Arabia Saudite ka deklaruar ndërprerjen e financimeve për ndërtimin e xhamive jashtë territorit të saj. Lajmin e ka përcjellë një media në gjuhën arabe, arabi21.com, që citon ish-ministrin saudit të Drejtësisë, Mohammed Bin Abdul-Karim Issa.
Middle East Monitor referon nga ana e vet gazetën zvicerane, Le Matin Dimanche, që shkruan se Arabia Saudite do të krijojë këshilla lokalë për çdo xhami, në bashkëpunim me autoritetet lokale të vendeve përkatëse në mënyrë që të dorëzojë këto xhami “në duar të sigurta”.
“Ka ardhur koha që të dorëzojmë xhaminë e Gjenevës te një këshill administrativ zviceran që përfaqëson myslimanët e zonës. Do të ketë edhe një klerik të zgjedhur”, citohet të jetë shprehur ish-ministri.
Sipas tij një veprim i tillë do të ndiqet për të gjitha xhamitë në mbarë botën, të cilat janë financuar, apo janë nën kontrollin e saj. Ish-ministri ka sjellë arsye të sigurisë për këtë vendim të Riadit.
Zyrtari saudit ishte në Auschwitz, në krye të një delegacioni që mori pjesë në përkujtimin e 75-vjetorit të çlirimit të kampit ku ka nderuar viktimat hebreje.
Sinjalizohet kështu një ndryshim kursi nga Arabia Saudite e cila deri më sot ka ndjekur politikë më konservatore.
Duhet thënë se problemi i xhamive jashtë kontrollit është i pranishëm edhe në Shqipëri. Nuk ka shifra zyrtare por mendohet se në mbarë vendin janë disa dhjetëra xhami(89 numri i fundit i raportuar) që nuk kontrollohen nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.
U shqetesuan Arabet qe xhamit e Shqiperis jane jasht kontrollit dhe Ne Turk-Arnautet as na shqeteson fare ky fakt.
###
Po shyqir te pakten qe nuk do te ndertojn te tjera xhami … e pane Arabet se e tepruan duke mbushur boten me Xhami.
###
Te shohim kur do te binden Kuvejtjanet dhe Turqit per kete fakt, se eshte e kote te presim nga Turk-Arnautet qe te reagojne.
###
Turk-Arnautet historian, politikan dhe gazetar akuzonin Arhiepishkopin e Ndritur Janullatos, per burimin e financimit te Katedrales Orthodhokse.
Duke shpifur dhe stigmatisur perpjekjen e Tij.
###
Kurse Sot keta maskarenj, hipokrit te shitur, nuk degjohen per skandalet Islamike, me financime per xhami dhe medrese, financime politikanesh dhe gazetarsh, financime per rekrutim shqiptaresh xhihadist …