57 për qind e punonjësve shqiptar, në 12 muajt e fundit kanë rezultuar të jenë vazhdimisht në kërkim të një pune të re.
Rezultati është bërë publik nga një sondazh i zhvilluar nga kompania e rekrutimeve dhe trajnimeve “EPPC”. Sipas të dhënave të detajuara, arsyeja kryesore që përbënë edhe 59 për qind të të intervistuarve, është paga.
Fakti që paga është e ulët apo që nuk rritet me kalimin e kohës, duke mos dhënë stimul tek punonjësit. Arsyeja e dytë është mundësia për karrierë, që përbën 50 për qind të të anketuarve, ku mjedisi i punës nuk i ndihmon që të rriten dhe promovohen sipas meritës.
Me 32 për qind listohet si arsye, vlerësimi për punën, çka do të thotë se në kompanitë shqiptare mungon një sistem vlerësimi për punën e gjithë secilit.
29 për qind e të anketuarve janë në kërkim të një pune të re për një mundësia po vend më të mirë, çka është edhe më normalja si arsye për këdo që do të eksplorojë në tregun e punës dhe në mjedise të reja.
Ndërsa në fund, me 27 për qind, listohet stresi në punë, që është një shqetësim dhe një arsye që ul produktivitetin e punonjësve.
Arsyeja eshte shum e madhe, ska sindakata, ska rroga, ska shtet, ska siguri me kontrata te perhershme, ska siguri ne pune kur te ndodh ndonje aksident, ngacmime seksuale nga pronaret qe shumica jan mare me droge, ska konkorence qe me i miri te punoje, me pak llafe te dhjefsha shqiperine thonte Konica i shkrete.
Shumica e pronareve jane njerez te thjeshte, dhe ata qe jane marr.me droge jane pakice.
Dhe te siguroj qe ata qe jane marr me droge nuk kane nevoj me ngacmu punonjese.
Per pikat e tjera pastaj jam dakord.
Pagesat e uleta, mos deklarimi i plote i pages nga punedhenesi dhe qeverise nuk i plas fare per kete fakt qe e di mire, mungesa e kontrates dhe mos respektimi i kodit te punes duke perfshire mosdhenien e pushimeve sic i takon punonjesit