Merkel flet për marrëveshje në KE: Në mars duam dakordësi për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

27 Janar 2020, 13:04Politika TEMA

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se duam të arrijmë që në takimin e ardhshëm të Këshillit të Evropës në mars të arrijmë një dakordësi për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Në një deklaratë për shtyp që pati pas takimit me kryeministrin Edi Rama, Merekel tha gjhithashtu se “ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë suksese të konsiderueshme dhe se keto janë regjistruar nga Këshilli i Evropës dhe ne do të punojmë fort që në mars të arrijmë rezultate. Unë besoj qe e ardhmja e këtyre dy vendeve është në Bashkimin Evropian”.

“I uroj mirëseardhjen Kryeministrit, z.Edi Rama. Jam e gëzuar sot që mund të flasim për marrëdhëniet dypalëshe në këtë takim, gjithashtu do të kemi mundësi të kujtojmë dhe tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri.
Shumë njerëz kanë humbur strehët e tyre.

Mbi 50 viktima humbën jetën. Unë jam e gëzuar që Komisioni ka dërguar ftesat për një konferencë donatorësh dhe Gjermania do të marrë pjesë në këtë konferencë. Bashkëpunimi dhe gadishmëria në rajon për ndihmë ka qenë mbresëlënëse. Megjithatë kjo ishte një goditje e rendë për Shqipërinë. Ne do të flasim për një seri të marrëdhënieve dypalëshe, për marrëdhëniet ekonomike dhe kursin e reformave të Shqipërisë.

Dëshiroj të them në mënyrë të qarte se në lidhje me reformën në drejtësi janë arritur shumë gjëra. Dhe kjo reformë duhet të vazhdojë në mënyrë të tillë që të përmbyllet.

Kjo reformë ka një rëndësi qëndrore për të ardhmen e Shqipërisë. Për qeverinë federale gjermane dua të them që ne i përmbahemi qartësisht perspektivës së Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Ne duam që këto shtete të përafrohen me BE dhe para se gjithash duam të arrijmë që në takimin e ardhshëm të Këshillit të Evropës në mars të arrijmë një dakordësi për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Te dyja vendet kanë suksese të konsiderueshme. Dhe keto janë regjistruar nga Këshilli i Evropës dhe ne do të punojmë fort që në mars të arrijmë rezultate. Unë besoj qe e ardhmja e këtyre dy vendeve është në Bashkimin Evropian.

Kjo është dhe në interesin tonë, ai që e shikon mirë hartën dhe njeh kuadrin gjeopolitik ai e di që është mirë për të gjithë sikur një ditë të jenë anëtarë të BE.

Komisioni i ri Evropian synon të jetë dhe një komision që synon të theksojë dhe dimensionin gjepolitik dhe prandaj kjo i jep edhe më shumë shkas për ta çuar me vendosmëri përpara këtë proces.”- tha Merkel. (TemA)

1 komente në “Merkel flet për marrëveshje në KE: Në mars duam dakordësi për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”

  1. xhoxhi says:

    Merkel ka kaluar katër mandate si e pret një drogaxhi që thotë opozita?Me vjen keq sepse opozita lufton me mullinjtë e erës.Merkel është takuar disa herë me Ramën për punët e Shqipërisë po kështu edhe Makron,Konte etj etj këta janë mafiozë si Rama që e presin dhe përcjellin dhe mbi të gjitha edhe e ndihmojnë?Çdo kryetar shteti në vendin e tij ka edhe reagime të cilat edhe nuk e lejojnë të vendosë në favor të Sqipërisë por e vërteta është sepse e takojnë dhe bisedojnë si kryemnsër i Shqipërisë.Por ta quash Ramën krimnel,hajdut,mafioz etj etj në një kohë që ai kudo që shkon e presin mirë tregon se opozitës nuk i pëlqejnë.Deri tani Rama ka bërë më shumë se Berisha,Nano,Meta,Basha…të cilët sot rinë si pula të lagura…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje