E enjta është një çmenduri e vërtetë në televizionet shqiptare.
Por, nëse doni të mos acaroheni, shikoni emisionin e Artur Zhejit.
Është një perlë e vërtetë.
Ne po sjellim disa pjesë nga debati i mbrëmshëm, ku të ftuar ishin figura të shquara si Sazan Guri, Olsi Jazexhi, Alfred Cako, Flutura Açka e Laert Vasili.
Aty flitet nga plani për shfarosjen e popullsisë së botës nga “Klubi i Romës”, tek prejardhja e Sami Frashërit, e deri tek fakti si mësonte fshehurazi shqip, gjyshja e Sazan Gurit.
Artur Zheji: Kush e ka plisin?
Alfred Cako: Odiseja, të gjitha pikturat me plis i ka. Paridi ka pasur plis. Turqit kanë qeleshe të kuqe, ne e kemi të bardhë, çifutët të zezë.
Përfaqëson vezën kozmike ose Zotin. Burri e mbante me vete kur ikte ushtar që të tregonte se mbante gjysmën e vetes me vete, që ishte gruaja.
E mbante me shallë që të tregonte se ishte i martuar kur shkonte në një fshat të panjohur. Plisi mbahej kur arrinte moshën për pushkë. I vetëm nuk mbante plis.
Olsi Jazexhi: Plisi është traditë arabe.
Sazan Guri: Pse arabët nuk kanë plis sot? E kanë vetëm shqiptarët dhe kosovarët.
Alfred Cako: Ka një planifikim nga ajo që quhet Klubi i Romës për të pakësuar popullsinë në çdo vend të botës. Aty ka 10 pika dhe në një prej tyre thuhet që popullsia e botës që të jetojë në një ekuilibër dhe harmoni me të mirat që ofron toka duhet të jetë jo më shumë se 500 milion banorë.
Një nga librat më të rëndësishëm për këtë ai që kam bërë unë. Klubi i Romës është krijuar në vitin 1969. Popullsia do të pakësohet me të gjitha mënyrat, qoftë me luftrat, qoftë me sëmundjet.
Ka filluar që në kohën e komunizmit, me klorin në ujë. Një nga mënyrat në ushqim për të ulur numrin e popullsisë është përdorimi i ushqimeve si mielli i llokumeve dhe gurabijeve.
Futja e ligjeve në vendet që kanë qenë komuniste të martesave të një seksi, në Shqipëri ka kaluar. Këto martesa synojnë që riprodhimi të jetë zero. Tjetër, ushqimi i keq dhe helmimi përmes barnave mjekësore. Janë dy kompani të mëdha, njëra për farat që u sjell popujve ushqimin OMGJ që shkakton shumë sëmundje.
Ulja e popullsisë dhe shpopullimi i shqiptarëve janë dy gjëra që shkojnë paralel. Tjetër helmimi i ushqimit të kafshëve përmes avionëve që hedhin sulfat plumbi nga lart. Një plan tjetër ka qenë nxitja e viruseve vdekjeprurëse.
Sazan Guri: Janë 36 projekte për të zhdukur këtë shtet, këtë vend, këtë komb. Nga viti 1844, projekti i parë i shtetit fqinj në veri që lobojnë bukur.
Shqiptarët për nga veprat që bëjnë ja kalojnë gjithë Europës bashkë. 127 kryengritës kundër osmanëve nuk i bëri dot as Europa as Ballkani. Por shqiptarët shkruajnë shumë pak dhe mblidhen shumë pak.
Këta bënë 20 takime për tu ndarë Kosova nga Serbia në rrugën legale. Shqiptarët e kanë mbiojetesën si popull i vuajtur dhe shumëvuajtur së bashku me izraelitët. Projekti i 37 është minishengeni.
Projekti i 38 është fertiliteti për shkak të ushqimeve. Në katër produkte, 3 janë serbe sot.Jam pranë akuzës që ata ndërhyjnë në mutacionet gjenetike që ti të mos kesh atë fertilitet natyror. Së fundi është projekti që të mos bashkohen.
Laert Vasili: Jo jemi planifikuar për tu zhdukur por pikëpyetja e madhe është se pse nuk jemi zhdukur ende? Sepse janë mbushur rrjetet sociale me shalët që ekspozojnë hotelet e Dubait dhe kjo është për të ulëritur. Pastaj ti del në rrugë dhe tjetrit nuk i vinë katër fjalë në shqip por i vinë 8 milion fjalë në gjuhë të huaj.
Ke identitet? Çfarë identiteti ke? Atë që nuk e realizuan dot as bizantinët, as otomanët, po realizohet në këtë 30 vjeçar me këtë ligj zgjedhor të tmerrshëm që ekziston kur duhet të ishte mazhoritar proporcional.
Olsi Jazexhi: Sami Frashëri ka pasur dy emra, edhe Shemsedin, edhe Sami. Vetë e shkruajtur emrin Shemsedin në libra.
Flutura Açka: Olsit dhe atyre që bëjnë programet e shkollave ju rekomandoj që të marrin nga libri “Stambolli” i Orhan Pamuk, ku për herë të parë një intelektual turk e thotë me të madhe që Shemsedini që thoni ju është shqiptar. Është romancieri i parë shqiptar dhe romancieri i parë turk. Kjo duhet hequr nga libri dhe gdhendur diku.
Olsi Jazexhi: Është një lajm sot ” Kush rreh gruan do dëbohet nga shtëpia pa vendim gjykate. Nisma ligjore me masat e ashpra shkon në Kuvend”.
Sundimtarët amerikanë të Shqipërisë që nga ’90-ta janë kujdesur të shkatërrojnë strukturën tradicionale të familjes shqiptare, traditën e krishterë dhe islamike dhe me ligjet që po sillen tani nën presionin e perëndmorëve për një mashkull shqiptar që të martohet me gruan e tij kthehet në një tmerr. Politikat LGBTI po sulmojnë rolin e mashkullit në Shqipëri.
Mashkulli që në fetë tradicionale është si kreu i shtëpisë, me ligjet që po sillen sot po kthehet në njeriun më të përbuzur të familjes. Këto politika bëjnë që një mashkull të mos ketë më atë dëshirën për të krijuar familjen e madhe.
Olsi Jazexhi: Gjuha shqipe nuk është ndaluar ndonjëherë në kohën e Perandorisë Osmane
Sazan Guri: Me ferman në 1879.
Olsi Jazexhi: Mesonjëtorja e Korçës u hap me ferman nga sulltan Abdyl Hamiti, i njohu shqiptarët si komb.
Sazan Guri: Pasi mbylli shkollat.
Olsi Jazexhi: Mësonjëtorja e Korçës u mbyll se ishte qendër spiunazhi britanik protestant kundër myslimanëve dhe ortodoksëve. Komiteti ortodoks u çua kundër kësaj shkolle.
Sazan Guri: Boll! Në 1910, gjyshja ime në Berat që studionte fshehurazi me Babë Dud Karbunarën nuk e linte xhonturku të bënte mësim shqip. Gjuha turke në 1912-1920 ishte gjuhë e parë në pjesën më të madhe të Shqipërisë, në jug gjuha greke. Gjuha shqiptare u bë gjuhë zyrtare me Kongresin e Lushnjes në 1920. Për 5 vjet Fan Noli përktheu kryeveprat e botës.
(TemA)
Hahahahha mungon dhe Fahri xhara, loti kokerrr.
Po kandidati per kryebashkiak i Kelcyres nuk paska qene i ftuar?!?
@Nick. Ate e kane frike ta marrin se i mallkon me kancer.
O bir, o bir tha ! Ke te qash e ke te lesh . Po ja pra, ky eshte plani per te zhdukur Shqipot. Ver 20 gomere te pellasin çdo dite per 30 vjete, dhe ja ku i ktheve ne gomere te gjithe. Filtra s’ka, ligj po nuk ka, ndonje dite mund te bejne edhe seks ne studio. Media vizive por edhe e shkruajtur, e shkaterruan gjenezen e kombit. Ja dolen me ne fund. Ja dolen pas shume shekujsh pushtime, me ne fund u gjet nje pushtues qe ja gjeti anen “arnauteve”. Me nje ushtri te vogel deficentesh, pa heshta e pa topa, vetem me karagjozlleqe , e mposhten me ne fund shqiptar koke shkembin. Tani nuk ka me hapesire per programe edukuese. Nuk te flet me njeri per Kadarene , Çabejin , apo te tjere korifenj te Shqiperise. Tani ver Ylli Rakipin e Artur Zhejin, dhe i ke shqiptaret dru, sikur kane marre bar. Pjesa tjeter po dihet. Shale, lakuriq, dhe shume silikon. E me tutje kercen hoxha maj minares. Qe nga ky Jazekarixhiu, te ai profeti Naçi, e te hoxhe Armandi. Hajt gezuar nga mot kurbon bajromin.
Ne çdo vend ka budallenj por nuk paguhen nga leket e qytetareve. Turhan Zhei ka meriten e perzgjedhjes se kaq budallenjvet ne kete panel. Ritrasmetroheni te plote ne portokalli.
keta jane te gjithe te cmendu!!!!!pa fjale
Emision vertet qesharak dhe me qeshakaret dhe injorantet jane Sazan Guri me kete Acken qe nuk di me lidh 2 fjale.
” 127 kryengritje kunder Osmaneve” thote Sazan super injoanti kur ne fakt as 7 kruengritje nuk jane nga te cilat 6 kryengritje jane te bejlereve, Pashallareve dhe fisnikeve Shqiptare per te mbajt pushtetin e tyre absolut feudal kunder Sulltani apo kunder reformave modernizuese te Tanzimatit.
