Ishte viti 1991, gusht. Partia e Punës kishte pak javë që e kishte ndërruar emrin e saj në Partia Socialiste e Shqipërisë. Muzeu kushtuar diktatorit Enver Hoxha, njohur gjerësisht sot si “Piramida”. kishte kaluar automatikisht nga objekt me varësi nga Komiteti Qendror të PPSH-së nën varësinë e Partisë Socialiste menjëherë me ndërrimin e sistemit.
Por objekti sipas ligjeve të kohës nuk mund t’i lihej më nën administrim një partie por duhej të kalonte si pronë shtetërore.
Ministria e Kulturës dhe saktësisht ministri në këtë periudhë Preç Zogaj, kishte kërkuar që ky objekt t’i kalohej dikasterit të tij dhe të ndërronte krejtësisht destinacionin, nga muze për Enver Hoxhën në një Qendër Ndërkombëtare të Kulturës, ku do të gëlonin aktivitete të shumta artistike dhe ekonomike siç ndodhi në të vërtetë më vonë, madje duke marrë dhe emrin “Pjetër Arbnori”.
Dokumenti që zyrtarizoi këtë nismë është pikërisht vendimi i Këshillit të Minsitrave nr.286 i datës 8 gusht 1991 “për krijimin e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës”.
Në këtë vendim shkruhet: “me propozimin e Ministrisë së Kulturës, të Rinisë dhe të Sporteve, Këshilli i Ministrave vendosi:
1.Muzeu “Enver Hoxha” të kalojë nën varësi të Ministrisë së Kulturës, të Rinisë dhe të Sporteve dhe të krijohet Qendra Ndërkombëtare e Kulturës (QNK) në Tiranë, e cila të ushtrojë me vetfinancim veprimtarinë e saj në godinën e muzeut.
Qendra Ndërkombëtare e Kulturës të ketë si objekt veprimtarie përhapjen e kulturës përparimtare botërore dhe të kulturës tonë kombëtare. Për këtë ajo vë në dispopzicion të personave juridikë vendas e të huaj mjediset e saj kundrejt shpërblimit, ushtron veprimtari ekonomike e tregtare, në lekë e valutë, duke prodhuar ose shitur videokaseta, kartolina albume e mallra të tjera me karakter artistik e kulturor, ushtron veprimtari eksport-importi, kryen shërbime, si shtypshkrime e fotokopjime si dhe shërbime të ndryshme tregtare brenda e rreth mjedisit të saj deri në kufijtë rrugorë.
Ministrisë së Kulturës, të Rinisë dhe të Sporteve t’i kalojnë të gjithë treguesit ekonomiko financiarë të miratuar në planin e vitit 1991 për muzeun “Enver Hoxha” si dhe godina e Muzeut, së bashku me pajisjet, kurse objektet muzeore të vendosen e të ruhen prej saj në një godinë të përshtatshme, gjersa kjo ministri të studiojë mundësinë e hapjes së një shtëpie muze të Enver Hoxhës.
3.Godina e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës të ruhet si objekt i rëndësisë së veçantë, derisa të fillojë veprimtaria e plotë e kësaj qendre.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Kryetar i Këshillit të Ministrave
Ylli Bufi
Pra, siç mund të shihet, për Enverin është ideuar një shtëpi muze, porse kjo nuk ndodhi kurrë. Vendimi është marrë në përiudhën e qeverisë së stabilitetit, e cila do rrëzohej muaj më vonë pas largimit të PD-së. /tesheshi/
MUZEU i MAKABRITETEVE
Do vizitohej me siguri nga shumë turistë kuriozë.
ARKEFAKTET, mjetet e torturave, duhet të zënë vend ballor.
Enveri Hero Kombetar i shqiptareve! Kush ende nuk e ka kuptuar kete, ose eshte budalla ose eshte maskara!
Nuk do jete e larget dita qe kjo ndertese te behet perseri Muzeu i Heroit Kombetar Enver Hoxha! Edhe eshtrat e tij, do vendosen aty. Natyrisht qe do jete nje nga pikat me te vizitueshme te Shqiperise, shume me teper se keshtjella e Krujes madje. Kush nuk kupton, eshte qenie inferiore me inteligjence gomari.
MUZEU PERJETESISHT DO TE QUHET MUZEU I ENVERIT TE MADH
Ai s’ka nevoje per muzé, se eshte vete muzé.