Nga miq të ngushtë, Mehmet Shehu u kthye në një armik të rrezikshëm, që gjatë gjithë jetës ishte përpjekur të eliminonte Enver Hoxhën, në shërbim të misioneve angleze, amerikane, jugosllave e sovjetike.
Në librin e saj më të fundit, “Përjetime dhe meditime në jetën time politike”, Nexhmije Hoxha “zbulon” anët e errëta të Mehmet Shehut, të gjitha gabimet që ai kishte bërë gjatë viteve, akuzat nga vetë Hrushovi dhe të dërguar të KGB-së.
Ndër të tjera, ajo arsyeton se përse Enver Hoxha, edhe pse kishte kaq shumë të dhëna, nuk dyshoi asnjëherë te Mehmet Shehu, por e justifikonte gjithçka me karakterin e tij të vështirë dhe ambicioz.
Nexhmije Hoxha zbulon se çfarë përmbante dosja sekrete në kasafortën e Hysni Kapos dhe deponimin e Fiqiret Shehut në gjyq, pas vetëvrasjes së të shoqit.
Nga Nexhmije Hoxha
Në veprimtarinë luftarake të lavdërueshme të Brigadës së Parë, Enver Hoxhës nuk mund të mos ia tërhiqte vëmendjen fakti që, dy a tri herë, Mehmet Shehu nuk zbatonte “urdhrat” e Komandantit të Përgjithshëm, si në rastin kur iu kërkua që me forcat e tij të kalonte Shkumbinin dhe të marshonte drejt zonave verilindore të Shqipërisë për çlirimin e tyre.
Në këto raste, Enveri, duke u treguar i matur në gjykimet e veta, këto qëndrime të Mehmet Shehut i shihte thjesht si shfaqje të mendjemadhësisë, të prirjes për t’u treguar si ushtaraku më me përvojë, ngaqë kishte studiuar në Kolegjin Ushtarak në Itali dhe si pjesëmarrës në Luftën e Spanjës.
Megjithatë, nuk përjashtohet që Enver Hoxha të ketë bërë lidhje e të mendojë se qëndrimi i M.Shehut për moszbatimin e urdhrave ose për zbatimin e tyre me shumë vonesë, mund të ishte i ndikuar nga misionet aleate angloamerikane në Shqipëri, që vepronin sipas porosive që merrnin nga zyrat e Qendrës së tyre në Bari dhe Kajro. Është e njohur që shefat e këtyre i kishin drejtuar vetë Enverit, si Komandant i Përgjithshëm, radiogramin a kabllogramin ku kundërshtonin lëvizjen e forcave partizane drejt veriut të Shqipërisë.
Kaq mund të supozonte atëherë Enver Hoxha për atë gabim të Mehmetit, duke ditur që misionet anglo-amerikane, e nxitjen nga “Qendra” e tyre, provokonte rëndom dhe ndërhynin pranë shefave të reparteve partizane dhe atyre të Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar. Por në atë kohë, këto qëndrime dhe gabime të M.Shehut, Enveri i shpjegonte edhe me ndikimin e Harri Fullcit, pasi i dinte lidhjet midis tyre dhe që të dy këtu kishin një vlerësim të veçante për njëri-tjetrin. Fullci njihej si “pagëzuesi” i Mehmet Shehut dhe për aq kohë sa qe në Shqipëri, u mor me organizimin, si të agjenturës së vjetër amerikane, ashtu edhe me agjenturën e re.
Gjatë luftës, Enveri ka konstatuar edhe që Mehmeti shfaqte herë pas here pakënaqësi. Por a mund të dyshonte ai se këto pakënaqësi dhe hatërmbetje vinin jo thjesht nga tiparet e karakterit të tij dhe nga ambiciet që ai kishte për karrierë dhe për pushtet? Ku ta dish? Vetëm Enveri e dinte se çfarë mbante fshehur në kokën e tij lidhur me këto. Vetëm pas vetëvrasjes dhe nga gjyqi i Fiqiret Shehut, Enveri u njoh me fakte që dëshmonin se Mehmeti bashkë me të shoqen ishin rekrutuar që në kohën e Luftës nga Dushan Mugosha i OZNA-s (UDB-së) jugosllave.
Me këtë shpjegohen qëndrimet e Mehmetit, menjëherë pas çlirimit në mbështetje të politikave grabitqare të Jugosllavisë titiste ndaj Shqipërisë. Kontaktet me zyrtarët jugosllavë, lidhjet me punonjës të ambasadës jugosllave në Tiranë, të cilët në fakt ishin agjentë të UDB-së ai i bënte duke pasur si ndërlidhës Feçor Shehun. Nga dokumentet sekrete të vitit 1960, të nxjerra nga kasaforta e Hysni Kapos, doli se Mehmeti kishte vepruar në rrogoz dhe fshehtas shokëve dhe Partisë.
Ai i kishte shkruar letra me raportime të fshehta jugosllavit Dushan Mugosha, shefit të misionit të BS, major Ivanovit, të cilëve u bënte thirrje “të shpëtonin Partinë tonë Komuniste nga Enver Hoxha”. Enveri nuk kishte si ta dinte që Mehmet Shehu nga fundi i vitit 1944 gjente kurajën për t’iu drejtuar të huajve prapa shpinës së Partisë dhe se çfarë lidhjesh kishte krijuar me ta. Në disa botime të bëra në këto vitet e fundit janë gjetur materiale dhe të dhëna mbi korrespondencën e organizmave dhe të personaliteteve zyrtare britanike gjatë Luftës Nacionalçlirimtare në Shqipëri.
Në disa prej tyre duket interesi që kanë pasur këto organizma për Mehmet Shehun. Sigurisht që ky interesim nuk ka qenë i rastësishëm dhe pa synime. Në librin e historianit dhe publicistit anglez Xhon Hillidej, i cili ka studiuar dosjet mbi Shqipërinë në arkivat angleze, ndër të tjera citohet një raport i Shtabit të SOE (Special Operations Executive-Drejtoria e Veprimeve të Posaçme), me qendër në Kajro, në Bari-Forca 399, i datës 11 nëntor 1944. Në këtë raport ishin përmbledhur të dhënat nga dymbëdhjetë misionarë anglezë të kthyer nga Shqipëria, që flisnin lidhur me influencën e Anglisë. Ndër të tjera, aty thuhet: “…Ka rëndësi të mbahen parasysh opozita e fortë brenda Lëvizjes dhe krerët e saj të mundshëm”.
Ndër pesë emrat e radhitur në listën e kësaj opozite, i dyti vjen ai i Mehmet Shehut. Përbri emrit të tij ishte një shënim, ku thuhej: “..njeri ambicioz e vanitoz, i cili për njëfarë kohe është mbajtur nën fre nga Partia… Është komunist, por ka ambicie personale që ia kalon besnikërisë së tij ndaj Partisë” (shih Jon Halliday, “Shqiptari dinak”, SHB “SHPATI”, Zvicër, 1993, f.233). Më tej, në këtë libër thuhet se “…Kuadrot e SOE-s në Shqipëri e mburrin Shehun… se ishte i vetmi shqiptar, nën urdhrat e të cilit oficerët anglezë i vunë njerëzit e tyre… ka shumë të ngjarë që anglezët (ose ndonjë anglez) të jenë përpjekur ta ‘rekrutonin’ Shehun… Këtë supozim e përforcon akoma më tepër fakti që grupi i SOE-s që punonte me Shehun, në mesin e vitit 1944 shprehej në atë kohë se parashikonte çarje ndërmjet Shehut dhe Hoxhës” (shih Jon Halliday, po aty, f.233-234). Ndërsa për lidhjen e Mehmet Shehut me amerikanët qysh gjatë Luftës, flitet edhe në librin e publicistit shqiptaroamerikan, Lukas, që e ka shkruar duke u bazuar në dokumente sekrete të misioneve amerikane në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ndër të tjera aty thuhet se Nik Kukiç, zëvendësshef i misionit amerikan në Shqipëri, në tetor të 1944-ës ndodhej pranë Divizionit të Partë të Ushtrisë Partizane, të drejtuar nga Mehmet Shehu, dhe kontaktonte me të në ambiente të hapura, ku nuk kishte njeri tjetër pranë. Në këtë libër pohohet gjithashtu që Kukiç i raportonte qendrës së tij informacione me konsiderata për M.Shehun. Bazuar në dëshmitë e vetë Kukiçit, libri sjell edhe një bisedë autentike të tij me Mehmet Shehun, të bërë në fund të muajit tetor 1944, ku ai i ka thënë Mehmetit të eliminonte Enver Hoxhën e të bëhej ai vetë i pari i Shqipërisë.
Aty thuhet që edhe ky propozim u refuzua nga M.Shehu, i cili i ishte përgjigjur: “Nik, mos bisedo me mua për gjëra të tilla. Unë s’mund të jem i pari, unë jam ushtarak, Enveri është politikan” (shih Peter Lucas, “Misioni amerikan në Shqipëri”, SHB Bota Shqiptare, Tiranë, 2008, f.233). Siç shihet, Mehmeti i ka dhënë një përgjigje të mirë, por problem është se ai nuk e njoftoi Enverin për këtë propozim kaq të drejtpërdrejtë për eliminimin e tij. Përse ia mbajti të fshehtë, edhe nëse e konsideronte thjesht një provokim? Në fakt, ky propozim që i bëri Kukiçi nuk ka qenë aspak i rastësishëm.
Siç shkruhet në libër, Kukiçi që e njihte mirë Mehmetin, i ka thënë Lucasit ndër të tjera: “Edhe nëse Shehu fshihte ndonjë armiqësi ndaj Hoxhës, ai nuk e shfaqte atë”. (Shih: Peter Lucas, po aty). Nga kjo del që misionari amerikan kishte biseduar për shumë gjëra me Mehmetin, kishte mësuar për idetë dhe qëndrimet e tij, përderisa guxonte ta udhëzonte, pa dorashka që të hidhej në veprim e të vriste Enverin, pa u tutur se mos Mehmeti e denonconte. Siç dukej, kishte njëfarë sigurie. Këtë siguri, zëvendësshefi i misionit amerikan e kishte krijuar ngaqë e dinte që Mehmeti kishte kaluar nëpër duart e Harri Fullcit, prandaj dhe takohej e fliste me të vetëm për vetëm, në mënyrë aq konfidenciale dhe në mjedise ku nuk kishte njeri. Ndërsa nga deponimet e Fiqiretit dhe të akuzuarve të tjerë në gjyq doli që Mehmeti kishte lidhje të vjetra dhe mbante kontakte me CIA-n amerikane. Në ç’kohë ishte rekrutuar si agjent nga CIA nuk dihet saktë, por në deponimet e bëra në gjyq del që në vite të ndryshme, ai është kontaktuar nga agjentë të saj, të cilët e kanë udhëzuar të vepronte pa u kompromentuar vetë. Ata e kishin urdhëruar të bënte plane konkrete për përmbysjen e regjimit në Shqipëri, madje i kishin dhënë të gatshme edhe disa variante për eliminimin fizik të Enver Hoxhës.
Kohët e fundit po deklasifikohen mjaft dokumente të arkivave të CIA-s dhe të KGB-së, nga të cilat kanë dalë materiale dhe fakte që flasin se Mehmet Shehu ishte vënë edhe në shërbim të agjenturës ruse. Në një dokument të Departamentit Amerikan të Shtetit (“Foreign Relatios”, 1949, faqe 299), thuhet shprehimisht: “Rusia ka pushtuar Shqipërinë… Kontrolli politik ushtrohet përmes regjimit të Hoxhës dhe njeriut të Moskës, Shehu, që është ministër i Brendshëm dhe anëtar i Byrosë Politike…”
Kujt i hyjne në punë këto histori kriminelësh dhe degjeneratash ?
Kemi histori te kriminelëve,degjeneratave dhe hajdutëve të sotëm.Kemi inflacion kriminelësh.
Na tregoni nëse del ndonjë humanist,intelektual apo iluminist,gjë e pamundur në shqipëri.
