Në tregun e kontratave të ardhshme një lëvizje e pazakontë ka ndodhur përsa i përket çmimit të njërit prej produkteve në bursën e CME-së (Chicago Mercantile Exchange).
Produkti në fjalë i cili gjatë kësaj periudhe shënon ulje të befasueshme të çmimit është gazi natyror, i cili ka marrë vlera me më pak se 2 USD për MBTu (akronim që nënkupton vlerën 1 milionë njësi termike britanike, Million British Thermal Units). Në SHBA, çmimet e paracaktuara të gazit natyror kanë kapur vlera të tregtimit si 1.895 USD/MBTU.
Arsyet e kësaj uljeje drastike sipas ekspertëve kanë ardhur si rezultat i uljes së kërkesës të gazit nga konsumatorët. Në tregun e tanishëm të gazit duket se nuk ka shumë nevojë për këtë produkt.
Temperaturat relativisht të ngrohta të kësaj periudhe kanë qenë faktori kryesor në rënien e çmimit të gazit. Në SHBA dimri ka qenë i butë dhe temperatura të ngrohta vëmë re gjithashtu në Europë e Azi.
Ndërkohë oferta e gazit ka vazhduar normalisht, madje në SHBA gazi natyror ka marrë vlera rekord në prodhim. Ekspertët shqetësohen se mos do ketë rënie të mëtejshme në çmimin e gazit.
Madje sipas administratës së Informacionit për Energjinë Amerikane oferta e gazit natyror të prodhuar në SHBA nuk pritet të bjerë gjer në vjeshtën e 2021.
Nga kjo rënie e gazit janë prekur e disa kompani të prodhimit të gazit.
Aksionet e korporatës EQT (prodhuesja më e madhe e gazit natyror në SHBA) kanë rënë me më shumë se 60% gjatë këtyre 12 muajve.
Po kështu aksionet e mjaft kompanive të tjera si Gulfport Energy, Antero Resources, Range Resources etj, kanë shënuar humbje në bursën e aksioneve.
Shqiperia eshte me kancer vend i me politikane poshtersi e kriminela ..
As me thua more gazetar ku e perdor ti gazin natyror ne shqiperi qe i qenka rritur cmimi???
Shqiperia asht inversi i zhvillimit shoqerise.
Ku te thon plaq,ne vend te te thone shendet.
Po gjithmon qeverite e ketyre 30 viteve kane treguar qe jane kondrabedal, kjo nuk eshte vetem per gazin por per shume produkte, ulet karburanti ne menyre drastike ne bote te ne rritet ne menyre drastike. Ja keto jane QEVERITE HAJDUTE qe ” mendojne” per popullin me te varfer ne evrope.
Ketije populli dele mir ja bejne se keshtu e meriton, vriten per partite e tyre dhe behen dele per te drejtat e mohuara.