Ultimatumi i PD, Spaho: Pas 15 marsit zgjedhje të parakohshme, ndryshe i rikthehemi protestave

27 Janar 2020, 10:10Politika TEMA

Nëse nuk do të caktohet data e zgjedhjeve të përgjithshme dhe vendore pas miratimit të reformës zgjedhore, opozita do t’ju rikthehet protestave masive.

Paralajmërimi ka ardhur nga nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho, i cili ishte i pranishëm në aktivitetin e organizuar per 29-vjetorin e krijimit të PD-së në Mirditë.

“Protestat do të jenë rruga që do të na shoqërojë ne nëse pas 15 marsit nuk caktohet data e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme.”

Sipas Spahos, opozita është e angazhuar për të miratuar reformën zgjedhore brenda 15 marsit.

“Do të luftojmë që në 15 mars reforma zgjedhore të ketë përfunduar. Kjo është detyra jonë. Detyra e radhës është caktimi i datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe vendore në të njëjtën ditë’.

Edi Rama largohet përmes bashkimit dhe qëndresës, u shprehen përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

29-vjetori i Partisë Demokratike në Mirditë bëri bashkë themelues, kontribues e anëtare të kësaj force politike, ndërsa u kërkua angazhim maksimal i strukturave për tu përgatitur për zgjedhje.

8 komente në “Ultimatumi i PD, Spaho: Pas 15 marsit zgjedhje të parakohshme, ndryshe i rikthehemi protestave”

  1. Mos pirdh po ik ber noj pune says:

    Pirdh pirdh se LIROHESH,,,!u

  2. Muco says:

    O na rrofshi k…t me ultimatumet tuaja o traper qe nuk nxini mend.

  3. Punetori says:

    Epo kush do ju ndjeke ju mor aman……?

  4. Zigur Qarri says:

    I forte ose zgjedhje ose protesta keta jane parti dhune po bere proteste nje vite cfare te solli !
    Pd eshte parti rrugacesh

  5. Po pse kaq idjota kenkan keta te PD? Ala nuk e kanë marre vesh se zgjedhet zhvillohen në vitin 2021???? Apo shohin anderra me sy hapun?
    Mbledheni mire ate elektorat te vogel qe ju ka mbet e se paku vitin tjeter te keni ndonjë deputet në Kuvend se e late nam.Po tallet Europa me ju qe nuk arrini te zgjidhni një kryetar partie qe i duhet gja kujt.

  6. Armandi says:

    Pse e shani Spahon , ai nuk percakton vitin , mbase e ka fjalen per marsin e 2021 shit .
    Me ke do dale ne proteste ky , protestaxhiu ????

  7. hasani says:

    Rikthehuni nqs keni marre masa kunder gazit dhe dushit te ujit te ftohete, se keto ju presin po rifilluat protestat per tu kthyer ne pushtet, atje ku ishit me pare.

  8. Pashai says:

    Pikërisht në muajin që pritet të Çelen bisedimet për antarësimin…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje