Drejtori Ekzekutiv i Ndërmarrjes së Menaxhimit të Hekurudhave Publike “Infrakos”, Agron Thaçi, tha se marrëveshja e shpallur për vendosjen e trafikut hekurudhor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i kapi ata të papërgatitur.
“Ne jemi kapur të papërgatitur. Varet nga qeveria që të formojnë grupe pune. Ne pastaj mund të ofrojmë ekspertizën tonë për ta zbatuar atë. Ne nuk kemi pasur asnjë njoftim. Ne jemi të informuar nga media”, tha Thaçi.
I dërguari special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në një prononcim për Koha Ditore njoftoi se ishte arritur një marrëveshje në parim për hapjen e trafikut hekurudhor midis Kosovës dhe Serbisë.
Grenell tha se gjatë vizitës së tij në Prishtinë dhe Beograd, ai mori pëlqimin e të dy palëve për një hap të tillë.
Marrëveshja është parimore, kështu që detajet pritet të negociohen të hënën.
Ditë më parë, po nga Grenell, u bë e mundur nënshkrimi imarrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit për nisjen e fluturimeve ajtore mes dy vendeve, ndëprerë 20 vite më parë.
SUKSESE INTEGRIM SA ME TE SHPEJTE BRENDA SERBISE .
NUK E KEMI DEGJUAR ANTISHQIPTARIN BERAT BUBUZHELI TE ARTIKULLOJE FJALEN TRADHETI GJAK I DERDHUR GJENOCIDI SERBE .
Veper gjigande hekurudha Serbi-Kosove bravo i qofte , megjithese ne Kosove hekurudhat funksionojne ashtu si dhe ne Maqedoni.
Ketu te ne hekurudhat jane shkaterruar me ndihmen e qeverive, kurse ndertimi i hekurudhes tirane -rinas- durres eshte vecse nje mashtrim
Ç’shqipe e çoroditur! Keni Lektorë ju apo keni bindjen se ju “lexojnë” vetëm analfabetët?!
Më nevrikosi titulli dhe nuk e lexova fare.
Grenell,i derguari i Trump per Serbine dhe Kosoven,realizon me shume ne dy dite se sa BE,politukanet serbe dhe shqiptare ne pese vite.Kjo ndodh sepse Trump ka nje politika direkte,si ne biznes.Nderkohe Grenell,ambasadori amerikanet ne Gjermani eshte nje figure e forte politike ne krah te Trump,diplomati qe realizon synimet amerikane ne Europe.Eshte kjo aresyeja qe e gjithe politika shqiptare duhet te mbledhe mire mendjen.Nuk eshte koha per patetizem idiot ,,patriotik,,te tipit Berisha,Hajredinaj,as per politike amatoreske televisive te tipit Rama,Meta,as per prapaskena fshatareske politikes te tipit Kurti..Mustafaj..Thaci,…Nderkohe qe llumi ,,,llumi patriotik,,mediatik i Mecos,Zhejit,Buzhales,Fevziut,Vasilit eshte kthyer ne nje ,,koronavirus,,virtuale.
Politikanet shqiptare,duke thirrur mendjet me te mencura akademike ne fushat politike,diplomatike dhe strategjike,duhet te ndertojne nje platforme veprimi te qarte per tu perballuar ne bisedime me partneret ,aleatet,kundershtaret,dhe neutralet per ceshtjen e bisedimeve Kosove…Serbi.Natyrisht ne bisedime direkte do te jene shqiptaret e Kosoves,por idete dhe kerkesat e tyre duhet te perfaqesojne thelbin e interesave shqiptare per momentin dhe te ardhmen .E gjithe kjo rremuje idiote politike dhe mediatike e momenti eshte sa idiote aq edhe kriminale dhe antishqiptare.Natyrisht perballe nderkombetareve dhe serbeve duhet te kemi nje platforme me kerkesa qe lejojne nje kompromis qe nuk prekin interesat thelbesore dhe barazpeshojne perfitimet me leshimet.Pra mos lesho asnje ne se nuk fiton asgje ne mase te barabarte.
Kjo tregon se ne Kosove nuk behet vullneti i popullit.Ne prisnim bashkimin me Shqiperine po edhe sot pas 20 viteve asgje e qarte nuk duket.Ne keto 20 vjet ka fituar Serbia.TURP per ata politikane qe kane udhehequr Kosoven deri tani dhe qe i fshehin popullit cfare thuhet ne tavolinat e politikes.Keta me duket duan te zhbejne sakrificat e deshmoreve.
Ku jane analistet Kosovare te tipit Berat BIDALLA, perse nuk prononsohen…..