Turkoshqiptare dhe turkomuniste deri ne vdekje. Cfare pret kur emrin e ke nexhmije?
Sa me shume flet kjo kunder Mehmetit , e tregon veten se , te dy me Enverin paskan qene njerez te neveriteshem fare , qe kerkonin nen-shtrim total nga koleget, qe te mos kishin asnje lloj mendimi kunder tyre , ne te kundert ishin armiq,
C’esht kjo hajvane femer me ligesi akrepi !
Po je ne nje shtepi dhe zihesh me babane , vellane, nenen eyj ,
por kjo nuk do te thote qe je armik me ta
e jo me ne shoqeri. dhe ne jetenn politike njerezit kane mendime re kunderta
Kjo qenka skandaloze fare me keto qe shkruan
Shume gabim ka bere Mehmet Shehi qe nuk e ka vrare Enverin ,
ta ekzekutonte ne vend , se Enveri ka dashur nen shtrim total ndaj shokeve , edhe per gjera qe nuk merte vesh fare .
Kjo Nexhi perdor hamendjet e saj , per te konkluduar qe Mehmeti ja qene spiun , Kjo nuk ka asnje fakt
Hahaha. Hajde krijese e lige hajde !
Mendo sikur Mehmeti ne rini te tij , te koshte qene pjese e Rinise Fadhiste , sic ishte kjo neperka e Dibrez ,
direkt kjo do thoshte ka qene i rekrutuar spiun edhe nga italianet
Vetem Ne hi nuk rekrutohej dot , se e ka bythen mbrapa lol
Dhe sa per ushtarak i Zoti , per Mehmetin thoshte edhe Komandanti Nazist i forcave gjermane ne Shqiieri , ne kujtimet e tij , qe i botuan ne gazet Panorama , ku ai thoshte se “ Mehmet Shehi ishte ushtarak shum i
Gabim Mehmeti qe nuk i futi nje plumb kokes Enverit dhe pastaj kjo Nexhi fashistja , qe i nxjerr njerezit armiq duke pare enderra me su hapur, te shkonte ne hale
Nexhmija e nis rekrutimin e Mehmet Shehut ne Kampin Francez,ku mbaheshin luftetaret e kthyer nga Lufta e Spanjes.Permend edhe Qamil Celiramen si deshmitar.Permend edhe Skender Luarasin.
Qamil Celiramen e kam njohur vete dhe kam biseduar me te .
Enver Hoxha e denoi me diskretitim ne Keshillin e Lagjes dhe ne Komitetin e Partise.Atehere ishte 80 vjec.
Nexhmija ja vesh denimin e Qamil Celirames,Mehmet Shehut. Arsyet perse Mehmet Shehu u lirua i fundit nga kampi i Frances jane te tjera dhe keto do ti shkruaj ne nje Liber,sepse ketu mi vjedhin.
Na çau bythen kjo plaka fantaksur
me gjithe te shoqin e banden e tij kriminele.
Ushqim për dërrat. “Stomaku” i një njeriu normal nuk mund të tresë të tilla marrëzira. Të sëmurë për ruajtjen e frerëve të pushtetit, ngado shohin vetëm armiq dhe tradhëtar. Kështu është, kur shtetin e gjykon si pronë tënden dhe nuk vepron si një drejtues i radhës, por i njeh vehtes të drejtën për sundim të përjetshëm. Shkurt, mesjetar.
Keto kavje të regjimit komunist,edhe pse ju ashte dhane mundesia për të kerkuar falje,për të gjitha ato krime kunder shqipetareve,mundohen të sistemojne edhe të vdekurit e tyre!
Dreqi e ka nje prezence në toke,e kto jane misherimi I vete djallit!
Murtaja që s’te bie
O nexhmije!
Justifikime te ndyra e asnje fakt real per te njollosur shehun dhe justifikuar qendrimet e enverit ndaj tij.
Teorira alla Enverçe kur shpallte armiq. Enveri e njihte shume mire Mehmetin,masakrat dhe vrasjet qe kishte kryer ai ndaj popullit shqiptar,armiqve dhe miqve te shqiperise dhe per kete u gradua nga enveri ne postin e kryetarit te qeverise per gati 30 vjet. Enveri ishte maniak per te hamendesuar çfar ka ne mendje njeriu,dmth per rastin konkret Mehmeti dhe po te mos ishte per fejesen e djalit te tij me nje familje gjoja te deklasuar per pushtetin ai ishte pa diskutim pasuesi i Enverit. Mehmeti,Fiqreti e Ladi bene veprime te quditshme pikerisht ne kohen qe Enveri kishte vrare e pushkatuar shume antare byroje e antare te K.Q si tradhtare. Siç i themi nje fjale te urte popullore ju zune syte perde, dmth shikonin qimen ne syrin e tjetrit e kishin traun ne syrin e tyre,e kjo i shkaterroj. Mehmeti spyeti Enverin per fejesen dhe se njoftoi fare,thirren djalin e Enverit Ilirin per ceremonine e fejeses e shperfillen Enverin e Nexhmijen, Ladi djali i Mehmetit shkoi shef te ndermarrja ku punonte djali i Enverit,etj. Plani i Mehmetit per ta mbajtur sa me sekret fejesen per sigurimin e Enverin nepermjet Feqorit,dmth per ta bere fakt te kryer. Kjo mjafton qe Mehmeti vrau veten,biles shume vone. Mos te ndodhnin keto ishte padiskutim zevendesi i Enverit. Nuk pyeste Enveri Nexhmijen apo Ramizin. Dredhia e Mehmetit ishte si drita e diellit. Teorinat qe Mehmeti paska qene agjent apo donte te eleminonte enverin jane kote,thjeshte justifikime te Enverit per vetvrasjen e Mehmetit. Edhe tek ajo letra e famshme qe la Mehmeti para vetvrasjes tregon se sa i pasinqerte dhe i trashe ka qene ai .Per te mbrojtur familjen duhet ta pranonte fajin qe i mundua ta kryej fejesen me dredhi ndaj Enverit e te mos permendte hrushovin apo jagon. Sa per agjent dihet se ka qene edhe Enveri,i UDB dhe NKDV, pasi nga keto mori pushtetin. Mehmeti pasi eshte bere Minister e K/Minister nga Enveri nuk ka qene agjent e nuk ka patur nevoje te jete i tille. Por si Enveri ashtu edhe Mehmeti kane nje merite; Hajdudet me kollare po ti kapnin i vrisnin dhe pasurine e popullit megjithese nuk paten kapacitet ta shfrytezojne, e lane te pa prekur.
Edhe nje varg trillimesh e dezinformatash ne stilin ‘historine e shkruan fituesi’ nga kjo Don Xhungllina para se te shuhet.
Dmth te gjitha keto qe bente Mehmeti ishin ne kasaforten e “Besnikut te Partise” Hysni Kapos.
Dhe Besniku i Partise,shoku Hysni, nuk i kishte diskutuar me Enverin keto informacione qe vinin per Mehmetin,por i mbante sekret?!
Nuk duket fare e besueshme,se ndryshe Hysiut i ikte koka nese nuk i jepte Enverit keto informacione shume te rendeishme per numurin 2 te shtetit komunist.
Me e besueshme eshte teoria qe ti shoqja Nexhmije me Ramizin u bete bashke dhe ja futet Mehmetit,qe pas vdekjes se Enverit do te ishte lider i padiskutueshem i Shqiperise.
Ndoshta nga qe ishte dore e forte edhe tranzicionin do ta bente me te kontrolluar,por kjo eshte vetem nje hipoteze,pasi nuk e dime se si do te vepronte Mehmeti kur te binte Muri i Berlinit.
Sakte! ??
Per Demon dhe jo per Nexhmijen qe genjen tere kohen!
Dokumentet ne kasaforten e Hysni Kapos Enver Hoxha i dinte qe ne fillimin e viteve ’60-te, kur ato i solli ambasadori yne ne Austri, Gaqo Nesho, qe ishte edhe baxhanak i Hysniut. Ne ato dokumente nuk ekziston fare emertimi i Mehmet Shehut si agjenti BAB 008, sic shkruan Nexhmija ne keto kujtime te saj, qe do jene edhe te fundit.
