Dy muaj nga tërmeti tragjik, Basha: Asnjë i arrestuar, asnjë hetim serioz! Rama i dështuar, unë i duhuri për kryeministër

26 Janar 2020, 13:53Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kujton tërmetin tragjik të 26 nëntorit, nga i cili shënohen sot dy muaj, prej kur Shqipëria u “zgjua” nën rrënoja, duke lënë 51 viktima e mijëra ndërtesa të shkatërruara.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, shoqëruar dhe me foto nga pasojat e tërmetit, Basha shkruan se sot, dy muaj pas këtij tërmeti, “të gjithë jemi dëshmitarë sesi shteti i babëzisë dhe korrupsionit ka dështuar në çdo detyrë”.

Mesazhi i Bashës:

Dy muaj pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, ndërsa përkujtojmë me dhimbje 51 jetët e humbura, të gjithë jemi dëshmitarë sesi shteti i babëzisë dhe korrupsionit ka dështuar në çdo detyrë.

Sot nuk ka ende një faturë reale dëmesh të vlerësuara.

Sot nuk ka ende një vlerësim përfundimtar të objekteve të pabanueshme dhe të dëmtuara.

Sot ka ende mijëra familje që kalojnë ditët e ftohta nëpër çadra, pa asnjë ndihmë nga shteti.

Sot qytetarët vazhdojnë të sorollaten nga njëra zyrë në tjetrën për të marrë bonusin e qerasë.

Sot ka mijëra qytetarë të cilët nuk kanë ku të fusin kokën dhe nga dëshpërimi, janë futur në banesat e dëmtuara duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të fëmijëve.

Sot fëmijë e të moshuar janë në gjendje të rënduar shëndetësore për shkak të kushteve të vështira në të cilat po mbijetojnë që prej dëmtimit të shtëpive.

Ende sot nuk ka asnjë masë për të ndihmuar në ringritjen e biznesit në Durrës e në zona të tjera të dëmtuara nga tërmeti.

Shumë biznese po mbyllen e qindra qytetarë po mbeten pa punë.

Rënia ekonomike e Durrësit sjell rënie ekonomike të të gjithë vendit.

Sot është e qartë për qytetarët se kjo qeveri dhe ky kryeministër i dështuar prodhon vetëm gënjeshtra dhe korrupsion, gjë të cilën e vërtetoi edhe raporti i Transparency International.

Nëse 150 milion dollarët që Edi Rama u jep 10 oligarkëve do të ishin akorduar për qytetarët, sot do të ishin strehuar në banesa me qera cdo qytetar që është lënë në mëshirë të fatit.

Nëse qeveria do të kishte miratuar paketën ndihmëse për biznesin e dëmtuar, do të kishte nisur rimëkëmbja.

Ndërkohë për krimin shtetëror në Thumanë që mori 24 jetë, nuk ka asnjë të arrestuar, asnjë hetim serioz, vetëm heshtje nga prokuroria politike që mbron Dakon dhe Bushin me urdhër të Edi Ramës.

Cdo ditë dështimi dhe mashtrimesh, është një ditë vuajtjesh më shumë, një mundësi e humbur për tu ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë dhe për të kontribuar në rimëkëmbjen ekonomike dhe rikthimin në normalitet të jetës së mijëra familjeve. Dhimbja dhe vuajtja e tyre nuk mund të kapërcehen me lugën bosh të një kryeministri të dështuar.

11 komente në “Dy muaj nga tërmeti tragjik, Basha: Asnjë i arrestuar, asnjë hetim serioz! Rama i dështuar, unë i duhuri për kryeministër”

  1. Arben says:

    E lexova të gjithë artikullin por në asnjë vend nuk konstatova që të thoshte ‘une i duhuri për kryeministër ‘ . Apo e thoni që të nderseni me sharje komentuesit tuaj injorante në portal.
    Jeni bërë edhe ju me keq se kazani .

    1. Kalec Dega says:

      Mjere Shqiperia, ai dihet qe eshte deshtak po ti je gozhda e fundit ne arkivolin e Shqiperise si vend e komb. Po ne fund te fundit nuk eshte faji yt. Kur te vish ti ne pushtet, ne qofte se ndodh, qofte largu, ti do ti sigurosh pension te lumtur Rames ashtu si po ta siguron ai ty tani. Ju nuk mund ta kuptoni pushtetin pa njeri tjetrin.

      Njoni Islamik e tradhetar
      tjetri tradhetar dhe i tani Ka r.

  2. Johani says:

    Ah mjer shqiperia qe tka e lum PD! Lum PD se me ty te gjithe kriminelet Jane ne nje kope,kurse mjer shqiperia qe i ka ra taksirati le ty dhe quditerisht ke ftyre te flet pet shqiptaret,o Zot la kujton millosheviqin kur fliste me berishen dhe i thoshte : une flas per shqiptaret e mij,duke aluduar per shqiptaret e kosoves,e kur ti dhe meta ishit kaq largpames pse nuk i shpetuat qytetaret turq nga termeti, se sa per shqiperine ti e ke deshmuar se drejtesia jote ka dekoruar e shperblyer vtasesit dhe denuar viktimat andaj kujt i flet ti per drejtesi, gjykatesit tu dhe te berishes ishin ish roje pyelli qe denoin njerez sipas urdherit tuaj,bash si millosheviqi dikur ne kosove per nje parolle *kosova republike* 15 vite burg kurse per nje shqiptar te vrare dekorata plus shperblim pagese e pozite, pra tique bash ke denuar edhe Nexhlije Hoxhen se kishte pire 12 kafe kurse ke shperblyer vtasesit e Remzi Hoxhes apo te 21 janarit,prandaj shqiptaret te urrejne aq sa sikur te ishe njeri duhet te zhdukesh e jo te leh si i qartur.

  3. juristi says:

    O Vani le nam o derbardhe.

  4. Zigur Qarri says:

    Po t ishte basha i kishte arrest-leshuar vdiqe per nje cik kryeminister ky koqe tik tak tik tak nano ik hymnin lule

  5. Po ti je i pari per ne burg po kush tju fute mafia qe ka zaptuar vendi

  6. Timi says:

    Po kur shpëton Basha nga arrestimi me gjithë ato krime mbi supe të shpëtojnë edhe ndërtuesit nga ndëshkimi se nuk bën ndonjë dallim. Shtet L(l) eshi.

  7. ?? says:

    Basha !
    po nuk ike ti, PD-, nuk vjen në pushtet !

  8. Pyka says:

    Pusho o legen muti!!!Jo jo,ai vend te meriton Ty!!!!!hahaha pinoku i vogjël……shiko bert çimçakizi të bëri me euro,gjyqin ta mbylli,disa ti mbylli baca Sal…hë më të lumtë …..çu qi robtë shqiptarëve se kështu e duan….hahaha!Harrova për pak,bëj të fala k/legenit dmth piktorit….haha!Ju qi……

  9. MH says:

    Ti per kryeminister!?
    Je kokrra e qesharakut i mbuluar me idiotizma pafund.
    I damshperblyet permbytje e fshatrave te rrethinave te Shkodres(2 uje dhe nji oriz,Shkodra veneciane).Sepse iket dhe kur erdhi qeveria e gjatojes fshataret e rrethinave protestonin per marrjen e damshperblimve te premtuara nga ish qeveria yte.Ore zotrrote.
    Populli me ty kryemnister asht njisoj sikur cekani i farketarit ti qendroj mbi koken dhe kurrizin e popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje