Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla teksa vlerësoi nisjen e hetimeve nga SPAK për Lefter Allën, tha se nëse akuzat që kryebashkiaku konsumonte kokainë do të vërtetohen, reagimi i PS do të jetë i ashpër.
Në një deklaratë për median Balla tha gjithashtu se PS nuk merr në mbrojtje askënd dhe se drejtësia duhet të bëj detyrën.
“Prej dhjetorit 2019 kur ka filluar puna SPAK, subjekti i së cilës janë nga presidenti tek të zgjedhurit vendorë, duhet të pranojë një standard ndryshe nga ai që ka qenë.
Unë dua ta përshëndes SPAK për fillimin e një hetimi të plotë.
PS nuk do të marrë kurrë në mbrojtje askënd. Unë nuk di pistat ku po heton prokuroria.
Sapo prokuroria të ketë ngritur akuza reagimi im do të jetë i ashpër. Bashkohem me qytetarët e Bulqizës për të ndjerë neveri nëse vërtetohet ashtu si ndjejmë neveri për partitë që po e përdorin.
Unë nuk i kthej asnjë përgjigje Partisë Demokratike. PD ka akuzuar kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës dhe prej 6 muajsh nuk është vërtetuar asnjë akuzë.
Ju thatë 5, mund të ketë edhe 55, por tani kemi organet e drejtësisë për t’i shkuar deri në fund.
Rast i djeshëm është një rast për të vërtetuar se çështjeve nuk mbyllen me një akuzë politike. Ajo që duam ne është se nëse vërtetohen akuzat është që dënimi të jetë i ashpër”, tha Balla. (TemA)
PS-ja ben mire te mos kandidoje kesisoj plehrash.
Si elektricist, sa mu kerkua te verifikoja vidjon dhe une i thashe nuk ja vlen te ftoni FBI -ne…..se Arjani te cepi pallatit eshte teknik TV dhe e di ma mire ate pune.
Aq i sigurte se kur nuk do zbulohet e verteta sa Taulant Balla i premton largimin cecenit te Partise.
Si s’ju vjen turp. Nuk late me hajdut e drogaxhinje pa i bere kryetar bashkie. Ik more se na hapet barkun.
Rrofte SPAKU Taku Avukati
=
A do studjoje Tojoten Yaris, SPAKU i Tualetit?
Meqe jeni bejani kontrollin mjekesor dhe ministrave te Rames.Fillojeni nga Ahmetaj me Klosin se boll paguam me taksat tona njerez te droguar dhe te paafte.
O SPAK ! MERR NE SHQYRTIM ATE QE MBYLLI GJYQIN E CEZIT SOT? ATE TE BASHES DJE? ATE TE SALIUT PARDJE; O SPAK ! Degjon? Per keto budallalleqe u be SPAK-u?! Ky eshte zhgenjim total. Dhe tani duhet revolucioni qe pretendon Saliu por qe do ta vere perpara dhe ate.