Shqiptaret ishin elite ne boten Osmane ndryshe nga popiujt e tjere te ballkanit qe ishin qytetare te dores se 2te.
Pastaj vjen ky Vasili qe thote ” ate qe nuk e bene as bizantinet dhe as Osmanet po e bejne sot”.
” Bizantinet” ose me sakte Romaket apo Romaket e Lindjes ( bizantin eshte term fallco perendimor) ishin nje Perandori qe u themelua nga Perandoret Ilire si Konstandini I Madh dhe u qeveris nga Iliret der ne 590 te eres tone.
Shqiptaret ishin qytetaret origjinale te kesaj Perandorie , kush idiot mund te thote qe kjo Perandori kishte qellime dashakeqe kunder kombit te vet themelues???? Kush idiot pervec atyre te ftuar ne ate salle???
Edhe ne lidhje me Perandorine Osmane.
Pervecse Shqiptaret ishin nder kombet me te rendesishme te Perandoise ishin edhe me militaret dhe militantet.
Plus qe ishte ne vet politikat Multi etnike te Osmaneve qe nuk merreshin me zhdukje apo deportime popullatash.
Sazan injoranti pastaj me kete Acken akuzojn tketrin se po e ” turqizon” Samiun se po i ve emrin Shemsedin ( qe ne te vertete ka pas 2 emra) duke harruar idiotet qe edhe emrin Shemsedin edhe Sami jane emra myslimane arabo-pers.
O Zot i Madh cfare injorance.
Edhe pse ky Jazexhiu mund te jete islamist dhe ja fut kot, fjala bie per rastin e Plisit, ky panel ishte aq qesharak sa Jazexhiu ishte me seriozi atje.
Kete Sazan Guri e njoh edhe eshte kokra e mashtrusit.
Eshte nje fatkeqesi se si njerez si ky marin hapesira ne TV ne diskutime kur ky eshte nje njeri shume siperfaqesor e aspak me nivel per te mare pjese ne diskutime tavolinash ku duhet te jene njerez te zote e te vertet me elokuence edhe formim kulturor te shendosh e jo si ky mashtrusi, ky eshte i pakulture.
Ku u Katandis kjo Shqiperi, iken te mencurit e te diturit edhe megjithate edhe pse akoma ka edhe ne shqiperi te ditur akoma por nuk u jepet hapesira se i dituri nuk mund te pranoj te ulet ne nje tavoline me Sazanet e kompani.
More po me gjithe mend Ky olsi Wonka tuaf fare I shkreti.
Dyshoj shumë për mënyrën e të trajtuarit të problemeve dhe financimit të këtij emisioni Acarues e Vandal. Me Drejtues dhe pjesës Dërmuese të të Ftuarve më studioështë shumë pak nqs i quaj INJORANT! Por Kuptohet Shqipërinë e kapi ky Grup Njerëzish dhe ata drejtojnë që nga Presidenti e deri tek ana(leshi)listi i fundit. Ai mund të kuptohet ndryshe kur Pronari i një Tv apo Gazete është IDIOT dhe ANALFABET I MIRËFILLTË dhe drejtuesit e emisioneve të tyre janë ndryshe. Dihet që ka Gazetar të ” Mëdhenj” si Leshi më falni Lesi , shkrimtar të ” Mëdhenj” si Fevziu, “Pedagogë” në Universitetin e PD-së që u mëson studentëve s’e Njeriu ka vetëm “Krahun e Djathtë” si Mark Marku,
Gjekëmarkaj & Co., dhe “Historian” si Jazexhiu, etj. Ndërsa sa për Largimet e shqiptarëve me bindje të plotë e them s’e ka zgjidhje: Sekuestro të gjitha Pasuritë të Tundshme dhe të PaTundshme të të Gjithë Pushtetarëve, Politikanë, Deputete, Ministra, Ambasadorë, Gjyqtarë, Prokurorë, Prefekte, Shefa Komisariatesh, Drejtore, Shoferet e Tyre. TV ai Media Vizive dhe Media e Shkruar me GAZETARË dhe sidomos ata Gazetarë Partiakë të cilët janë Paguar nga Partitë me Shuma Marramendëse.
Dhe atëherë këto $ Miliarda të Grumbulluara Investo për një Mireqënie Shumë Shumë herë më të mirë, ku që nga Punonjësi i PaKualifikuar e deri tek Presidenti të kenë Pagën e Mjaftueshëm për një Jetë Mbi Mesataren Europiane. Por, kjo Kuptohet nuk ndodhë dhe Njerëzit do të Largohen. Pastaj Librat e Fevziut “Të Madh” , Zheit, Gjekëmarkaj, dhe Mark Markut e këtyre të Mëdhenjve të tjerë do t’i Lexojnë Ufot. Sepse As Afrikanet apo Indianët nuk Shpresoj se do të vijnë në atë Vend. Ku PUSHTETI BANDIT E URREU POPULLIN E VET dhe vetëm e Shkatërruan, Vodhën dhe U Tallën .