Bashkia e Tiranës do të ketë një “shtëpi të re”. Godina e Bashkisë do të zhvendoset në Bulevardin e Ri të Tiranës, teksa kryebashkiaku Erion Veliaj ka njoftuar çeljen e garës për projekt idenë.
Numri një i kryeqytetit ka bërë me dije se kjo ndërtesë e re do të jetë pa gjenerim karboni (carbon neutral) dhe tërësisht e pavarur nga energjia e rrjetit (net-zero energy building).
Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se ndërtimi i kësaj godine në Bulevardine ri shënon dhe fillimin e zhvillimit të Tiranës në veri të saj.
“Ky është një qytet ku do bashkëjetojmë edhe me nostalgjinë, por edhe me ëndrrat dhe aspiratat për t’u bërë një qytet modern. Ndaj shumë I lumtur sot që në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet ne shpallim një konkurs për një ndërtesë të re të Bashkisë së Tiranës, një ndërtesë administrative me rreth 1200 vetë apo 1200 poste pune dhe një ndërtesë që besoj do hedhë spirancën e zhvillimit në veri të Tiranës që është ky bulevard ku jemi ne sot””, tha Veliaj ndërsa bëri të ditur se godina e vjetër do të ruhet dhe do të ketë një karakter ceremonial.
“Për të gjithë ata që kanë merak nuk do të humbim ndërtesën e vjetër, pra ajo do të vijojë të jetë selia e kryetarit të Bashkisë. Është ndërtesa klasike dhe ndërtesa në zemër të qytetit, kilometri zero o Shqipërisë nga ku fillojnë e maten të gjithë distancat.
Ndërtesa klasike ajo që quhet city-holl, pra bashkia ceremoniale do të vijojë të mbetet në zemër të qytetit dhe bëhet fjalë për të ngritur në bulevardin e ri një ndërtesë e cila siç thamë duam të jemi të parët në Shqipëri, ndoshta edhe në rajon me një ndërtesë që I ka emetimet zero, do të thotë një ndërtesë 100% ekologjike që ndoshta do të vendosë një standard edhe për ndërtimet në të ardhmen””, bëti të ditur Veliaj.
Kreu i Bashkisë u shpreh se në këtë bulevard do të vendosen edhe shumë prej institucioneve të tjera shtetërore.
“Jemi në negociata me qeverinë, që edhe në lagjet e reja të ketë institucione publike, si te “5 Maji”. Të çojmë edhe atje disa institucione.
Do të hapim konkursin për Kinostudion dhe Kombinatin për të gravitur disa institucione. Një nga gjërat që parashikoj është rritja demografike e qytetit. Deri dje e quanim tabu ndërtimin me dru. Ne mendojmë se nuk ka status që digjet dhe është kasolle por teknologjia ka evoluar” tha Veliaj.
Ndërtesa e re e Bashkisë propozohet të ndërtohet përgjatë zgjatimit të bulevardit ”Zogu i Parë” dhe pritet që të zgjidhë përfundimisht unifikimin e administratës së Bashkisë Tiranë në një ndërtesë të vetme duke plotësuar kushtet dhe kërkesat e nevojshme të një ndërtese bashkëkohore.
IK MER MASHTRUS. MER ORDINER. TI JE DJALL….
Nuk eshte pune ndertese unike; eshte ngritja unike e kultit te Erjon Veliajt
dhe kthimi i 11 bashkiakeve te zgjedhur ne nepunes te thjeshte te “Mbretit” Veliaj!
Nuk e besoni? Shkoni ne te njembedhjete te ashtuquajtura “Minibashki”
(pavaresisht se kane nga 80-100 mije banore) dhe kerko te zgjidhesh nje hall.
Menjehere te thone:”S’kemi gje ne dore ne, shko tek Bashkia e Madhe e Mbretit!…
Irtonia e fatit eshte se 50 bashki ne rrethe me nga 10-20 mije banore quhet “Bashki”!?
Tirana duhet te decentralizohet: te kete 11 Bashki.
Po ne kte raportin e ndotjes si thua zotrote….
GABIM !
Merru me ndotjen qe shkaktojn autobuzet urban ne qytet njher pastaj kalo te ndotja qe shkakton nga gazrat e tua dhe te stafit tend…
Si ide eshte mjafte e mire.
SHQIPERIA e skandaleve. Cdo gje ne Shqiperin tone eshte skandal cop cop ..njerzit e pa afte e kan udhehequr keto 30 vite edhe akoma duan ta shkaterrojne akoma do durojme keto monstra trafikant e drogaxhi .kurr nuk behet Shqiperia po nuk u ndryshuar komplet sistemi edhe te zhduken keto politikane qe e kan degraduar shtetin edhe shoqerine ne cdo hallk ……a nuk ka te rini ne shqiperi te marrin drejtim edhe te zhdukin kto basdarta te felliqur .
Duhen godina te reja per te prekurit nga termeti pastaj godine e re per Bashkine.