Pas takimit me kancelaren Angela Merkel kryeministri Edi Rama dha një intervistë për të dërguarin e Top Channel në Berlin Muhamed Veliu.
Kancelarja Merkel në deklaratën e saj tha se Gjermania do të marrë pjesë në konferencën e donatorëve, përtej kësaj, në takimin që patët çfarë angazhimi tjetër mori kancelarja?
Kancelarja është një person shumë i dhënë pas shifrave dhe jam i mbresuar nga hollësitë që ajo dinte rreth invetarit të dëmeve. Është tërësisht e angazhuar ta mbështesë konferencën e donatorëve jo thjesht si pjesëmarrës. Dakortësuam bashkë një plan veprimi për të kontaktuar jo vetëm brënda por edhe jashtë BE me të tjera shtete që mund të japin një kontribut për këtë proces.
Sapo thatë që kancelarja është e mirëinformuar sa i përket shifrave, a pati ndonjë shifër konkrete për ndihmën e Gjermanisë ndaj Shqipërisë?
Jo nuk pati, nuk folëm ekzaktësisht për këtë sepse ky është një proces shumë i lidhur me raportin final të hartuar në bashkëpunim me ekspertët e BE dhe bankës botërore që bëhet zyrtar më datë 4 shkurt dhe nga ana tjetër është një proces që askush nuk i nxjerr kartat i pari pasi kërkon të shohë të tjerët.
Edhe njëherë tjetër në pamë mbështetjen e kancelares për sa i përket çeljes së negociatave, çfarë tjetër iu tha ajo duke marrë parasysh faktin që ishte Macron ai që nuk dha dritën jeshile herën e kaluar?
Kancelarja shumë e vendosur për të mbështetur procesin e negociatave me BE. Folëm me detaje për operacionin kundra krimit të organizuar dhe ligjin special që tanimë ka marrë formë përfundimtare falë bashkëpunimit të ngushtë me ekspertët e euralius dhe opdatit.
Kryeministër në deklaratën për media kancelari e përmendi rajonin. Gjatë takimit që ju patët a folët edhe për Shengenin Balkanik?
Natyrisht kancelaria është tejet mbështetëse për këtë proces. Madje ne diskutuam dhe ky proces do të gjejë një mbështetje gjithmonë dhe më të madhe. Konsiderohet një nisëm shumë domethënëse dhe fakti që kjo nisëm u ndërmor nga nga tre vende por jo si një nisëm ekskluzive por një nisëm gjithpërfshirëse ku të gjitha vendet janë të ftuara dhe fakti që në fund të ditës kjo nisëm nuk është asgjë tjetër veçse jetësimi i nismave të dakortësuara gjatë procesit të Berlinit e bën kancelarin shumë të inkurajuar dhe shumë të interesuar për procesin.
Përfshirë dhe faktin që ajo e kupton shumë mirë dhe e di shumë mirë se çfarë hapi i jashtëzakonshëm është bërë në raport me Serbinë duke e bindur Serbinë që të heqë dorë nga vetoja ose nga refuzimi për të lejuar dhe lëvizjen e lirë të njerëzve që do të thotë: Lëvizja e lirë e njerëzve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Gjë që për fat të keq në Prishtinë nuk duan ta kuptojnë dhe kujtojnë se duke e kthyer këtë në një debat se kush është tradhtari dhe kush është patrioti po i bëjnë ndonjë nder apo të mirë Kosovës.
Jo e vërteta është që po e dëmtojnë Kosovën, po e largojnë atë nga miqtë dhe partnerët e mëdhenj të saj dhe po ja ulin në mënyrë krejt të padrejtë reputacionin e madh që Kosova fitoi pas marrjes së të drejtës për të qenë një shtet i lirë dhe sovran. Kështu ne do të vazhdojmë me procesin dhe patjetër që nxitja e gjithanshme edhe nga BE edhe nga gjermania nga SHBA pa diskutim do të jetë që procesi të ecë më tutje.
Dhe e fundit fare sigurisht që ka një të dhënë domethënëse të ditëve të fundit që është shtysa e fortë e ambasadorit Grenell duke i detyruar palët dhe madje KFOR të ulet në tavolinë me Beogradin për të nënshkruar linjën e lëvizjes në linjën ajrore Prishtinë –Beograd dhe më pas në hekurudha që u përshëndet me të drejtë nga ata të cilët ndërkohë nuk lenë baltë pa hedhur mbi një proces që e kam nxitur unë dhe që shkon në të njëjtin drejtim.
Dhe kjo është diçka që përfitoj nga rasti ta them edhe pse nuk ishte pjesë e drejtpërdrejt e diskutimeve të kancelares që është për të ardhur keq madje për të qenë të dëshpëruar me këtë dyfytyrësi që nga një anë shfaq buzëqeshjen të zgjatur servile dhe nga ana tjetër shfaq dhëmbët kërcënues të një politike provinciale që për disa vota dhe për një popullaritet të përkohshëm është gati të hedhë baltë dhe të krijojë hendek me vendin si motër, si vëlla pjesë e të njëjtit komb.
Po luan ne kurriz te Kosoves qe te dukesh i paqte me üerendimin……duhet te kordinoheshe patjeter me Kosoven.Tashme i le ne balte……ata dalin te keqinj ndonese kane nga 2-3 te vrareper familje. I kerkove Vucic te ndali fushaten per mosnjohje te Kosoves?
Gjermania nuk e do ballkanin perendimor ne BE.Shqiperia Kosova Maqedonia e Veriut Mali i Zi dhe Bosnja-Hercegovina i duhen Gjermanise si vende kushinete per te pritur emigrantet qe vijne nga Lindja e Mesme.Rama ka rene dakord per kete me Merkelin.Rama ka te kaluar dhe te tashme kriminale dhe me kete nenshtrim qe i ofron Gjermanise kerkon te mos preket nga Reforma ne Drejtesi.
Po cflet more injorant? I pacipe? Dhe tradhetar? Deri dje luftove te ndash Kosoven. Sikur ta ka pjelle joteme Kosoven. Ti pyet ato qe kane lene kockat aty perpara se te pjerdhesh ore matuf. Pastaj nje jane para shengenit ne Tirane Vucic tha nuk jane bere vrasje ne Recak dhe nuk I pranoj gjenocitin. Vazhdon dhe ben propaganda kundra njohjes se Kosoves. Po si more derezi, sikur nusja jote te ishte perdhunuar she Vucic te thote seshte bere gje! Ti do e pranosh ate dhe do ti hapesh deren e shtepise. More injorant! Kerkoj Vucicit mos te behet provincial por te kerkoje Falje, te paguaj demshperblimet e bera ne Kosove dhe se fundit ta njohe Kosoven te pavarur. Keshtu behesh kur I mbush hundet!!!! Nuk din te dallosh henen me diellin!
Duket qe ti Rama je injorant dhe nuk njeh historine. Serbia vend si moter????!!! Qenke idiot i lindur atehere per te mos thene tradhtar. Serbia more carapekuq nuk heq dore nga spastrimi etnik i shqiptareve dhe cfarosjes ne mase. Jane me dhjetra mijra shqiptare te ekzekutuar nga regjimet serbe gjate shekullit te 20 te. Shqiptare te torturuar dhe te gjymtuar ne burgjet serbe. Hiq dore more idiot se po u shkaterron nervat shqiptareve. Bota per ty u rotullohet rreth serbise dhe Serbeve. Ish Sekretarja Amerikane e Shtetit. Madaleine Albright i quan serbet popull kriminel dhe shkaktare e autore te gjenocidit ne Ballkan. Ti mos mbllacit idiotlleqe sepse marredheniet nderkombetare nuk jane teori vizatimi. Konsultohu te pakten me burdallenjte qe te rrethojne. Si mund te besh aventura te tilla ne kurriz te Kosoves pa ratifikuar nje draft ne kuvend ? Ti merr vendime individuale qe nuk jane as kompentenca jote por e kuvendit te shqiperise.
DON ,mund ti thuash mendimet e tua pa gjuhen e urrejtjes….
Don lexoje mre! Per vend moter e ke per Kosoven dhe Shqiperine!!!!
Kryeminister i quditshem dhe fatkeqesisht tejet kontraditore me ate qka ben e me ate qka flet … Deri tani Shqipnija duhej te futej ne BE dhe me ekonomine e saje duhej te ishte se paku kah mesi i BE-se ..Shqipnija duhet te ishte tejet e preferueshme edhe per te huajte qe te bejne nji jete dhe njibiznes atje . Absurditeti ska kufij ky po mundohet ta bene njifar minishengeni e ta zhvilloj Shqipnin ekonomikisht dhe ushtarakisht permes nji aleance me vellezerit serbe sikur gjaxhi ne luften e dyte botnore por ata ja hedhen dhe ja muaren Kosoven ,Sangjakun dhe Maqedonine .Kaloshet e Maqedonise su pajtuan ,Shaban Palluzha su pajtua e na mbetem nen roberi . Paramendoni per 20 vitet e fundit Kosova eshte ne nji nivel ekonomik me Shqipnine e cila eshte e pavarur qe 100 e ca vite .Qka punon ky me ekipin e vete ,vetem e vjedhin dhe e rjepin shtetin e tyre dhe po pret shpetim nga shengeni serbo-sllave -fatkeqesisht..ps ndoshta botohet se mos idhnohet vuqiqi ha ha ha..
Edi je njeri komplet i papërgjegjshëm dhe në dispozicion të vuçiçit. .Kosova nuk është kundër minishengenit por po të ishit koordinuar do kishit mundësi ti vinit kushte vuçiçit jo të bredhësh ti si zagari i vuçiçit. .turp. .
Po kjo e reja që na thua tani si është dmth nëpërmjet sërbisë arrihet edhe lëvizja e lirë Shqipëri -Kosovë..nuk dua ti besoj këto që lexoj. .edi duhet të bëjë dorëzimet sa më shpejt sepse është një rrezik për kombin ..mos vazhdo ta glrvishësh këtë punën e minshengenit sepse të nxjerr gjithmonë fajtor. .sido që ta rrotullosh. .
pune korrakesh,varu kkkkkkkkkkk……………….
DICKA e PARË
Paralelet historike
Hoxha – Miladini – e Tutje
Kosova nuk eshte vend simoter por I njejti vend I ndare padrejtesisht ne dy vende. Kryeminister budalla. Dorehiqu menjehre.
Ky sharlantan qe me duket mua komplet si nip i enver homos se bashku me sali udb e te tjere ruci nano meta basha qe e mbajn peng shqipen per hir te vertetes pak e meritojn pse e them se ato votojn edhe jan popull shum i lodhur blehen w mashtrohen shum lehte po le te kthehemi te plani i ktij sharlantani qe mendon se asht njeriu ma i zgjuar por dua te them eshte i cmendur edhe i droguar nga kokaina edhe pushteti qe ka marr si mundesh ti more i paftyre te thuash shengen ballkanik kur ti je nje ekonomi e falimentuar ske cfare eksporton pervec krahut te punes ky njeri po e con vendin ne afrike jo ne europe i thot merkeli e mbeshtet po merkeli as jia ndjen per shqipen sepse ata duan beogradin ta fuqizojn sepse jane interesat e tyre edhe normal thot ok nuk i prish asgje se shwiptaret do ngelen peng i beogradit sepse ata e kane beogradin ne dore kezhtu jane ok o truthare o burre kurve qe vec burr sje se le kosoven peng ne ballkan njesoj sic beri sali udb ne kohen e tij ,ju jeni vec per litar as per burg po ai popull ju meriton qe ju voton besoj se shum pak shwiptar do jetojn aty per pak vite besioj 2030 max shqiptaret do kene ik shum larg prej aty ajo eshte politika juaj me e mbush me afrikane e me bo nje shtet afrikan ne mes evropes kjo eshte e gjitha hajde tung 2030 ndihemi prap se 10 vite jon sjan shum keni nga 1945 e deri me tash 2020 qe ja keni bo krejt rrugen per afrike edhe 10 vite keni perfundu projektin tuaj hajde tung shqipe mbajeni fort faren e kuqe te komunisteve fara me e keqe e njerzimit
Ram Gomari, cfare veto ke hequr ti per levizjen e lire kosove shqiperi? shqiptaret mes kosoves e shqiperise levizin lirshem sot e kesaj dite, cfare sakrifice na paska bere serbia ketu? apo qe ka njohur kufirin mes shqiperise e kosoves qe per serbine quhet kufiri jugor i serbise, dhe qe ta kuptosh ti serbia nuk njeh kosoven e pavarur, qe dmth nuk njeh kufirin mes saj e kosoves, qe dmth levizja e lire mes shqiperise e kosoves per serbine nuk ekziston si koncept pasi duke e konsideruar kufirin kosove- shqiperi si kufirin jugor te serbise ata njohin vetem levizjen e lire mes serbise e shqiperise. Edhe sikur kosova te pranoje te ulet ne tavoline per kete minishengenin, nga ana juridike nderkombetare kosova nuk fiton asgje, perkundrazi, ajo qe fiton eshte Serbia duke e zyrtarizuar kosoven si pjese te saj, tashme nen konceptin e shengenit dhe ajo qe humbet eshte kosova pasi pas kesaj marrevshje serbin nuk ka asgje ne bote qe ta detyroje te njohi kosoven shtet te pavarur e sovran. Rama ose eshte Gomari me i madh mbi toke ose eshte FiloSerbi dhe antishqiptari me i madh qe ka ekzistuar ndonjehere.
Rama po e tha Merkeli do te thote qe interesat e shqiptareve, jane te mbrojtura. Pastaj kush e verteton qe e tha Merkeli.
Ti je politikan per show mediatik jo per kryeminister. Fatkeqesi per Shqiperine.
Tradhtar!
Shko prepara Edi Rama qente le te lehin
Rama per te mbuluar pislliqet qe ka bere dhe vjedhjet pa hesap shet Shqiprine dhe Kosoven dhe krejt Kombin Shaiptar.Ai eshte Sali Berisha i PS-se.
don meso shqip
Bravo zoti Krye minister vazhdoni punen dhe mos u merni me idjote te ketij lloji bej ate qe eshte me e mira frytet e ketij bashkimi do i marim pas disa vitesh ah sikur edhe opozita te ecte ne kete rruge