FOTOT: Një familje dhe një nënë e “pazakontë” për kohën

23 Janar 2020, 10:46Lifestyle TEMA
FOTOT: Një familje dhe një nënë e

Të kesh një familje të madhe në ditët e sotme është utopi.

Tashmë është bërë standart, që familjet të kenë një deri në dy fëmijë.

Nëse bën një të tretë, duhet të mendohesh mirë.

Por, jo të gjithë mendojnë kështu.

Familja Banham në Britani p.sh, ka bërë plot 8 fëmijë, 7 vajza e një djalë.

Dhe për më tepër, thonë se nuk janë mjaft dhe duan të bëjnë edhe dy fëmijë të tjerë.

Imogen, 30 vjeç dhe Piter, 52 vjeç, që ka edhe një vajzë 26-vjeçare nga martesa e mëparshme, thonë se të kesh shumë fëmijë është një gjë e mrekullueshme, edhe pse shumë e lodhshme dhe e kushtueshme.

Ata kanë shumë pak kohë për veten, por kjo nuk i shqetëson, pasi e çmojnë kohën që kalojnë me fëmijët e tyre.

Kur pyetet pse duan kaq shumë fëmijë, në një kohë “mbipopullimi” dhe kur vetë princ Harry dhe e shoqja e tij kanë dhënë se nuk do të lindin më fëmijë, për të “shpëtuar planetin”, Imogen shprehet e revoltuar:

“Pse duhet të fajësohen familjet e mëdha, kur disa njerëz kanë shtëpi gjigande, por që i mbajnë bosh, e duhen ngrohur, apo që udhëtojnë me avionë privatë.

Ne nuk i kemi bërë asgjë planetit”.

Imogen ka lindur për herë të parë kur ishte 19 vjeç dhe thotë se ndjehet e plotë me fëmijët e saj.

“Një herë kur Piter i nxorri të gjithë fëmijët jashtë, ndihesha e çuditshme me qetësinë që ekzistonte në shtëpi. Nuk jam mësuar me një gjë të tillë”, thotë ajo.

Në një botë ku lindja e fëmijë të shumtë shihet si anomali, 30-vjeçarja natyrisht mund të konsiderohet si një njeri i pazakontë.

Por është shumë e zakontë, aq e zakontë sa e ka mendjen vetëm tek fëmijët.(TemA)

1 komente në “FOTOT: Një familje dhe një nënë e “pazakontë” për kohën”

  1. Qinan Qifuti says:

    Ec aty ..
    Pa frena fare
    Bum dhe pllum.
    Qi dhe fmi.
    Hidh dhe pill.
    ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje