Kryeministri Edi Rama deklaroi se përpos procesit të integrimit i ka shprehur ambicien presidentit të Këshillit të Europës edhe për luftën kundër KÇK-së
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në ambientet e kryeministrisë, Rama tha se “nuk kemi kohë për të humbur, dhe se qeveria është gati për të hedhur hapin kundër KÇK-së”.
“BE ja një diskutim të brendshëm dhe me të gjithë mirënjohjen për vëmendjen. Varet nga metodologjia e re që do të bien dakord vendet e BE dhe cila do të jetë qasja. Në këto kushte edhe Franca të ishte duke kërkuar të hynte në BE nuk do të pranohej nga Franca pa rënë dakord si do të zhvillohet procesi dhe ne duhet ta respektojmë.
Nëse objektivi do të materializohet në investime të inkurajuara dhe mbështetura në më shumë mbështetje për vendet e rajonit për sektorët kyc dhe politikave Europiane në tërësi kjo përbën një arsye për të qenë të inkurajuar.
Pavarësisht se cili do të jetë vendimi i radhës për celjen apo shtyrjen e negociatave ne do të bëjmë atë sikur të ishin hapur negociatat, se e bëjmë për veten tonë.
Kam ndarë me presidentin edhe ambicien për të hedhur një hap të ri dhe pa humbur kohë në luftën kundër krimit të organizuar dhe KÇK-së dhe kështu do të vijojmë hap pas hapi, rëndësi ka që në fund të këtij viti Shqipëria të jetë një vend më i mirë” tha Rama. “ – tha Rama. (TemA)
Gazetar nallban, ky eshte presidenti i Keshillit Evropian, jo Keshillit te Evropes! Jane dy gjera krejt te ndryshme o tutkall!
Mbretëria belge më ka marrë apartamentin me forcë që prej 23 tetorit.
Veting per politikanet,deputetet,ist ministat e ministra,drejtoret e pergjithshem,drejtoret,sekretaret e pergjithshem,zv ministrat, drejtoret hipoteka,kryetaret e bashkive e ish komunave, inpektore tstimore e doganiere….nga viti 2005 e ketej……nuk jane me shume se 1000 se ata jane ricikluar….Atehere do behet Shqiperis me shtet.