Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj ka dhënë detaje sa i përket procedurës së aplikimit për të gjithë ata banorë që u janë dëmtuar banesat e tyre nga tërmeti i 26 nëntorit.
Pasi prezantoi platformën ai i bëri thirrje zyrtarëve të bashkive që të mos i lënë qytetarët e prekur nga tërmeti të bredhin nëpër zyra, por brenda muajit tua bëjnë dosjet gati për ndërtimin apo rindëtimin e shtëpive.
“Nga e mërkura do duhet të ketë në cdo bashki nga një zyrë, ku jo qytetarët duhet të vijnë tek ju, por të merrni qytetarët për të bërë aplikimin online.
Platforma bazohet në vetë deklarimin e qytetarëve. Do të deklarojnë dëmet. Të gjitha Bashkitë do të dërgojnë tre persona që do trajnohen nesër në orën 11:00, procesin e aplikimit.
Që të kenë të saktë zonën, sipërfaqen e banesës. Kryetari i njësisë administrative do e marrë me shkrim, njësia administrative e hedh online.
Aty ku qytetari ju jep të drejtën të mblidhi dokumentacionin vetë, atëherë do ia merrni ju. Është detyra juaj. Kemi bërë një manual të detajuar.
Fillon vlerësimi dhe apelimi, brenda fazës së dytë. 30 ditë duhet të ketë mbaruar aplikimi me dosjet e shoqëruara. S’ka të bëjë të ketë akt pronësie.
Çdo njëri nga ne ka një dokument të tillë në lidhje me pronësinë, përveç atyre që nuk kanë filluar procesin e legalizimit dhe s’kanë asnjë dokument.
Në bazë të saj, do ta shikoni që dy janë programet kryesore.Bëhet në mënyrë automatike. Më 6 shkurt mbaron procesi në Entin e banesave e prokurimit për modelet modulare, por që janë anti sizmike euro kod. 7-10, njësitë e autorizuara do të hapin prokurimet për njësitë individuale.
Mos i thërrisni qytetarët t’iu vijnë disa herë në zyrat tuaja, duhet t’i bëni ju dokumentet, me certifikatë, etj. Unë do të ndjek nga afër procesin.
Sistemi i pikëzimit ka të bëjë me faktin që ligji na detyron të kemi një listë prioritare, që nuk mund të ndryshohet sipas qejfit. Ndërkohë, nuk do t’i lini qytetarët të bredhin për dokumente, do t’i bëni vetë”, tha Ahmetaj.
Sekretar prefesor Beni, lol..i zgjedhur nga Partia per te ndihmuar qytetare…
as vete Beni nuk e di se per cfare po flet…..???!!