A do e pranojë PD Ramën kryeministër nëse fiton sërish zgjedhjet? Alibeaj: Nuk ka asnjë lloj diskutimi

27 Janar 2020, 21:18Politika TEMA

Ish-deputeti i Partisë Demokratike ka refuzuar që kryeministri Edi Rama të ketë patur një takim me Lulzim Bashën, e aq më tepër një marrëveshje.

Enkelejd Alibeaj deklaroi se mes tyre nuk ka patur, nuk ka dhe me bindje tha se nuk do të ketë.

“Nuk ka patur, nuk ka dhe nuk do të ketë. Basha dhe Rama përfaqësojnë në fakt dy vektorë. 

Nëse njëri përfaqëson krimin, mënyrën si plaçkiten qytetarët, gjithcka nuk përputhet me atë që përfaqëson Basha. 

Basha ka kërkuar programin ekonomik, vazhdon të jetë me gjuhën europiane, ky është vektori i aksionit të opozitës”, u shpreh ai në emisonin “Mbrëmje në ABC”.

Sipas tij, nga takimet nuk shikon asnjë zgjedhje. Kur u pyet nëse do ta pranojnë Ramën si kryeministër, nëse fiton sërish zgjedhjet, demokrati theksoi:

“Nuk ka asnjë lloj diskutimi dhe nuk ka asnjë zgjedhje. Nëse nuk përdoret blerja e votave, nëse nuk përdoret ministria për të bërë repart për votat, nuk ka rëndësi se çfarë mendojmë ne, rëndësi ka që të jetë procesi i lirë”.

5 komente në “A do e pranojë PD Ramën kryeministër nëse fiton sërish zgjedhjet? Alibeaj: Nuk ka asnjë lloj diskutimi”

  1. Zigur Qarri says:

    PO IKNI MORE MORA JU 400 MIJE VOTUES KENI
    RAMA KA 1 MILIONE 2 HERE E GJYSEM ME SHUME SE JU .
    JU JENI TE DETYRUAR TE THONI I VODHI ZGJEDHJET PER TE JUSTIFIKUAR HUMBJEN MORACAK I PD

  2. Shinjestra says:

    Mos e beft zoti te vije edhe njehere pd-ke dhe Lsi ne pushtet.Po erdhi ajo ne pushtet,atehere shqipetaret do ikin nga syt kembet se ai do t’i vrasin,do t’i futin ne burg,do filloi perseri persekutimi nga Sali Berisha,i cili do vere ne veprim policin personale per reprazalje.Dihet qe Berisha dhe Basha,Meta dhe fallxhorja nuk ngopen me gjak.Shqiperia do digjet me keq se ne 1997-ten.Ata jane te fryjtur me nje inat te papermbajtur kundra Edi Rames dhe ata qe mbeshtesin Ramen.Radikalizmi i tyre nuk do kete kufi.Mjer populli pasta.Prandaj mos e befte zoti kurre,te vijn ata ne pushtet.

  3. pjeter says:

    Ik or lamash, se ministrin e brendeshem e kishit ju ne zgjedhjet e fundit.Un nuk e di ç’fare kerkoni akoma me Bashen?keni cofur me kohe, nuk vleni asnje rrecke.A nuk ishit jy para Rames ? Kush ju ndaloi juve per te bere ato politikat ekonomike? Ikni zhdukuni se e katandisen Shqiperine qe zor se gjen politikane si ju as ne afrike.

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    PD ka vetem nje alternative,per fitore,te kerkoj zgjedhje pa pjesmarjen e PS !

  5. Populli katunar says:

    Po po, BURRI I KURVES. Apo bashkjetuesi. Spiun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje