Rama drejt Berlinit: Do takoj Merkelin për Konferencën e Donatorëve

26 Janar 2020, 16:08Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama është nisur sot për në Berlin, pasi nesër do të takojë kancelaren gjermane Angela Merkel lidhur me Konferencën e Donatorëve që do të zhvillohet në datë 17 Shkurt në Bruksel.

Në postimin në rrjetet sociale, që e shoqëron me një foto nga avioni, kreu i qeverisë e thekson se takimi me kancelaren do të jetë enkas për Programin e Rindërtimit.

“Për në Berlin për takimin me Kancelaren Merkel, enkas për Programin e Rindërtimit në vigjilje të Konferencës së Donatorëve, që do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt” shkruan Rama.

Pak ditë më parë Edi Rama ishte në Itali për t’u takuar me homologun e tij Conte dhe ministrin e Jashtëm Di Maio, teksa deklaroi se fatura e dëmeve nga tërmeti është rreth një miliard euro. Megjithatë, ashtu sikur e përsëriti edhe sot gjatë prezantimit të platformës online që do shërbejë për të aplikuar banorët e prekur nga tërmeti, “shpresat nuk do të varen vetëm nga ajo se çfarë do të dhurojnë ndërkombëtarët” tha Rama.

Pas Berlinit, kreu i qeverisë shqiptare do të ketë një tjetër takim para Konferencës së Donatorëve në Bruksel në kuadër të përpjekjeve për të qenë sa e suksesshme.

7 komente në “Rama drejt Berlinit: Do takoj Merkelin për Konferencën e Donatorëve”

  1. Homer says:

    Borxhe dhe vetem borxhe. Turp

  2. Ton says:

    Pse nuk udheton me wiz air zoteri…Kursen bileten……

  3. SPAKTAKU says:

    donatoret? i ke ne Turqi e Katar…ngele jashte shtetit..duhet nje urdher arresti per ty…

  4. elton says:

    30 vjet shtet pas komunizmit dhe akoma duke lyp rrugve te Europes. Habitet kur sheh qe ikin shqiptaret pastaj….

  5. mik says:

    Si nuk i zuri by.. tha vend ketij njeriu te bej punen per te cilen asht caktuar, por sorollatet neper bote me parat e popullit ma te varfer ne Evrope !! Ti sillesh sikur ke çekun e bardhe !!
    Kurre nuk ka par ky vend njeri ma Narcicist se ky K/minister ( jo se te tjeret kan qene ma te mire, por ky ja kalon te gjitheve ).
    Nje mu.. t ke per te marre edhe atje. Evropa nuk asht e marre me t’dhane pare’ ty me shetite neper bote, tu ushqu egon tande prej Narcicisti.

  6. Eri says:

    E kemi derguar kryeministrin tone te lype neper bote me avion me parate tona.Per kete e zgjodhem me 1 milion vota qe ta cojme per te lypur jo per te arrestuar hajdutet Berisha Meta Basha e kompani e per tu sekuestruar pasurite qe i bene duke vjedhur Shqiperine e te na ktheje dinjitetin si popull.Lypje te mbare z.kryeminister.

  7. Ledio says:

    Mbajeni mend kete qe po ju them: Ky do mundohet te na behet si Putini edhe Erdokari po e lane. Ndersa 2 te paret vertet jane diktatore por te pakten bere edhe diçka, ky erdhi edhe do qendeoje ne pushtet me.mashtrime oridinere. Ky ngeli ne Berlin, Paris, Stamboll etc edhe vetem sjell mashtrime edhe fjale boshe. Sikur vetem leket qe ka shpenzuar/ shpenzon ky bashke me Lal Erin ne udhetime edhe dieta te ishin investuar, do kishim 2 spitale super moderne ne Shqiperi. Pa le leket qe kane mbledhur/mbledhin kur ka qene/jane Krye-Kar Bashkie ? Do ishte ndertuar nje lagje e Tiranes komplet Koha e antishqiptare edhe maskarenjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje