Të zhveshur drejt tregut europian

27 Janar 2020, 12:21Ekonomia TEMA

Nga Irena Beqiraj

Duke folur për integrimin europian në një grup ekonomistësh, dëgjova një koleg të thoshte “me nivelin e zhvillimit teknologjik që ka ekonomia shqiptare, nuk do t’i mbijetojë dot “ngricës” së tregut europian.

Sipas të dhënave zyrtare të tregtisë ndërkombëtare gjatë vitit 2018, në nivel global eksporti i mallrave kapi vlerën 17.3 trilion dollarë, ndërkohë që eksporti i  shërbimeve ishte në vlerën 5.1 trilion dollarë. Në nivel global eksporti i shërbimeve zë gati 23% të tregtisë ndërkombëtare. Eksporti i shërbimeve në pamje të parë ka këtë peshë specifike 23%, që prej 1990-s. Por ka një detaj tërësisht të padukshëm në debatin mbi tregtinë, për të cilën duhet të jemi të vëmendshëm.

P.sh. një ilaç i ri që shitet në tregjet ndërkombëtare, edhe pse si transaksion formalisht regjistrohet si tregti mallrash, vlera e vërtetë e tij, nuk qëndron në procesin e prodhimit, por në vitet e kërkim-zhvillimit që çuan në zbulimin dhe zhvillimin e ilaçit.

Sipas një studimi të bërë nga Instituti Global McKinsey, shërbimet e kërkim-zhvillimit, modelimi, marketingu i personalizuar dhe shpërndarja përbëjnë rreth një të tretën e vlerës së mallrave të prodhuara dhe të tregtuara. Vetëm duke rillogaritur vlerën e shërbimeve të kërkim-zhvillimit, modelimit dhe të drejtave intelektuale si zë të eksportit global të shërbimeve, pesha specifike e këtij të fundit rritet nga 23% në 45%. Flukset e eksporteve të shërbimeve janë tashmë shumë të mëdha për t’u injoruar dhe ato pritet që rriten me shpejtësi.

Vala e inovacionit teknologjik pritet të zgjerojë më tej gamën e shërbimeve që do të eksportohen në të ardhmen nga gjithë ekonomitë botërore. Rrjetet ultra të shpejtë 5G, realiteti virtual dhe robotika e përparuar do të bëjnë të mundur që më shumë shërbime të të ofrohen në distancë, duke  filluar nga mirëmbajtja e pajisjeve industriale deri te kryerja në distancë e një operacioni mjekësor.

Ekonomia e së ardhmes do të drejtohet  kryesisht nga eksporti i shërbimeve, i cili do të jetë baza e zhvillimit. Shërbimet do të jenë burimi më i rëndësishëm i punësimit dhe tregtisë dhe automatizimi do të vazhdojë të zëvendësojë kapitalin njerëzor.

Zhvillimi teknologjik  do të bëjë edhe më “të akullta” tregjet botërore për produktet e shërbimet shqiptare, të cilat janë me vlerë të ulët, edhe për shkak të mungesës së përdorimit të teknologjisë në prodhimin apo ofrimin e tyre.

Të humbur prej kohësh në labirintin e prioriteteve, të angazhuar e të ngazëllyer nga arritje si: marrja e drejtimit të OSBE, arritja e marrëveshjes rajonale të Minishengenit, apo prezantimi i platformave online për të denoncuar, raportuar dhe  qëndisur fletërrufe, kemi harruar, neglizhuar të merremi seriozisht me prioritetin bazë, ekonominë digjitale.

Të merresh seriozisht me ekonominë e së ardhmes nuk ka të bëjë vetëm me sfidën e hartimit të një strategjie. Përkundrazi, ajo që kërkohet është planifikimi edhe bashkërendimi i ekonomisë digjitale në katër fusha: infrastrukturë, kapital njerëzor, financa, industri.

E nëse Minishengeni është vërtet qëllim e jo thjesht një fabul për konsumin politik të radhës, politikëbërësit në nivelin rajonal – le ta të fillojnë me ndërtimin e urave të bashkëpunimit në këtë fushë, duke krijuar  “një antenë të përbashkët ” për të identifikuar sfidat e reja teknologjike dhe zhvillimore. Serbia është një hap para edhe këtu. Serbia ka filluar tanimë procesin e hartimit të strategjisë së saj kombëtare të digjitalizimit.

Bëjmë mirë, një akt nobel do thosha, që si kryesues të OSBE, vetë kryeministri shqiptar  kujdeset për konfliktin në Ukrainë. Por ka disa detyra brenda vendit që nuk presin, duke ia hequr luksin kujtdo kryeministri shqiptar të merret me misione me qëllime të mira ndërkombëtare. Vala e zhvillimit teknologjik është e fortë, e shpejtë. Për fatin tonë të keq nuk na lë shumë kohë. Ajo kërkon një orë e më parë që qeveria së bashku me aktorët e tjerë ekonomikë të hartojnë politikat e duhura, të cilat do të mundësojnë adoptimin e ekonomisë tonë në kushtet e reja. Në të kundërt, kolegu kishte të drejtë, ekonomia jonë do të kishte po aq mundësi të mbijetonte në tregun  europian, apo botëror sa mundësi ka të mbijetojë në Polin e Veriut një njeri i veshur vetëm me rroba banje.

11 komente në “Të zhveshur drejt tregut europian”

  1. Shkodrani says:

    Jo shume kohe me pare,kjo “ekonomistja” e shquar keshillonte kryeministrin dhe tani bilbilos sipas avazit te vjeter te te gjithe bilbilenjve te ketij lloji…..

  2. H says:

    Nuk keni teknollogji dhe industri,por e kompesoni me drogë dhe kurva.

  3. it says:

    Sa projekte teknologjike sabotove kur ishe zv.ministre e financave me Canin?

  4. Liri says:

    Posi patjeter, ja do ja lere ta beje AKSHI-t ky strategjine. Do e ndrisin ata te akshi sic i kane ndritur te gjitha deri me tani. Si kjo pacavurja qe po behet me digitalizimin e sherbimeve…
    Shtet vk nuk gjen dy profesioniste te hajrit qe te vene pikat mbi “i” por jane te gjithe Yes shefi, Po Shefi, si urdheron shefi, patjeter qe po shefi.. fuck off !

  5. xyz says:

    Hajde Itena hajde!
    Mu duke fiks si ai minioni me syze.

  6. Om says:

    Liri profesionistet iken ose i perzune….bej nje xhiro ne inst kryesore shiko moshen qe kane…..tmerr dhe e bukura eshte qe shumica kane shkolle qe ky i mbylli.

  7. On says:

    Kjo madama si zv minstre dha kontributin e vet per largimin e profesionisteve…sekretaren e vet 22 vjece e vendosi ke politikat fiskale imagjinoni…..

  8. Suka says:

    Z.Irena.Problemet qe trajton kujt ja thu.Pak te kuptojn.Ata qe na drejtojn jane injorant,kriminel.hajdud dhe drogaxhi.Mjer ky popull kush I drejton. Do te lutesha,ndoshta esht jasht teme qe trajton,por besoj ja vlen.Te nxirrni sa demshperblime jane paguar pa drejtesisht,nga gjykimet e pa drejta te drejtesise some te ‘kulluar’.Qe nga miljonat e Fatos Nanos e deri tek Fullani.

  9. Sandri says:

    O ..are, ti ha akoma nga kjo qeveri. kur u bere freelancer ti?

  10. Feniks says:

    Rama si pordhaxhi merret me kollaj me reklama mediatike boterore ku ta quajne si njeriu qe do ndreqe boten,por nuk ka ndrequr shtepine e vet!
    Rama eshte vetem nje aventurier qe eshte fatkeqesia e jone!
    Mallkuar qofshin rilindasit qe e mbajne si kryetar i PS kete sharlatan arrogant!

  11. ppa says:

    Derdellis cfare te duash, eshte e drejta jote, por foton me fotoshop, hiqe, se te kemi pare sa vlen dhe cfare portreti ke, ku dilje ne TV.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje