishte ju u zvarritet.
    Doni pushtet pa zgjedhje!

  5. sancho panca says:

    Prape duan ne qeveri keta?
    Do hyjne, do dalin dhe do qajne prape: na e futi Rama!
    O po qenkeni te pangopur, sa here duhet t’ua fuse Rama juve qe te vini mend!

  6. prizem says:

    Preteksi per humbjen e radhes qe po i pret….

  7. Roberto says:

    Duam nje qeveri te perbashket PS – LSI thote PD pra keta kerkojne tani qe te behen pjese pa tjeter e qeverise sepse “u merziten” pa kolltuqe dhe ofiqe. Edhe pse parate qe kane vjedhur nuk ju mbarohen kollaj ata prap kerkojne qe te bejne marveshje me PS kur fare mire ishin aty ku ishin dhe nuk kishin pse dilnin nga parlamenti por respektonin zgjedhesit,popullin dhe mos flasin ne emer te popullit pasi nuk kane asnje autorizim nga ne qe te permendin emrin tone. Poshtersite e tyre nuk kane fund.Une nuk dua te degjoj as Lulin,as Moniken dhe askend tjeter si puna e ketyre qe thone se kane popullin me vehte dhe se gezojne mbeshtetjen e 60% apo 80% te shqiptareve.Jane te mbaruar dhe tani kerkojne qe te kthehen atje ku ishin sepse deshin pushtetin me dhune njesoj si Berisha qe vendosi diktaturen e demokracise se re me rrahje,vrasje,vjedhje dhe shkaterrime totale te Shqiperise. KRIMINELET PERPARA GJYQIT. Jo me pushtet per llumin e politikes PD-LSI- etj etj etj.

  8. I revoltuari says:

    Uuuuuuuu! Pika, kush do te jape kontribut per Reformen Zgjedhore! Keta jane bere si çaderja e grisur e arixhiut dhe kete e di i madh e i vogel, vetem keta aventuriere nuk e kuptuan!!! Ju jeni nje organizate terroriste dhe kete e keni treguar me fakte ne te gjithe jeten tuaj prej aventurieresh. 1992-2008 jane te panumerueshme krimet tuaja ne ekonomi, ne abuzime me pronen e perbashket, qe e sakatuat, ne krijimin e firmave piramidale, ne bastardimin e administrates, ne luften civile me mbi 3.000 te vrare e sa e sa te plagosur. Shume nga ju jeni per kafazin e hekurt, disa te tjere jane te mashtruar, disa jane te blere, disa servile e te paafte, disa (ne mos te gjithe) shpifesa/e. 26 Maj 1996 eshte skandali me rrahjen e opozites, te gazetareve te huaj dhe te vjedhjeve te zgjedhjeve, se fundi jeni perfaqesuar me babalen e famshem dhe me lulziun, qe ben skandale, duke bere kontarte pagese nderkombetare per tatuazhin e pd, ku parate jane paguar nga ruse etj. etj… Si nuk keni turp e shfaqeni perpara popullit, perpara mediave, perpara ekraneve si ”engjej”?! Jeni vertet engjej, por jeni te DJALLIT! Jeni te mallkuar dhe mallkimi do tu ndjeke gjate tere jetes tuaj te turpshme. Me e poshtermia pune, qe keni bere eshte vrasja dhe arratisja e shqiptareve.
    Doni pushtet, pushter, ne tavoline! U zente syte buka e popullit, qe u paguan si frengu pulen dhe asnjehere nuk u ngopet! Kujtoni ato, qe keni bere, ato mbani mend, se nuk ka me kolltuqe per ju, ka vetem gdhenj shkoze!

  9. MH says:

    Nga fotografia duket qe jeni parti rrugaqe qe doni te drejtat nepermjet kercnimit.
    Ti bane partin me c’te vije permbare.Po policit pse ia drejton gishtin dhe shpervjele buzet e zbardhe dhembet duke skremitur.Polici nuk merret me partit por vetem ruan qetesine e rendit.

  10. Arber iliri says:

    Po keta jane bere te gjithe arrogante e brutale.ne nje vend modern ai polici do e kish kap per bythe e flinte nje nate ne qeli dhe jo me ne politike.primitive.

  11. FLUTURA says:

    Zgjedhjet ne 2021. Edi Rama rremben mandatin e trete. Rruge te gjate ne opozite…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje