FOTOT: "Risia e Renault", modeli Twingo vjen zyrtarisht në variantin 100% elektrik

25 Janar 2020, 10:10Lifestyle TEMA
FOTOT: "Risia e Renault", modeli Twingo vjen zyrtarisht në

Flitej prej kohësh që kompania e automjeteve Renault do të hidhte në treg modelin elektrik të variantit Twingo dhe tashmë është zyrtare, kompania do të hedhë në treg gjatë këtij viti elektriken Twingo 100%.

“2020 do të shënojë për grupin një fazë të re në ofensivën e saj elektrike me fillimin e Twingo Z.E.”, deklaroi kompania në një njoftim për shtyp.

Renault Twingo tashmë po e ndan platformën e tij me Smart Fortwo dhe Forfour tani 100% elektrike, dhe ka mundësi shumë të forta që ai të kryesoj mbi të gjitha modelet e tjera.

E pritur prej shumë vitesh tashmë, Twingo me emetim zero mund të strehojë një bllok elektrik prej 82 hp me një shpejtësi të lartë prej 130 km/orë. Mbetet të shihet nëse do të mbartë po atë bateri 17.5 kWh, e cila do t’i lejonte asaj një gamë të vogël me një autonomi prej vetëm 160 km.

Ka shumë mundësi që modeli i ri të prezantohet në Mars gjatë Motor Show në Gjenevë (5-15 Mars). Për momentin nuk është bërë publik çmimi i automjetit të ri por sipas specialistëve të shumtë thuhet se kosto fillestare mund të jetë rreth 25 mijë euro. (Autoplus)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje