EMRAT: Kush janë 6 shqiptarët që u kapën sot me 50 milion euro kokainë. Kryetari ‘tmerri’ i policës greke

25 Janar 2020, 19:22Politika TEMA
EMRAT: Kush janë 6 shqiptarët që u kapën sot me 50 milion

Policia greke ka zbardhur aktivitetin e organizatës ndërkombëtare të trafikut të kokainës,anëtarët e së cilës u arrestuan mëngjesin e së shtunës në vendin e quajtur Astakos ne Mesologji të Greqisë.

Gjate një deklarate për shtyp,mbrëmjen e së shtunës,drejtuesit më të lartë të policisë helene,deklaruan se shkatërrimi i kësaj organizate kriminale,i dha një goditje fortë trafikut të kokainës në zonën e ballkanit.

Sipas burimeve policore greke,krehu i organizatës është 41 vjeçari,  Aleksandër Pemaj,një emër i njohur në botën e krimit shqiptar në Greqi.

Sipas policisë, Pemaj ka qenë edhe herë të tjera në burg, madje ai është dënuar disa herë nga drejtësia për vepra penale tepër të rënda.

Ai ka qenë anëtar i bandës së Marian Kolajt, një i arratisur nga burgjet greke, i cili u ekzekutua prej policisë greke, gjatë një përleshjeje të armatosur në afërsi të kufirit shqiptar.

Drejtori i policisë së Atikës, deklaroi se hetimet lidhur me këtë organizatë ishin  nisur prej të paktën 6 muajsh, mbas informacioneve të marra nga autoritetet amerikane, se një sasi e madhe droge do të nisej nga Republika Domenikane me destinacion Greqinë, dhe në vazhdim do të shpërndahej në Shqipëri dhe Spanjë.

Pasi u bë i mundur identifikimi i të dyshuarve, policia greke, në bashkëpunim më policinë spanjolle, atë shqiptare dhe autoritetet  doganore greke, i vunë ata nën survejim 24 orë në 24.

Përveç 8 të arrestuarve, janë identifikuar edhe disa shtetas shqiptare dhe arabe, të cilët aktualisht edhe pse janë identifikuar, ende nuk janë arrestuar.

Prej hetimeve rezultoi se pagesa për drogën është distancuar prej një shtetasi arab, i cili konsiderohet së është një prej krerëve të organizatës, ndërsa pagesa është kryer nëpërmjet bankës nga një shtetas shqiptar me banim në Shqipëri, i cili edhe ka garantuar këstet e pagesave, por edhe justifikimin e tyre në bankë, si pagesë për mallra tregtie që subjekti i tij tregtar, importonte nga jashtë.

Policia greke thotë se anëtarët e organizatës merrnin masa që të mos përgjoheshin, por metodat e përdorura prej agjensive ligjzbatuese ishin tepër efektive.

Gjatë fazës finale, autoritetet  pritën që ngarkesa të sistemohej në banesën në të cilën edhe u gjet prej policëve, ndërsa menjëherë janë arrestuar të gjithë anëtarët e saj që ndodheshin  në Greqi, në aksione blic në disa lagje të Athinës.

Të gjithë të arrestuarit ishin të skeduar prej policisë, edhe për ngjarje të tjera kriminale, madje të gjithë kishin kryer dënime në burgjet greke.

Në cilësinë e provës materiale prej 1181 kg kokainë e pastër, vlera e së cilës llogaritet në mbi 50.000.000 euro, u sekuestruan edhe shuma kesh  prej  231.000 euro,3 pistoleta,1 kallashnikov,5 autovetura dhe 19 celularë.

Kreu i policisë greke, tha se hetimet do të vazhdojnë, ndërsa priten edhe arrestime të tjera në Greqi,  Shqipëri dhe Spanjë.

Emrat  e te arrestuarve shqiptare nga aksioni për sekuestrimin e 1181 kg kokaine  janë.

SANDËR PEMA

ARBËR PËRDEDA

ERGON TUSI

ERLIN ZOTAJ

LEK DODA

MAKSIM PREÇI.

Sandër Pema dhe Maksim Preçi janë kushërinj nga i njëjti fshat.(TCH)

29 komente në “EMRAT: Kush janë 6 shqiptarët që u kapën sot me 50 milion euro kokainë. Kryetari ‘tmerri’ i policës greke”

  1. . says:

    Polici shume e suksesshme, shembull per policat tane bermedhenj te koruptuar.

    1. Cudia says:

      Ndjehem i lehtesuar qe me ne fund greku po na trajton me respekt. Nuk i adresohen ketyre plehrave si grup alvanosash por si nje grup nderkombetar. Shqiperia po ecen perpara.

      1. abc says:

        O Cudia, etika e politikes dhe e gazetaris ne Greqi eshte prej vitesh shume me e avancuar se ne Shqiperi.
        Ne medjat dhe shoqerin raciste shqiptare behet lajm i pare c’do “pordh” e Greqis, e adresuar tek Ne, sa do e pa rendesishme te jete.
        Jemi ne 2020 dhe akoma degjohen idjotesira tallava “me xhamadan, o sa e madhe eshte Shqiperia”, “o sa mir te jesh Shqipo”, “o kuqe-zi” …
        te cilat nuk i degjon ne as nje shtet tjeter, por vetem tek ato mesjetare dhe diktatoriale.

      2. Ani says:

        Ore disa prej juve Shqipfolesve keni vertet komplekse inferioriteti, dhe cdo gje e keni ne mendjen tuaj.

        Ju ka ngel mendja disa prej juve tek jevgjit neo grek.

        Edhe sikur tju thone Alvanose, qe do te thote Shqiptar, cfare problemi ka?

        A nuk jane Shqiptare keta?

        Grup nderkombetar u thuhet, sepse aty ka pas edhe arabe dhe grek.

    2. Bandite te lindur says:

      Nuk kane faj ata ne filmin “Taken” kur i pershkruajne keta si Tropoxhane (Tropojane). Maskarenj e bij maskarejsh. Kriminele e bandite te ndyre. Tani gezojini parate qe keni fituarf ne burgjet e Greqise. “Ju befshin mire”.

  2. Nje qytetar says:

    Ha ha ha …. edhe pse qarkullonin miliona , maloku nuk I ndahet tasit me groshe …ha ha …

  3. Ani says:

    E meritojne jevgjit neo grek te mbushen me droge po hajd.

    Konsumuesit me te medhenj te Hashashit neo greket tek vetullsh jane.

    1. Baba says:

      Grosha ushqimi. Me cilsi te lart per jetzgjatjen e njeriut ne Burg. Hahah

  4. TIRONA says:

    Shqipetar mos rri po duku,shqipetar !
    Na mbyten maloket katundare te papare!

  5. Gazetar i Tmershem says:

    O Gazetar ku qendron ky tmeri se eshte kapur dhe here te tjera, dhe ka bere dhe here te tjera burg, u kap dhe sot dhe do beje burg prap po ky paska qene peshk e kishin klient policat nuk e kuptova tmerin e policise nga ky.

  6. mik says:

    ha ha ha … bande e rrezikeshme me aktivitet nderkombetare duke hanger fasule ne nje tas plastik ordiner !!
    Te gjitha fotot tregojne djem me bluza gabit e pantallona te shkurtera, por qe bajne bisnes me dreoge deri ne 50 milion euro !!
    Sot u arrestuan dhe sot u moren te gjithe keto te dhena, pa prit gjykaten me dhane vendimin e saj.
    A duket kjo histori e besueshme ?

    1. Matrapiku says:

      O koqe (shiko mir foton) ne burg grosh do hashe, here here dhe ndonje kar si puna tende ne koridhalo.

      1. mik says:

        koqja e sat ame. Po cfar te bera more te qi… te matrapiku ne by…. qe me quan koqe ? Kaq te varfer jeni ne mirsjellje ?

        1. Ani says:

          Mos u shqeteso se Matrapiku eshte vlleh neo grek.

          Parardhesit e tij kane ngrene historikisht shume car nga Shqiptaret dhe atij vazhdon ti pelqeje, cari edhe ne Kordhalo sic po thoten

        2. Spartakos Thraks says:

          “mik” Mos u trishto, mirsjellja për disa është fjalë ose xhest i huaj. Folë sa të duash ti, nuk kanë për të ndryshuar. Dy nga tre fjale që thonë janë [email protected]@i dhe [email protected]@@i ndërsa fjala e tretë është lidhësea “dhe”, tjetër gjë nuk dinë. Meqenëse fjalori i tyre është i pasur me këto fjalë, ata i përdorin gjithë ditën vend e pa vend. Pra me pake fjale janë gjithë ditën me një “@@r në gojë” .
          Sa për ata tipat me drogën policia ka 6 muaj që i përgjon në bashkëpunim me DEA, dhe policinë e Shqipërisë.

  7. Pssssss says:

    50 milione euro prape duke ngrene tas me groshe.Shqipot jane specie ne zhdukje,duhen ruajtur.

    1. HAKO says:

      Pssssss je shembull i plote i kompleksit te inferioritetit,dikush e shikon fasulen si burim fibre dhe karbohidratesh,ndersa rasti yt,si shenje varferie.

  8. Greku says:

    Alamet dashnore ka pas ne burg , mashalla mashalla

  9. Al says:

    NUk eshte se po e mbroj por nuk e shihni se janë photo nga burgu.ky është problemi qe cfare po ha?

  10. Likja says:

    PO CA DO HANIN NE BURG.U KAN MARU PARET.VETEM FOTO 5 ESHT JASHTE..TE TJERAT JAN NE BURG…DO THUSH TI.ME CEL NE BURG.PO JA QE HYKA DHE CEL.NBURG TE GREKUT…

  11. Phoenix says:

    Qenkan shumë të afërt për të qenë të rrezikshëm.

  12. Olimpia says:

    Brezi zero….as shkolle dhe detyrim nga diktatura komuniste,as shkolle dhe kulture pune te lodheshme nga kapitalizmi.Ky eshte brezi qe u rrit ne vitet 90…t i teorise nga zero dhe anarkise feudale kriminale te hitlerucit tribal Berisha,te aventurierit te perkedhelur Pashko dhe te banditit Hajdari..Per fat te keq eshte akoma ne veprim prej afro 30 vitesh,hitleruci Berisha,i toleruar nga e djathta perendimore dhe hiperliberalet Nano dhe Rama.I gjithe ,,revolucionit fashist,,i 2019 eshte veper e hitlerucit Berisha me ne krah ducen e vogel Meta.Per fat kete radhe perendimi e ndali.
    Ka shume ,,analiste,,profesore,,gazetare,,qe ia hedhin fajin periudhes socialiste 44…90 ..apo karakterit kombetare te shqiptarit…Eshte thjesht nje mashtrim gjigand.Cdo populli,po i shkaterrove bazen ekonomike prodhuese,po e le pa pune dhe pa mundesi jetese ,shndrrohet ne drejtimin negativ,egersohet,humbet vetite njerezore,moralin,bashkejetesen,kulturen.Dhe per fat te keq rolin vendimtar ne keto faza e luajne individe te vecante.Ne rastin e Shqiperise ,roli i Sali Berishes eshte fatkeqesia me e madhe historike e Shqiperise, e barabarte me pushtimin otoman.Cmenduria me e madhe,akoma kemi Sali Berishen qe komandon gjysmen e politikes shqiptare.

  13. Na myten says:

    Komentet mbi tasin e groshes jane treguesi me i sakte i inteligjences se shqiptarit te internetit

  14. Lani says:

    Beni krahasimin e atyre dy rasteve qe dolen ne shtyp qe droga erdhi ne Durres dhe policia shwiptare kapi dy shoferet fukarenj dhe me tutje asgje.Kjo tregon e stertregon se organet qe duhet te luftojne trafiqet jane pjese e zinxhirit te trafikut.

  15. Pellazgos says:

    Si ta kuptojme kush ishte “Shqipetare” Hamzai dhe shumica e Gejicareve qe me deshire u bene “Myslimane” apo Jeorgios Kastriotis qe luftoi per Epir,Ilyri,Greqi zoti me comentin Ani?
    Mos te duket fantasi historia me Cajupin qe i ben Geniceret Orthodhoks qe u bene myslimane turq me pengje te ashtuquajture “shqipetare”derra?
    Kur bere derr e arine
    Cdeshe qe bere Tur-qine.,d.m.th edhe turkoallvanine.
    Kurse Governatori dhe Deputeti turk i betuar si i tille ne Parlamentin e saj Ismail Beu,Frashellinjte etj nuk ishin “Shqipetare” se ndryshe do luftonin ketu po te donin “clirim” nga Osmanet,apo do vazhdonin Luften e Revolucionit te Arvanitasve te filluar e 1821.
    Tani se kush ishte “Shqipetare” atehere kur per 500 vjet kishte vetem institucione Greke dhe Osmane ketu ne Epir eshte ceshtje e atyre qe kane dy gram tru dhe jo idiote dhe ignorante si puna tende zoti me comentin Ani.
    Kur Andoni nga Zagoria thoshte kete per Osmanet e thoshte edhe per Eqerem Bej Vloren qe thoshte te jesh “Shqipetare” je turk.
    Tani be diferencen kush ishte “Shqipetare”.
    Ai qe i thoshte dhe i thote Kostandinopolit te Kastriotit Stamboll,apo ata qe nuk u turqizuan nuk u Evropianizuan d.m.th te quhen Elvisa,Eltone,Eduarte,Klintone Madline,Erdogane etj.

  16. ndrea says:

    Perse nuk i eleminojne keta kriminela…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje