Tri javët e para të vitit 2020 kanë qenë tepër të “nxehta” në Foxha, qytetin e vogël në Pulia. Disa sulme me bomba, një vrasje dhe katër komuna të vendosura në gjendje të “administrimit të jashtëzakonshëm”. Më 10 janar, banorët e qytetit dolën në rrugë për të protestuar kundër krimit të organizuar.
Nga 15 shkurti, një grup “task force” me seli në Foxha do të nisë punën për të luftuar grupet mafioze, të cilat janë përleshur së fundmi mes vetes, por edhe me juristët, autoritetet dhe bizneset vendore. “Këtu takohen bizneset e ligjshme dhe ato të paligjshme, është vendi i gjërave të turbullta”, thuhet në një raport të fundit të Drejtorisë Anti-Mafia.
Rrënjët e krimit të organizuar në Pulia datojnë nga vitet 1980. Bosi Puno Rogoli njihet si themeluesi i “Sacra Corona Unita”, edhe pse qëndron pas hekurave në Bari, prej vitit 1981. “Sacra Corona Unita” është një organiatë e tipit mafioz, ku 50 klane me rreth 2000 anëtarë u bashkuan për të organizuar më mirë kontrabandën e armëve, njerëzve, drogave dhe cigareve.
Pas disa vitesh qetësi, bandat e Foxhas i janë rikthyer dhunës. “Fama është thelbi i fenomenit të mafias”, thotë Andrea Leccese, ekspert kriminalistik dhe autor i “Malapuglia”, një libër rreth krimit të organizuar në Puglia në vitin 2019. “Kemi të bëjmë me mafie të zhurmshme, që tërheq vëmendjen rreth vetes”.
Ndryshe nga grupet e Barit, ato të Foxhas nuk kanë pësuar konfiskime të mëdha financiare nga ana e autoriteteve. Aktiviteti kryesor i tyre shantazhi ndaj bizneseve vendase dhe përdorimi i zjarrvënies së qëllimshme ose sulmeve me bomba për t’i bindur që të paguajnë.
Sociologu Leonardo Palmisano thotë se është e vështirë të gjesh në Foxha një politikan vendas që nuk ka lidhje me klanet. “Të djathtë e të majtë, kjo shkakton konfuzion edhe te publiku që nuk di më kujt t’i besojë”, thotë ai.
Pozicioni gjeografik i Foxhas ka ndikuar në kufizimin e fuqisë së klaneve mafioze aty. Ata nuk mund të zgjerohen në drejtim të Barit, për shkak të klaneve “Cerignola” dhe “Andria”, ndërsa bregdetin e dominon klani “Romito”. “Duke mos pasur akses te kokaina dhe lidhjet me kartelet amerikano-jugore, ato shtrydhin në maksimum bizneset vendase. Ndërsa klanet e tjerë, si ato të Barit, kanë pasur gjithmonë lidhje me grupet kriminale të Ballkanit”, thotë Palmisano.
Në periudhën janar-shkurt 2019 kishte mesatarisht një sulm ndaj bizneseve në çdo katër ditë, sidomos ndaj atyre që kishin denoncuar në Polici, ndërsa ka pasur raportime se bizneseve u kërohen deri në 100 mijë euro. Por duket se këto kërkesa janë shumë të larta për banorët e Foxhas, që kanë nisur të ngrenë kokë.(A2)
Protesta e banorëve të Foxhias
Protesta e banorëve të Foxhias
Qyteti i Foxhias
Pino Rogoli konsiderohet themeluesi i "Sacra Corona Unita"
Po nuk i çove në ZERO të gjithë pa përjashtim , aq sa të mos i mbetet as edhe një euro në xhep , jo aty, po kudo në botë krimi i organizuar të zhduk e të heq qafe edhe me urdhëra nga burgu . Hiqi bazën ekonomike dhe s’ke nevojë me i fut as në burg , se nuk i hudh njeri qyrret . E pe që po luan bishtin , priti kokën përsëri duke e lënë lakuriq në mes të rrugës . Puna është se në cilën anë do qëndrojë SHTETI, në anën e KUSHTETUTES , që mbron jetën , mbron pronën , mbron bizneset e rregullta e të ndershmeë dhe mbron lirinë e njeriut , apo do tërhiqet prej hundësh nga mafia e kasta politike e korruptuar dhe që është e lidhur e i shërben mafies ?
S’ka rrugë dhe zgjidhje tjetër .
Dhe, dihet botërisht dhe është e vërtetuar shkencërisht , që, çdo veprim dhe presion do përballet me të njejtën madhësi me veprimet e presionet e kahes së kundërt nga ata që po vuajnë e po shtypen . Çdo gjë ka një kufi . Kur shkon aty ku s’mban më , pëllcet .
Nuk mundet për një kohë të gjatë , që ai që punon ditë e natë , të vuaj edhe për bukën e fëmijëve dhe të jetojë me frikë , kur të tjerët , pakica e përkrahur nga shteti e politkanët e korruptuar të hardallisen me djersën e gjakun e tyre.
Kështu po i vjen puna me ndodh edhe tek ne . Litari po shtrëngohet dita me ditë nga abuzimi , mashtrimi dhe mafia që po lulzon .