"Unë se përdor fjalën zog nëne por zot nëne", sesioni parlamentar fillon me sherr, Gjuzi i sulet deputetit të PS: Ça ke që qesh... ti grenxa xanxare

20 Janar 2020, 18:36Politika TEMA

Ditën e sotme ka filluar sesioni i gjashtë i Legjislaturës nëntë të Kuvendit, dhe 122 deputetët janë rikthyer në Parlament ku kanë diskutuar mbi projektligjet e rëndësishme si “anti-shpifja” dhe reforma zgjedhore por nuk kanë munguar as përplasjet mes deputetëve.

Deputeti i opozitës parlamentare Kujtim Gjuzi ndërsa seanca vijonte ka marrë fjalën për disa sekonda por i është drejtuar keq deputetit të PS Jurgis Çyrbja, pasi ky i fundit ka filluar të qeshë në momenetin që Gjuzi ka dalë në foltore.

Gjuzi përpara gjithë deputetëve ndërsa ka dashur të emërojë seancën ka thënë: “Unë se përdor fjalën zog nëne por zot nëne. Kështu do ta quaja në këtë seancë”.

Kur deputeti Çurbja e ka komentuar mes të qeshurave, jashtë mikrofonit dhe nga vendi ku ishte ulur, Gjuzi i kthehet keq duke e quajtur edhe ‘grenxë xanxare”.

Fjalët e Gjuzit për Çurbjen:

Ca ke qesh zotërote! S’të pëlqen… Se edhe gjatë kohës që folën deputetët ti… grenxa xanxare… (vijon më tej përplasja mes tyre edhe jashtë mikrofonit)

1 komente në ““Unë se përdor fjalën zog nëne por zot nëne”, sesioni parlamentar fillon me sherr, Gjuzi i sulet deputetit të PS: Ça ke që qesh… ti grenxa xanxare”

  1. h says:

    Jurgis Çyrbia ?
    Bastardimi esencial fillon nga emri.Nga vjen ky ?
    Mos është pakicë kombëtare,apo kuota e detyrueshme nga vendet e azisë qëndrore ?
    Të paktën ai tjetri quhet Kujtim.
    Në parlamentin shqiptar nuk mund të ketë diskriminim sepse janë të gjithë injorantë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje