Jepet me qira 1 euro stacioni hekurudhor i Librazhdit: Do të ndërtohet kapanon i ri për prodhimin e pjesëve të makinave

24 Janar 2020, 18:03Ekonomia TEMA

Një pjesë e stacionit hekurudhor të Librazhdit është dhënë me qira simbolike 1 euro për një periudhë 20 vjeçare. Në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare evidentohet se kjo kontratë lidhet me propozimin e vetë shoqërisë “Hekurudha Shqiptare”.

Kontrata është lidhur mes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si Qiradhënës dhe shoqërisë “Sv Mega” sh.p.k. si Qiramarrës, për pronën shtetërore, “Pjesë e stacionit hekurudhor të Librazhdit, e përbërë nga dy pasuri: pasuria nr. 1/82, me sipërfaqe totale 554 m2 , nga ku sipërfaqe ndërtimore 34 m2 dhe sipërfaqe funksionale 520 m2 dhe pasuria 1/83, truall i lirë, me sipërfaqe të përgjithshme 4246 m2, ZK. 2646, në total, sipërfaqja e përgjithshme 4800 m²”, në administrim të shoqërisë “Hekurudha Shqiptare” sh.a., Durrës”.

Qëllimi i kësaj kontrate është dhënia në gëzim të përkohshëm të objektit për ndërtimin e një kapanoni të ri me sipërfaqe rreth 1600 m2 në të cilin do të montohen makineritë dhe pajisjet të cilat do të shërbejnë në funksion të prodhimit, përpunimit, rifinimit, bashkimin, shitjen e tregtimin e aksesorëve e komponentëve të autoveturave dhe mjeteve lundruese, si dhe arredimin me lëkurë, copë dhe materiale të tjera nëpërmjet autorizimit për përdorimin e Regjimit të Përpunimit Aktiv.

Shoqëria, nga data e marrjes në dorëzim të objektit dhe e nxjerrjes së lejeve përkatëse do të investojë në total rreth 41 (dyzet e një) milionë lekë ( pa TVSH).

1 komente në “Jepet me qira 1 euro stacioni hekurudhor i Librazhdit: Do të ndërtohet kapanon i ri për prodhimin e pjesëve të makinave”

  1. spartak says:

    Po pse , pak vende e depo të tjera ka gjithandej , por duhet me i pre rrugën rimëk•mbjes së Hekurudhave Shqip[tare . Gjithë bota ma së pari transportin hekurudhor përdor masivisht pastaj automobilistikun .
    Kush është ai kriminel i pa shpirt, që po mbush xhepat me pasurinë kombëtare duke i vënë minat asaj . O shtet i pa përgjegjshëm .
    A ju a kanë lënë baballarët , që s’kanë pas asnjë kacidhe , për me e xhvat e shkatërru çdo gjë të këtij vendi .
    Do investojë thonë 41 miljon lekë . Aq i bën ndërtimi dhe rrethimi që i duhen për vete e me i vënë gardhin , e pastaj kur të shkosh me rifillu funksionimin e hekurudhës , do të shkojë hesapi gjygjeve për me i dhënë 41 miljon Euro . Taulant Balla . Mendja e jote e bukur e ka saju këtë krim ndaj hekurudhave shqiptare , apo pak e kanë shkatërru e kafshu , sa zoti e di se si do ringrihet në këmbë . Ju , jo e jo që se keni në hesap ringritjen e hekurudhave , por lëshoni bomba tymuese premtimesh në erë , ndërkohë që po e xhvatni ma shumë edhe nga ajo që ka mbet .
    TURP . TURP . KRIM . Dy herë KRIM .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje