Kjo është ana tjetër e gjyqit për shkarkimin e presidentit amerikan, Donald Trump.
Disa senatorë nuk janë treguar seriozë dhe për pasojë i ka zënë gjumi, kanë luajtur lojëra dhe kanë thyer rregulla të tjera.
Jim Risch dhe Jim Inhofe janë mes pjesëtarëve që duket se kanë dremitur pak gjatë seancave të stërzgjatura.
Në këtë gjyq, Trump akuzohet nga demokratët se abuzoi me pushtetin duke kërcënuar demokracinë amerikane.