Iu bashkua LSI-së pasi e përjashtoi Rama, ish-deputeti socialist sulmon kryeministrin: Do mbahet mend për shkatërrimin e ekonomisë. Kalova me Monikën pas tërmetit

25 Janar 2020, 15:09Politika TEMA

Një status i tij në muajin shtator të vitit 2018, ku kritikonte Policinë e Shtetit për dy vrasje të ndodhura në Mamurras, i kushtuan atij përjashtimin nga grupi parlamentar socialist.

Ishte kryeministri Edi Rama që i kërkoi Asamblesë së PS, përjashtimin e deputetit të Kurbinit, Gjetan Gjetani, duke bërë që ky i fundit të qëndronte në Parlament si deputet i pavarur.

Por së fundmi ish-deputeti socialist ka vendosur t’i bashkëngjitet Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Gjetan Gjetani në një intervistë për News24 tregon edhe kur lindi ideja për t’iu bashkuar LSI-së. Deputeti i Kurbinit shprehet se ai nuk ka bashkëpunuar në asnjë moment me bandat kriminale, për të marrë mandatin e tij, sepse nëse ai do të ishte pjesë e botës së krimit, do të ishte akoma pjesë e Partisë Socialiste. “Nëse do isha pjesë e bandave, Rama s’do me kishte perjashtruar nga PS”- shprehet Gjetani.

“Ideja për të kaluar tek LSI erdhi pas tërmetit. Më ka habitur mllefi i Ramës për Kurbinin”, thotë ndër të tjera ai.

Gjetani tregon se ka negociuar për t’iu bashkangjitur LSI-së, drejtpërdrejt me kryetaren, Monika Kryemadhi. Ai thotë se nuk ka shkuar në këtë parti për të marrë premtime, por me qëllimin për të ndihmuar zonën e tij.

Ish-deputeti socialist akuzon Edi Ramen se ka rrënuar shtetin shqiptar, duke dështuar në reformat më kryesore që ka ndërmarrë.

“Rama do mbahet mend për shkatërrimin e ekonomisë. Ka shkatërruar sistemin gjyqësor. Në çdo bashki bandë kriminale. Në administratë të gjithë të emëruar me urdhër të Ramës”, deklaron ish-deputeti i PS.

Gjetani deklaron se djegia e mandateve ka qenë një gabim sipas tij nga opozita. Sa i përket mandatit të tij tashmë që ka kaluar me LSI-në ai thotë: “LSI do të vendosë për mandatin tim”.

Por a është e moralshme kjo lëvizje e deputetit të Kurbinit? “Jam përplasur me Ramën jo për interesa personale. Jam përplasur për interesa të qytetarëve”, shprehet Gjetani.

10 komente në “Iu bashkua LSI-së pasi e përjashtoi Rama, ish-deputeti socialist sulmon kryeministrin: Do mbahet mend për shkatërrimin e ekonomisë. Kalova me Monikën pas tërmetit”

  1. Zigur Qarri says:

    O JE KUJTUAR VONE SHOKU LSI ESHTE DREJTE ZHDUKJES QENKE I PA FATE .
    NJE KESHILLE PREJ MIKU NDRYSHO EMRIN DHE MBIEMRIN SE GJITHE JETEN DO TALLEN NJERZIT ME TY O BOLE

    1. Zigur Qarri says:

      Hahaha,,,,”rilindasi” ne krize indetiteti,i kerkon ish”rilindasit” te ndryshoje indetitet!Edhe drogaxhiu,nga Edi e ktheu ne Edvin,
      per ti shpetuar policise franceze.Ky ishte edhe fillimi i metamorfozes se drogaxhinjve te “rilindjes”.Elvis Rroshi me 5 indetitete!
      Vetem te semuret psiqik kan mbetur tek “rilindja”,ne rrepekt te skizofrenit D’Rama.Edvin Escobar D’Rama mbas 6 vitesh terapi
      nga mjeket psikiater,por pa rezultat,filloi kokainen.Tani Shqiperia per merita te drogaxhiut D’Rama,eshte ne vendin e pare ne
      Bote per perdorimin e kokaines.Miresevini ne Psikiatrine “rilindase”!

  2. Zigur Qarri says:

    O JE KUJTUAR VONE SHOKU LSI ESHTE DREJTE ZHDUKJES QENKE I PA FATE .
    NJE KESHILLE PREJ MIKU NDRYSHO EMRIN DHE MBIEMRIN SE GJITHE JETEN DO TALLEN NJERZIT ME TY O BOLE

  3. Genti35 says:

    Kuc kuc, fiuu fiuuu shko te Monika per ndonje kocke.

    Eshte nje shprehje:
    Ushqeje qenin per 1 dite, dhe ta mban mend per 3 vjet.
    Ushqeje njeriun per 3 vjet, dhe ta harron per nje dite.

  4. Likja says:

    Dhe thon qe politika nuk eshte biznes. Eh mor gjetan, sa shpejt e gjete partine, sic ke edhe emrin. Sje budalla se shkove tek partia qe paguan cash ne dore jo si ajo e sales me ofiqe dhe troje. Te shohim sa shtrenjt e ke shit lekuren se qe te behesh i LSI duhet te lesh mandatin. Perndryshe squhesh.

  5. Zigur Qarri says:

    Do mbahet mend per shkatrrimin e ekonomise,per perçarjen kombetare,per degjenerimin moral,per shkatrrimin e institucioneve
    shtetrore,per korrupsionin pa kufi,per inkriminimin e politikes….Qellimi final i drogaxhiut,eshte zhdukja ndjenjes kombetare dhe
    degjenerimi moral i shqiptareve.Brenda radheve te”rilindjes”,pothuaj ja ka arritur qellimit,duke gjetur aprovim ne predikimin e
    shkerdhatizmin si virtut,si çelesi i suksesit per habitatin “rilindas” kllonuar prej tij.

  6. Daja says:

    Iku idioti,po iku ka qene tash 2 vjet.Tani haleja ka vujte shume me u bashkua me partine e asaj qe i kane humbur brekte te makina e Fatosit o zot

  7. Tiranasi2020 says:

    Edhe ky si Nikoll Lesi icili ne 1990 u be antar i Parfis Punes suksese te Lsi shoku.

  8. Zhzh says:

    QENKE KOKRRA E IDIOTIT O KARABUSH. LESHELIJA NUK EKZISTON O HAJVAN. PO KU TE LE MONA KOCKE PER TE LEPIRE OR TI KARABUSH.

  9. Marineli says:

    Fytyr per LSI ke, ke gjetur nenen, motren, tezen dhe hallen. Fytyra nuk te genjen, ajo shum raste shpreh shpirtin, ke gjetur te besh dhe ti politik ne LSI, te lumte, per ne qe jemi jashte politike do themi se LSI, ju shtua dhe nje debil, ku do punoje per te arritur sa me shume, me shume se 7% i vendisur nga familja mona & meta, ku dhe ti do qash bashke me monen per femijet dhe kok palaret shqiptare. Te vafte shpirti tek ata qe shantazhuan udheheqesit tuaj te ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje