Pas dëbimit të dy diplomatëve iranianë nga vendi ynë ka reaguar për herë të parë Irani.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit shprehet se ngjarjet në rajonin e tyre kanë krijuar keqkuptime edhe në Shqipëri.
“Shqipëria ka bërë gabime të shumta dhe ne ndiejmë se ngjarjet në rajonin tonë kanë krijuar disa keqkuptime për Shqipërinë.
Ne rekomandojmë që ata të mos ndikojnë në lidhjet tona të mira me një vend të tretë”, shkruan zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit.
“Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur dhe ajo në të cilën është tani nuk është e duhura”, shkruan më tej ai.
Shumë kujdes me fjalorin dhe me tonin…thuajinibedhe kryehoxhës tuaj…më avash më ëmbël