6 ushqime që ngadalësojnë plakjen dhe ju bëjnë të dukeni më të rinj

26 Janar 2020, 09:02Shëndeti TEMA
6 ushqime që ngadalësojnë plakjen dhe ju bëjnë të

Plakja është një pjesë e jetës dhe nuk mund të shmanget. Gjithsesi, ushqimet që ju konsumoni ndihmojnë që këtë fazë të jetës ta kaloni sa më shëndetshëm.

1.Vaj ulliri ekstra i virgjër

Vaji i ullirit është një nga yndyrnat më të shëndetshme në botë. Shumë studime të kryera rreth efekteve që ai ka tek shëndeti i organizmit kanë vërtetuar se konsumimi i tij parandalon sëmundjet që lidhen me plakjen. Vaji i ullirit arrin të ulë tensioni e gjakut, eliminon rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës, si dhe ndihmon sistemin tretës dhe mund të funksionojë në luftimin e qelizave turmoriale. Përveç këtyre vetive, vaji i ullirit nëse përdoret dhe si një hidratues për lëkurën e bën atë më të shndritshme dhe të shëndetshme. Madje mund ta mbrojë dhe nga ekspozimi i rrezeve të dëmshme të diellit.

2.Salmoni

Peshqit si salmoni janë të pasur me omega 3, një substancë e cila ndihmon trupin kundër sëmundjeve të zemrës, inflamacionin dhe ulcerës së kolitit. Gjithashtu salmoni ka substanca të cilat ndihmojnë në rininë e lëkurës.

3.Çokollata e zezë

Antioksidantët që gjenden tek çokollata e zezë janë më të fortë sesa ato që përmbajnë boronicat apo thanat. Studimet vërtetuan që përdorimi i saj arrin të ndihmojë trupin në uljen e presionit të gjakut, rrit sensivitetin e insulinës dhe përmirëson funksionimin e arterieve. Gjithashtu flavonoidet që gjenden tek çokollata e zezë ruajnë lëkurën nga ekspozimi i diellit, që është një nga faktorët kryesorë të plakjes së lëkurës.

4.Perimet

Perimet janë të mbushura me substance të shëndetshme dhe nuk kanë shumë kalori. Ato përmbajnë dhe antioksidantë të cilët ulin rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës dhe qelizave kanceroze. Disa perime përmbajnë karoteniode si beta karroteni. Këto substanca mbrojnë lëkurën nga radiatimi ndaj diellit dhe radikalët e lirë të cilët ndikojnë tek plakja e lëkurës. Perime gjithashtu përmbajnë vitaminën C, që ndikon tek prodhimi i kolagjenit.

5.Avokadot

Avokadot janë të pasura me fibër të shëndetshme, dhe shumë vitamina që luajnë rol kyç në shëndetin e organizmit. Për më tepër, avokadot përmbajnë polihidroksilate që ndihmojnë në reduktimin e prekjes nga inflamacioni. Gjithashtu konsumimi i avokados mbron lëkurën nga dielli dhe rregullojnë AND-në e dëmtuar.

6.Shega

Shega është një nga frutat më të shëndetshme. Antioksidantët që përmbajnë shegët madje janë më të fuqishme sesa ato që ndodhen në çajin jeshil. Shegët ndihmojnë në uljen e inflamacionit, dhe dëmet që shkakton niveli i lartë i gjakut.

3 komente në “6 ushqime që ngadalësojnë plakjen dhe ju bëjnë të dukeni më të rinj”

  1. Futjakot says:

    Ore nga i merrni referencat se na hoqet trurin.
    Cfare thoni tani nuk thoni nje dite me pas.
    Qe te mos ju denojme per shpifje vendosni referenca. Eshte shume e thjesht. Ctrl c dhe ctrl v. Kaq.

  2. beni says:

    Pralle me mbret!!
    Stressi i tepert shpejton plakjen!

  3. MH says:

    Me asnji nga keto ushqehem nuk ushqehem cdo dite dhe njerzit me vlersojne te pakten 10 vjet ma te ri sec jam.Ushqehem sic thoshte nastradini mbretit qe e kish thirru ne feste.Ushqimet ketu jane shume te mira .Po une jam mesue me groshe dhe pulender.Keto informacione qe jep shtypi shqiptare,cuditem si i pranojne shabllon.Futjakot se kotit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje