VIDEO/ Biznesmeni spanjoll lë pas historinë me Mihal Kokëdhimën: Do rindërtoj një shkollë të dëmtuar nga tërmeti në Shqipëri

22 Janar 2020, 15:01Sociale TEMA

Ministri Blendi Klosi ka takuar në Madrid biznesmenin Eugenio Galdo, i cili pak kohë më parë u bë protagonist i një sherri në jug me Mihal Kokëdhimën, ku ky i fundit dhunoi familjen e spanjollit.

Por pavarësisht ngjarjes, Galdon duket se ka një tjetër mendim për shqiptarët, pasi do të rikthehet në Shqipëri për të rindërtuar një shkollë të dëmtuar nga tërmeti.

Postimi i Blendi Klosit:

Në Madrid, mëngjesi me Eugenio Galdon, që nga një incident i papranueshëm në verë, është shndërruar tashmë në mikun e Shqipërisë.

“Sa më shumë kalon koha, aq më shumë Shqipëria fiksohet në memoriet tona si vendi i një panorame natyrore të jashtëzakonshme dhe njerëzve mikpritës. Mihal Kokëdhima nuk përfaqëson as Shqipërinë dhe as shqiptarët”- thotë Eugenio.

Familja Galdon do të rikthehet në Shqipëri, por këtë herë në një tjetër cilësi: kontribuesit për rindërtimin e një shkolle të dëmtuar nga tërmeti. 

Kontributi i kësaj familje, do të vijë përmes Kryqit të Kuq dhe vetë djemtë e familjes Galdon do të jenë prezentë në vendin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje