Një figurë e madhe si robot e Cristiano Ronaldo është ekspozuar në një qyteti të vogël italian, si pjesë e një feste vjetore. Pra, busti i fytyrës së yllit portugez, në qytetin e tij të lindjes, Madeira, nuk është i mjaftueshëm në këtë drejtim. Një version i ri i fytyrës së tij është ndërtuar në Viareggio.
Çdo vit, mijëra njerëz grumbullohen për të festuar “Karnavalet e Viareggio”, që mbahet në Toscana. Karakteristika kryesore e kësaj ngjarjeje është sfilata me maska të njerëzve që kanë ndikim në shoqëri, si politikanë apo sportistë. Si pjesë e kësaj feste nuk mungon edhe një figurë e përmasave madhore të superyllit të Juventusit.
Ronaldo, paraqitjet dhe golat e të cilit shpesh të bëjnë ta shohësh si jashtëtokësor, është përftuar si një robot i madh, i mbuluar nga pjesë të blinduara, ndërsa dalin në pah muskujt e tij. Për një superstar, që krenohet me pamjen e tij, fytyra e “bustit” në këtë rast është e dyshimtë, pasi i është dhënë një vështrim pak i frikshëm.