Dokumentet u sollen nga nje i panjohur, qe u mendua nga Enveri dhe Hysniu se ishte agjent i KGB-se.
Ne vitin 1949 amerikanet krijuan nje grup per eliminimin e Mehmet Shehut, kjo eshte pasqyruar edhe ne shtypin tone te sotem. Po te ishte Mehmeti agjent i tyre, nuk besoj se ata donin ta vrisnin.
Si mund te kishte sukses Sigurimi i Shtetit ndaj nderhyrjes angloamerikane ne vitet 1949-53, po te ishte ministri i brendshem agjent.
Nexmija nuk ka turp qe flet per gjyqin e Fiqrete Shehut, kur sot dihet mire se edhe pyetjet e hetuesise per Fiqretin i formulonte Enver Hoxha.
Ekzistojne dokumente me shkrimin e tij per kete.
Nexhmije jo vetem je e paturp, por edhe pa moral njerezor. Shpif per te vdekur, sajon akuza, megjithese edhe Hekuran Isai, edhe njeriu i juaj, Sulo Gradeci i kane pergenjeshtruar akuzat tuaja, te cilat ju sot po i perserisni.
Zoti ju ka denuar me pasardhesit tuaj, niperit dhe mbesat, qe jo vetem nuk bene dot shkolle pas vieve 90-te, por u morren parate te tjereve per te luajtur kumar, si dhe u perfshine ne trafikun e droges.
Mos e harro kurre kete.
“I urti”, te jeni I bindur se edhe M.Shehu do te ecte me ndryshimet demokratike. Te gjithe e denim se ai ishte per ekonomine e tregut,te gjithe e dime se ai ishte kunder tufzimit, por kur pa marrine e te marreve, hodhi dhe ai nje gur kur tha ne nje materjal sekret per admistraten shtetrore: “Ne dime se atje ne Ramice te Vlores, do t’u vije zor kur t’u shkoje miku e nuk kane t’i therin nje qingj, por ne ju themi-ecni ne koperative dhe merrni 2 kg mish ta prisni mikun”.Kush e anaiizon kete skprehje, e kupton qe ai e njihte problemin dhe rrugen ku po shkonte ekonomia, por nuk kishte c’te bente.Ne se Shehu do te ishte pasuesi I Enver Hoxhes, apsolutisht nuk do te kishim kete Shqiperi qe kemi sot dhe Zj Hoxha nuk do fliste keshtu..Ka 39 vjet qe genjhet nje popull I tere me pallavra ,gjoja Shehu vrau veten, nderkaq Ministri I Shendetsise shkoi ne plumm se tha qe “kjo nuk eshte vetvrasje”. Qe Shqiperia do te ishte tjeter me Memetin,kjo ishte e qarte sepse “kishte cecua bicak”. Ai ishte arkitekti I ndertimit te vendit dhe apsolutisht nuk do te kishte prishur djersen e shqiptareve, Brenda te ciles ishte edhe mundi i tij Njihet si prepotent dhe arrogant dhe ketu ka te vertete, por koha tregoi se ne e kemi merituar prepotencen e tij.
Nehmija apo dikush tjeer prane saj nuk ka shkruar kujtime,
por ka bere studim amatoresk dhe i shte per kujtime dhe perjetime.
Per kete arsye shkrimet e saj nuk i hyjne ne pune askujt.
Ne fakt ky liber ka shume vlere per te deshmuar nder breza se sa te ndyre qene diktatura e kultit te individit me klanet e sahanlepiresve te saj, mjetet qe perdornin ne lufte ndaj bjeri tjetrit, shleljen e idealeve dhe perbaltjen sipas oreksit te personaliteteve dhe familjeve te tyre pas vrasjes. Sa deme te tmerrshme i sollen Shqiperise dhe edukimit moral e atdhetar te popullit. Ai apo ajo qe e ka shkruar realisht kete liber i ka bere cjerre masken falsitetit dhe imoralitetit kultit te individit dhe krimeve te tij