Kush gënjen, Edi apo Ramushi?

24 Janar 2020, 17:35Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Përballja e radhës mes dy kryeministrave të dy shteteve shqiptare, ka ngritur sërish të njëjtën pyetje në publik: kush gënjen: Edi apo Ramushi?

Haradinaj e cilësoi me këmbëngulje të enjten në mbrëmje në Open, homologn e tij në Tiranë, si një nga projektuesit e coptimit të Kosovës. Ai tha se ka dëshmitarë të huaj dhe shqiptarë, të cilëve Rama u ka folur për këtë gjë, madje ai pohoi se është gjendur edhe vetë në tryeza ku Rama e ka shtruar këtë temë.

Por, përkundrejt pohimeve se ai ka qenë një fanatik i shkëmbimit të teritoreve, kryeministri shqiptar i cilësoi ato si ‘bërllog politik”. Me stilin e tij ai shtoi batutën: “Unë kam dashur ta ndaj Kosovën, po aq sa ç’ka dashur Ramushi ta ndajë Princ Harryn nga Familja mbretërore”.

Megjithëse këto qëndrime diametralisht kontradiktore nuk kanë më vlerë politike, pasi tani të gjitha palët e pranojnë varrosjen e idesë së çmendur të shkëmbimit të territoreve, zbulimi i së vërtetës i shërben më shumë historisë, për të kuptuar se kush ka qenë në anën e drejtë apo në atë të gabuar të saj.

E këtu, ndonëse nuk kemi ndonjë foto, ku Rama të jetë duke vizatuar harta e Ramushi duke i grisur ato, ndonëse nuk kemi dokumenta për të parë se ç’plane kanë hartuar treshja Vuçiç- Rama- Thaçi e me kë komplotoi Haradinaj për ti penguar ato, ne mund të nisemi nga qëndrimet që kanë mbajtur palët gjatë këtij debati mbi dy vjeçar.

Dhe në këtë pikë shancet më të mëdhaja janë që si gënjeshtar të etiketohet kryeministri ynë. Sepse në mënyrë indirekte por këmbëngulëse ai është reshtuar hapur pro partizanëve të shkëmbimit të teritoreve.

Fillimisht në kulmin e debatit për këtë temë, kur Hashim Thaçi, i cili e artikuloi atë i pari në gusht të 2018, duke u vënë në qendër të akuzave, Rama i doli atij në mbrojtje me shprehjen tashmë të njohur: “Kush i thotë Thaçit tradhëtar është vetë gomar”.

Por, anësia e tij nuk përfundon këtu. Për ti shkuar deri në fund kësaj aventure marroke, Edi Rama riskoi të prishej edhe me kancelaren Merkel. Shumë më parë se shefja e qeverisë gjermane të dilte publikisht krahas kryeministrit të Bosnjes, Zvizdiç (gusht 2018) ai e kishte thirrur në Berlin Edi Ramën për ti marë premtimin se ai nuk do ta mbështeste këtë çmenduri.

Rama ia dha premtimin në kancelari, sy më sy. Por më pas, atëhere kur llogariti se plani i ndarjes kishte mbështetje amerikane, ai u tregua i gatshëm ta tradhëtonte kancelaren: “Merkel është kancelarja që mbron interesat e vendit të saj, kurse unë ato të vendit tim” tha ai në mediat shqiptare.

I bindur se mundësi të tilla të arta “vijnë vetëm njëherë”, ai e shkarkoi në janar ministrin e jashtëm Bushati, që kishte dalë publikisht kundër hapjes së Kutisë së Pandorës duke mbështetur obsionin gjerman.

Dëshmi se Rama ka qenë pro zgjidhjes të shkëmbimit të teritoreve janë edhe shumë interlokutorë të huaj që kanë folur direkt me të.

Që në gusht të 2018 në një shkrim për Washington Post,  Carl Bild, pas një bisede me të, pohoi se kryeministri shqiptar është i hapur ndaj kësaj ideje. Të njëjtën gjë konfirmoi shumë më vonë edhe ish ministri gjerman, Christian Schëarz-Schilling, i cili pas një bisede me të pohoi se Rama e shihte këtë mundësi si një hap për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

Që Rama ka qenë i përfshirë në këtë projekt të nisur në Beograd e konfirmon edhe fakti se ai nuk e goditi asnjë herë atë publikisht. Këtë gjë do ta bënte vetëm pasi kjo çmenduri kishte dështuar dhe vetëm pasi presidenti serb Vuçiç e shpalli publikisht në gusht 2019 se idetë e tij kishin dështuar dhe se plani i ndryshimit të kufijve kishte vdekur.

Vetëm pas kësaj kryeministri mori lirinë të deklarohej prer dhe pa ekuivoke në Real Story se “Unë jam kundër shkëmbimit të territorit dhe kundër përcaktimit të kufijve etnikë” .

Ky pra është historiku i këtij kalvari, i cili na lejon që, edhe pa qenë prezent në bisedat sekrete, edhe pa pasur fotot e hartave apo filmimet e tyre ti japim sot të drejtë, Ramush Haradinajt. Kryeministri i Kosovës që pati guximin ta denoncojë publikisht këtë aferë, që pas darkës në shtëpinë e Hashim Thaçit, në shkurt të 2019, pikërisht në kohën kur ajo dukej sikur kishte edhe mbështetjen e Uashingtonit, na ka thënë gjithmonë të vërtetën.

Dhe ne sot nuk kemi nevojë për një proces gjyqësor për të kuptuar se Edi Rama na ka gënjyer edhe dje edhe sot.

33 komente në “Kush gënjen, Edi apo Ramushi?”

  1. qazim says:

    Fole perseri o nipce sic di ti te flasesh,me urrejtje,hamendje rramushjane,shpifje cmendurake e mediokritet mbreselenes vetem e vetem te nxish sa me shume te jete e mundur Edi Ramen.E meriton te jesh kapobanda e organizates llapaqenese.

    1. xyz says:

      Ramoshi gënjen.
      Edi nuk ka gënjyer kirrë në jetë!

    2. Shinjestra says:

      O Bushat muti.Ramushi eshte nje koqe gomar dhe ashtu do ngalet sado qe ti kerkon ta mbrosh.Gjyqin do t’a fitoi Rame se Ramushi ka shpifur per te perçudnuar figuren e Rames.Ramushi si mik i ngusht i Sali Berishes,kriminelit shqipetar,kerkon te mare pjese ne luften qe i ka shpallur Saliu Edi Rames.

    3. Krushku says:

      Rama eshte vetem nje aventurier,qe ka menduar per karieren e tij personale ne dem te interesave te kombit shqiptar!
      edhe gjyqi i hapur eshte mbyllja e ketij turpi te madh te pa degjuar ne bote midis dy shteteve!

  2. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

    sigurisht qe qafiri Hajredin asht tu rrejt……………….
    sa per kuriozitet ne cilindo ”duel” mes nje kristiani dhe suniti perhere ka dal fitues i pari,si perfundim i dyti te haje perhere ‘te gjatin” madje me ngunga……………gezuar ramazonin!

  3. SPAKISTAN says:

    Nuk besoj qe nje i pa shkolle di te genjeje.

  4. Landi says:

    Mos lexoni budalkaqet e ketij te shituri

  5. Detari says:

    thjesht mendoni sa here ka genjyer edi rama toptani keto 7 vite ne qenveri dhe kuptohet kush genjen nga keta te dy…

    1. Andi says:

      Nuk na e the sa here.Dhe per cfare.Ajo qe dime ne eshte se sa here ka dale ne gjyq me mashtruesit I ka ka fituar .

  6. Tironsi says:

    Ky rshte nje plere anti shqiptare.Bushati eshte nje filoserb

  7. Daj Sami says:

    Keta jane herojt e kombit,cfare thone keta eshte e verteta,keta jane dhe trima te cartun,keta te rrujn ate te gjatin,keta se rrujn medemek per ken,as per Amerike,as per Europen,per askend,po ti mor shkerrdhona komento pak qendrimine sotem te atij amerikani ne Beograd,na dil ti si trim qe je,megjithe ata herojt ne Kosove dhe Tirane dhe kundershtoje po deshe ate xhandarin nderkombetar,qe thoshte gjyshi jot dhe Saliu,dilni pra se ju jeni aq trima,qe o te vrisni,o te hani mun,po qe eshte e sigurt eshte kjo e dyta.Plehrat e kombit,qe kujtoni se bata rrotullohet rreth jush,Laskar.

  8. LORA says:

    Andush,je i vooockel per te kuptuar gjeopolitiken e shekullit 21, qofte edhe me ndihjen e kushririt tend dhjaks Ditmir,,,,qendro aty ku je mjeshter ,tek cic-micet e gropes septike mediatike sa ne Tirane e Prishtine.
    Boll i dole ne krah hajvanlleqeve te Ramushit,te cilit Populli i Kosoves ia dha me vote pergjigjen per “suksesin” e dallkaukllekut pa limit.
    Tung,Bushatllar.

  9. AVNIU says:

    Po ckeni o TIFOZE TE EDIT
    po ju sikur i ndiqni te pakten lajmet apo ?
    Bushati ju ka bere nje permbledhje te sakte te zhvillimeve ne kohe ju pelqen apo jo .
    Vetem diku gabon : Kishte gje me emer JOVAN BREGU ATY ?
    Po qe se e doni kshtu atehere keni te drejte .
    Zor te gjindet nje dokument i tille ,por analizat behen me deduksion dhe ketu Bushati eshte i sakte

  10. @ says:

    Ky njeri shkakton ndotje pamore dhe Tema dihet gjobitur sa here nxjer Bushin

  11. Petro ... says:

    Kush genje Rama apo Ram-ush!?! Andi apo Andushi! Me larte shikoj se e gjithe meselea eshte shkruar per Edi Ramen, as,nje fjale per Ram-ushin. Tani, perfundimisht per Andi Bushatin genjen Rama, per mua genjen Ram-ushi. Dhe e di pse? Ram-ushi çfare thote sot, nuk e thote neser, eshte vertete nje gomar ne politike e jo vetem; mbrapa tij jane “plejada” e Sali Berishe kriminelit qe akoma gjyqtaret dhe prokuroret po i mbyllin çeshtjen, por harrojne se gojen do te ja mbyllen ata qe u ka borxh. E shikoni çfare ndodh? Per keto as gazetaruci Andi Bushati nuk shqetesohet, vetem te largojne Ramen; por e dine keta qe qielli te bashkohet me token, bastardet dhe kriminelet nuk vijne me ne pushtet dhe jo vetem, dera e burgut ka filluar e hapet dhe i pret. Po pastaj?!

  12. Bushatja me injorancen e saj?? says:

    Fund fundit analist jam, por me takon te bej budallain edhe me kete pyetje se kush genjen ??. Ky analist e dije mire se nuk mund te hysh ne nje shtet te huaj dhe ta cuptosh ate, por meqe jam kunder Rames, hajt se po mbeshtes nje kryeminister injorant Rramushin ???

  13. Zgalem says:

    Per Ramushen , do te ruajme konsideraten , per luften gjithe jeten . Do ta keshilloja te mos merresh me politike dhe aq me pak me poste drejtuse,
    Politika eshte interes , por dhe art . Nuk kane mbetrur keta burra , t’i gjykoje Andi , qe ka gjithe jeten , qe genjen , neper ballafaqimet politike . Ramushi , po e kthen qeverrisjen ne nje lloj thashethemnaje permanente . lideri nuk merret me te thena , por me dekllaratat publike . E ka vete ne dore , si do ta organizoje Ramushi , jeten ne paqe , por gjithsesi , keshillat amerikane jane dritdhenese . Zgalem

  14. PEPJA says:

    O BUSHAT NUK E HA THAT
    SE KE NGJARE NGA YT ATE
    EDHE AI NE ATE KOHE
    BERI KRUSHQI ROKO KO.
    NGA TYRIRI SI MIU
    TAMAM SI MEDIU
    NGA SHPIRTI KATRAN
    SI HYSNIU O XHAN

  15. Zigur Qarri says:

    O nipi hysniut nuk te vjene turpe qe bene nje barazpeshe rambushin me ramen o plehre

  16. Burgajeti says:

    O Bishat!
    Po na bej dhe ndonje shkrim dhe per cfare ka shkruar sot Nexhmije Hoxha,se cfare mbante ne kasaforte Husniu yt.Perse nuk ishin ne arrkive letrat qe kishte derguar Mehmet Shehu,Dushan Mugoshes,Ivanovic Rus,aleateve etj,etj? Keto letrat duhet te ishin ne arrkivat Jugosllave,Sovjetike dhe Angleze e Amerikane,c’ne ne kasaforten e Husniut?
    Kush ja dha Husniut dhe ky perse nuk i dorezonte,kujt I vente presion me to dhe ne interes te kujt e vente presion
    Ja ke material me shumice per te zbuluar tradhetare,po ke dhe gjyshen gjalle,pyetedhe ate….
    Japan sure,te mos mbetemi pa marre vesh,kush genjen,Nexhmije apo Husnija….

  17. Gardisti says:

    Genjen Vitua or kopili i bllokut!

  18. Gipa says:

    Shiko bre Bushat kush nuk te beson dhe se po tregon se asnjiher nuk ia ke qelluar dhe se dy koqe mend nuk i ke po futja gjum se me mir te bie.

  19. Zigur Qarri says:

    O andi vogel o pervers o bllokmen nuk ke turp qe analizone dy figura diametralisht te kunderta kulturen e edi rames me injorancen e rambush gomarit

  20. Olimpia says:

    O idioti A.Bushati…Ka qene nje bisede e ngushte midis pese shqiptareve me pushtet ne Kosove…Jo nje bisede per pazar.Jane diskutuar te gjitha variantet e mundeshme se cila ishte rruga me fitmprurese per shqiptaret.Dhe natyrisht,ne kembim te bashkimit,eshte hedhur edhe ideja e shkembimeve te disa hapsirave nderkufitare..te barabarta.Natyrisht jo Mitrovica,apo liqeni…Por gjera te voglia.Ky ndryshim kufijsh,me pranimin e Serbise,Kosoves dhe peseshes perhereshme te KS te OKB do te rrezonte kushtin qe Kosova nuk mund ti bashkohet nje shteti tjeter,pra Shqiperise.Por se pari do te bente Kosoven antare te OKB…Kjo do ti sillte liri te plote veprimi.Por ky projekt natyrisht nuk pelqehet nga Europa .Si rrjedhoje shqiptaret mbeten te denuar per jete te ndare,Dicka do te realizohet shume gradualisht ne kuaderin e BE ne se do te mbijetoje,pas 20…30 vitesh.Kjo eshte loja o idioti sharlatan A.Bushati bashke me turmen tuaj te sahanlepiresve te kriminelit Berisha.Ne kete loje do te perfitonin mbi te gjitha shqiptaret,Ne perspektive edhe ATA te MV..Por edhe serbet.Por cfare te bejne ne ,per te mbetur ,,antiserbe,,te behemi edhe antishqiptare…???

  21. flamur noka says:

    Bushati (Andi) eshte krrici i gomarit Ramush.

  22. american16al says:

    Habitem qe shqipetaret i kushtojne vemendje Haradinaj , Kosova shpetoje nga dejtues dhensh qe vazhdon te demtoje ate she Shqiperine, vendi nuk drejtihet me cobane por me politikane me horizont dhe largepamesi te gjere dhe te larget ne te miren e kombit jo duke shtuar vuajtjet por duke i lehtesuar dhe larguar ato sa me shume.

  23. Andi Bushati BYTHLEPIRES says:

    Andi Bushati paguhet nga Luli dhe Mona ,per ra sulmuar Edi Ramen!!

  24. Edi eshte1 dhe vetem njesh says:

    Edi ramen nuk keni per ta gjetur kurre gabim sikur edhe ka ndodhur deri me sot
    Por nuk keni shanse as zero per ta gjetur genjeshtar ne ndonje vedim apo ……..etj
    Sepse ai eshte jo vetem i zgjuar por nuk i afrohet asnjeri ne politiken shqiptare

  25. Krushku says:

    Rama eshte vetem nje aventurier,qe ka menduar per karieren e tij personale ne dem te interesave te kombit shqiptar!
    edhe gjyqi i hapur eshte mbyllja e ketij turpi te madh te pa degjuar ne bote midis dy shteteve!

  26. Ed says:

    O idiot shkembimi I teritoreve apo korigjimi I kufijve nuk eshte I barabarte me ndarjan e Kosoves!!! Ndarja eshte ndarje! Nje gje kur ndahet nuk eshte me e tere dmth ne kete rastin e ndarjes Kosova do te humbte nje pjese te teritoreve te saja ndersa shkembimi I teritoreve ose regulli I kufijve eshte nje maredhenie jepje dhe marje dmth nuk humbet gje ! Thjesht jep dicka qe nuk eshte aq e rendesishme per ty dhe mer dica tjeter qe te intereson me shume ! Me nje fjale Kompromis!! Dhe kjo teori lindi ne Amerike ju caktua detyra Thacit ta publikonte dhe Rames te mos e kundershtonte !! Tani a ishte e mire kjo zgjidhje kete eshte veshtire ta thuash por kur kjo vjen nga Amerika behet e veshtire per ta kundershtuar! Nuk ka pasur nje plan per ndarjen e Kosoves dhe aq me pak kete mund ta bente Rama edhe sikur ai te ishte super tradhetari !!!

  27. rripitipitytytyrripity says:

    Ramushi eshte burre, eshte nga Gllogjani, nuk genjen pasi ajo zone dukagjini, eshte akoma zone ku burrat kapen pas fjales sic demi kapet pas briresh. Rama eshte burrec, bythepambuk blloku, skuth, i pakarakter dhe se fundmi me apo dashje, prej injorances, paaftesise apo prej urise per pushtet e lavdi eshte edhe antishqiptar. Rama kujton se ti thuash Ramushit genjeshtar eshte njesoj sikur i thote Bashes qe genjen edhe kur e pyet per oren, Ramushi ka tjeter kulture dhe marredhenie me genjeshtren dhe te verteten prandaj Rama me mire ti fuste plumbin sesa ta akuzonte publikisht per genjeshtar, ka njerez sot qe vazhdojne te rrojne per nje fytyre e jo vetem per pushtet, para apo lavdi.

  28. rripitipitytytyrripity says:

    Ramushi eshte burre, eshte nga Gllogjani, nuk genjen pasi ajo zone dukagjini, eshte akoma zone ku burrat kapen pas fjales sic demi kapet pas briresh. Rama eshte burrec, bythepambuk blloku, skuth, i pakarakter dhe se fundmi me apo dashje, prej injorances, paaftesise apo prej urise per pushtet e lavdi eshte edhe antishqiptar. Rama kujton se ti thuash Ramushit genjeshtar eshte njesoj sikur i thote Bashes qe genjen edhe kur e pyet per oren, Ramushi ka tjeter kulture dhe marredhenie me genjeshtren dhe te verteten prandaj Rama me mire ti fuste plumbin sesa ta akuzonte publikisht per genjeshtar, ka njerez sot qe vazhdojne te rrojne per nje fytyre e jo vetem per pushtet, para apo lavdi..

  29. Kosovari says:

    Për gënjim Rama është kampion. Kot garon Haradinaj. Miqësia me vuçiqin nuk është e rastit. Masakra e Reçakut ka aktivizuar NATO-n e ky thot nuk ka patur masakër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje