Cakaj takon Yuri Kim: SHBA-të partner i pazëvendësueshëm për Shqipërinë

28 Janar 2020, 12:00Politika TEMA

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në një takim kortezie Ambasadoren e sapoemëruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, znj. Yuri Kim.

Kryediplomati Cakaj në një postim në facebook, shprehu se gjatë takimit me Ambasadoren Kim u diskutuan gjerësisht çështje që lidhen me angazhimin e Shqipërisë për çeljen e negociatave me BE-në, kryesimin e OSBE-së dhe marrjen e ulëses jo të përhershme në Këshillin e Sigurimit në vitin 2022.

“Mirënjohës për mbështetjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për reformat e brendshme dhe forcimin e pozicionit ndërkombëtar të Shqipërisë. SHBA-ja është partner i pazëvendësueshëm politik e strategjik për Shqipërinë!”- përfundoi Cakaj postimin e tij.​

1 komente në “Cakaj takon Yuri Kim: SHBA-të partner i pazëvendësueshëm për Shqipërinë”

  1. SHKELZENI says:

    SUKSESE GENTI , SINQERISHT KA SHQIPTARE QE FLASIN PER SHQIPTARI SI RAMBUSHI APO THACI POR QE NUK JANE SHQIPTARE APO FRIKACAK SHQIPTARE POR KA EDHE SHQIPTARE TE VERTET SI RAMA .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje