A e sabotoi PD hapjen e negociatave? Klajda Gjosha refuzon të përgjigjet

24 Janar 2020, 19:47Politika TEMA

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha nuk përjashton edhe përgjegjësinë e opozitës në numrin e madh të largimit të shqiptarëve.

E ftuar në studion e ABC News me gazetarin Endri Xhafo, Gjosha tha se sherret politike janë një faktor që shqiptarët po lënë masivisht vendin.

“Këtu vijmë te mënyrat se si qeveriset Shqiperia, te vizioni i liderëve tanë. Sot në QSUT ka vende bosh dhe nuk ka kërkesa për tu punuar. Edhe ata që punojnë sot kërkojnë të largohen.

Duhet ta pranojmë këtë, është një plagë për Shqipërinë, jo vetëm çështja e mjekëve, po largohen mësues, bankierë.

Këtu kërkon një thellim edhe më të madh politik. Nuk duhen sherre politike. Sherret sjellin pasigurinë te shqiptarët. Unë mendoj që është momenti i duhur , që opozita të ngrihet me liderushipin e saj për të nesërmen”, tha Gjosha.

Xhafo e pyeti Gjoshën nëse PD kishte sabotuar hapjen e negociatave për Shqipërinë në qershor, por Gjosha zgjodhi të mos flasë.

“Nuk mund të flas për PD-në, jam këtu për të folur për LSI-në”, tha ish-ministrja e Integrimit.

1 komente në “A e sabotoi PD hapjen e negociatave? Klajda Gjosha refuzon të përgjigjet”

  1. Zigur Qarri says:

    Natyrisht qe PD-ja eshte fajtore qe nuk u hapen negociatat Shqiperise dhe Maqedonise me BE-n.Keshtu eshte ne te gjith Boten,
    opozita eshte fajtore per deshtimin e Qeverise.I dobëti,viktima e ka fajin.Fajtor qe tregojn me gisht Ramen si perdorues droge,
    eshte Basha,qe jo vetem nuk drogohet,por nuk pi as cigare!Gabim fatal qe PD-ja denoncoi Kryetaret e Bashkive dhe Deputet
    gangstera te PS-s,sepse kjo demtoi imazhin e Qeverise mafioze te D’Rames.Rrofte karizmatiku Taulant Balla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje