Qeveria do marrë 600 mln euro borxh: Hapet gara për zgjedhjen e konsulentit për eurobondin

20 Janar 2020, 17:14Ekonomia TEMA

Pas dështimit të tenderit të parë, Ministria e Financave ka çelur sërish garën për të përzgjedhur studion ligjore do të ndihmojë qeverinë të marrë 600 milionë euro borxh në tregjet ndërkombëtare përmes një eurobondi të ri.

Sipas dokumentave të publikuar në Agjencinë e Prokurimeve publike, studioja do të këshillojë Ministrinë e Financave për tre muaj deri në çeljen e ankandit të eurobondit.

Sipas programit paraprak, ankandi për eurobondin e ri pritet të zhvillohet brenda gjysmës së parë të vitit rreth muajve prill-maj. Kjo është hera e katërt që Shqipëria del në tregjet financiare të Europës për të marrë borxh tregtare. Eurobondi i fundit u emetua në tetor të vitit 2018, përmes të cilit qeveria mori 500 milionë euro borxh me një normë interesi prej 3.5 për qind.

Ministria e Financave shpreson që borxhi i radhës të merret me një kosto edhe më të leverdishme, për shkak edhe të konjukturave më të favorshme të tregut. Shuma prej 600 milionë eurosh që qeveria kërkon të marrë në tregjet ndërkombëtare nuk është i gjithë borxh i ri. Një pjesë e saj do të përdoret për të zëvendësuar borxhet e marra gjatë viteve të kaluara, të cilat tashmë duhet maturohen dhe duhet të paguhen mbrapsht.

Për vitin e ardhshëm, qeveria ka parashikuar që të marrë rreth 39 miliardë lekë ose 320 milionë euro borxh të ri, që e çon deficitin fiskal të programuar në 2.2 për qind të prodhimit kombëtar. Fillimisht ishte parashikuar që deficiti i këtij viti të ishte 29 miliardë lekë, por pas tërmetit të datës 26 nëntor, qeveria vendosi të rrisë huamarrjen për të financuar programin e rindërtimit.(TCH)

2 komente në “Qeveria do marrë 600 mln euro borxh: Hapet gara për zgjedhjen e konsulentit për eurobondin”

  1. Pse duhet te marri borxh qeveria??? Eshte shume e thjeshte merrni Cubin Sali dhe ju siguroj qe kjo shume eshte pak ndoshta edhe Gita edhe Zeni kane me shume ose e filloni me katundarin nga Cepani qe ka shituir gjysmen e malit ose minierat dhe vjen era flori kudo qe i shkel kemba.Ose keni shume ish dhe present ministra.Dhe e fundit po ti bashkosh te gjithe bashibozuket e ketyre 30 vitesse hajduteri ne nuk na mbetet astje borxh.Keni ekspert Gjin Gjonin per anen ligjore sepse ka studjuar tek plepat.

    1. Zigur Qarri says:

      Shuma astronomike ka harxhuar Qeveria e mafies “rilindase” per ti mbushur mendjen shqiptareve,se nuk eshte e vertete
      qe Luga bosh s’te ngop.Shuma e vjedhur e atyre qe permend ti,marre sebashku,nuk perben as 1% te shumes se vjedhur
      nga Kryeministri D’Rama.600 milion Euro borxh mbas 7 vjet qeverisje,nga ai qe premtoi se do te ule borxhin publik!Dite
      me te veshtira do vijn per shqiptaret.Interesan,edhe Erion Veliaj erdhi me premtimin se do te ndale menjehere betonizimin
      e Tiranes,por sa erdhi ne krye te Bashkise,e tejkaloi 10 here me lejet e ndertimit ne krahasim me paraardhesin e tij!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje