SARANDE/ Kryebashkiaku Gurma lidh kontratat e para me qytetarët që përfitojnë truallin e banesave dhe pallateve të bllokuara prej 20 vitesh

22 Janar 2020, 19:41Sociale TEMA


Dhjetë qytetarë të Sarandës janë ndjerë sot pronarë të trojeve të ndërtimit të dhëna në vite nga institucioni i Bashkisë dhe të zhbllokuara tashmë me VKM-në e datës 22.05.2019.

Këta qytetarë kanë nënshkruar me Bashkinë kontratën e shitblerjes së trojeve, ndërkohe iu janë shpërndare çertifikatat e pronësisë atyre që e kishin nënshkruar më parë këte kontratë.

Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma tha se “ndihem mirë që mes qytetarëve që lidhën sot kontratën e shitblerjes me Bashkinë, ishin të përfshirë edhe njerëz me aftësi ndryshe, njerëz me nevoja të veçanta, të moshuar, apo qytetarë me kontribute të spikatura në komunitet.

Është një detyrim institucional dhe qytetar që do ta përmbushim në lidhjen e kontratave me çdo qytetar që ka aplikuar apo që do të aplikojë pranë Bashkisë, duke iu hapur rrugën kështu më tej për marrjen e çertifikatës se pronësisë pranë zyrave te ASHK.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje