Anëtarësimi në BE, Balla: Besimplotë se gjatë këtij viti Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të nisin bisedimet

24 Janar 2020, 14:08Politika TEMA

U zhvillua sot në Kryesinë e Kuvendit mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Në fjalën e tij zv.Kryetari i Këshillit, Taulant Balla deklaroi se më 29 janar Komisioni Europian do të publikojë metodologjinë e re të vlerësimit dhe të monitorimit të zbatimit të detyrave të shtëpisë nga vendet kandidate, në kuadër të vlerësimit qoftë të ecurisë së procesit të para hapjes së negociatave, qoftë me procesin tjetër që pason, e ku unë jam besimplotë se gjatë këtij viti Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të nisin bisedimet.

Sipas Ballës, rekomandimi për hapjen e bisedimeve për anëtarësim mbetet një konstante e pandryshuar për Komisionin Europian. Besoj se brenda 27 vendeve anëtare të BE-se pas datës 31 janarit, të ketë një konsensus te plote lidhur me bisedimet për anëtarësim.

Fjala e plotë e Taulant Ballës:

Pa dyshim kjo është një çështje e rëndësishme e që lidhet me detyrat e shtëpisë të çdo aktori, qeverisë, Kuvendit apo aktorëve të shoqërisë civile për të adresuar këtë tematikë dhe për të ndërgjegjësuar një pjesë të caktuar të shoqërisë tonë që akoma nuk e kane kuptuar qe azili në vendet e BE nuk ndihmon as ata, as Shqipërinë, pasi Shqipëria nuk konsiderohet më prej kohësh si një vend nga i cili mund të jesh grup  i caktuar vunerabël për tu trajtuar  me azil.

Edhe në shifrat që parashtoi kryetarja Hajdari, duket qartë se janë më pak se 2 % e atyre që kërkojnë azil në vendet e BE e përfitojnë atë dhe kryesisht ose pjesa më e madhe janë në Francë dhe kjo lidhet edhe e një vakum  të papërditësuar që kanë bërë vende si Gjermania lidhur me legjislacionin e tyre për trajtimin e emigrantëve që kërkojnë azil.

Do doja të ndaja me ju faktin se metodologjia e vlerësimit nga partnerët tanë do të ndryshojë, më 29 janar Komisioni Europian do të publikojë metodologjinë e re të vlerësimit dhe të monitorimit të zbatimit të detyrave të shtëpisë nga vendet kandidate, në kuadër të vlerësimit qoftë të ecurisë së procesit të para hapjes së negociatave, qoftë me procesin tjetër që pason, e ku unë jam besimplotë se gjatë këtij viti shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të nisin bisedimet.

Në lidhje me publikimin  emetodologjisë së re që pritet të publikohet gjatë javës së ardhshme vetë KE ka rikonfirmuar se “paralelisht me dakordësimin e vendeve anëtare për metodologjinë e re të ndryshuar, KE i qëndron rekomandimit se bisedimet për anëtarësim duhen çelur sa më parë me Shqipërinë edhe me Maqedoninë e Veriut”. Rekomandimi për hapjen e bisedimeve për anëtarësim mbetet një konstante e pandryshuar për Komisionin Europian. Besoj se brenda 27 vendeve anëtare të BE-se pas datës 31 janarit, të ketë një konsensus te plote lidhur me bisedimet për anëtarësim.

Për t’u rikthyer tek tematika e këtij takimi, dua të theksoj që pikërisht kjo tematikë kërkon një sinergji mbarëkombëtare dhe një bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtare. Nuk do të doja të cekja masat e marra nga qeveria apo të diskutoja mbi strategjinë e migracionit të parregullt, sepse kemi përfaqësues të qeverisë që do të flasin në detaje dhe do te raportojne para Kuvendit në lidhje me këto çështje.

Sot dua të flas mbi nevojën për të shkurajuar sadopak të mundemi rënien në batakut të një lajmi të rremë  që shqiptarët po largohen më shumë sot sesa 5 apo 10 vjet me parë. Raportimet dhe studimet mbi trendet demografike për vendin tonë në raport me rajonin e Ballkanit janë më optimiste sesa lajmi i rremë, por kjo nuk duhet të na pengojë për të qenë të angazhuar në marrjen e masave për të ndaluar aq sa mundemi largimin e qytetarëve tanë nga Shqipëria.

Nëse analizojmë fenomenin e emigrimit, ky i fundit është një faktor konstant për vendin tone, për rajonin e Ballkanit Perëndimor por edhe më gjerë për sa kohë dallimet në të ardhurat për frymë dhe standardit të jetesës midis vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Europës Perëndimore do të vazhdojnë të jenë në këto nivele, njerëzit do të kenë arsye për të emigruar.

Se fundmi ne Portugali gjate fushates zgjedhore te zhvilluar 2 muaj me pare, ishte beteja per te rikthyer te larguarit nga Portugalia. Në linjë për sa më sipër më lejoni t’ju sjell në vemendje rastin e Kroacisë e cila në 1 korrik 2013 është anëtare e BE-së, fakt që nënkupton arritjen e standardeve në fushën e demokracisë dhe ekonomisë që ne synojmë të arrijmë. Megjithatë është po ashtu një fakt i pakundërshtueshëm që nga Kroacia, mbas anëtarësimit për periudhën 2013-2016, janë larguar nga vendi rreth çerek milioni kroate, të cilët vendosën të emigronin në vendet e BE-së kryesisht për një standard më të lartë jetese. Prandaj është e qartë që flukset migratore për vendet tona do vazhdojnë të jenë një realitet i pandashëm, por ajo që duhet të punojmë të gjithë së bashku është që të dekurajojmë aq sa mundemi arsyet e migrimit.

Të nderuar kolegë,

Me rëndësi është të theksojmë një aspekt që lidhet me fenomenin e migracionit, i cili po kthehet në shqetësim. Nëse në dy dekadat e para rajoni paraqiste përgjithësisht karakteristikat klasike demografike të vendeve të varfra ku emigracioni masiv kompensohej nga norma të larta lindshmërie. Ajo që po vërehet me shqetësim në Ballkanin Perëndimor, dhe për fat të keq edhe vendi jonë nuk bën përjashtim, është fakti që në vitet e fundit po shfaqen karakteristika demografike të vendeve të pasura si rënie të lindshmërisë dhe një popullsi me tendencë plakjeje ku mosha mesatare po i afrohet asaj të vendeve të Europës Perëndimore.

Instituti i Statistikave (INSTAT) e vërteton këtë fenomen ku në katër vitet e fundit vërehet një përgjysmim i asaj që përkufizohet si shtesa natyrore , dmth diferenca midis numrit te lindjeve me numrin e përgjithshëm të vdekjeve vazhdon të jetë një shifër në ulje. Ndërsa emigrimi për periudhën 2014-2018 paraqet një ulje të lehtë.

Për këtë qëllim qeveria dhe të gjithë aktorët duhet të të punojnë me hartimin dhe zbatimin e politikave të mirëfillta për të ndalur uljen drastike demografike të popullsisë si një emergjencë kombëtare që mund të zbusë efektet që mund të ketë nesër në ekonomi një fakt i tillë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje