Nga Mustafa Nano
Përpara disa ditësh u bënë 9 vjet nga dita ku në bulevardin qendror të Tiranës u vranë 4 vetë të pafajshëm, të paarmatosur, të parrezikshëm.
Sa herë që vjen data 21 janar, debati lidhur me përgjegjësitë mbi atë ngjarje mbi atë që ndodhi atë ditë, del gjithmonë gjithnjë një bandill, del gjithmonë një karafil i cili përsëri të njëjtën gjë sureale e të çuditshme.
Pak a shumë thotë që; u vranë vërtet 4 vetë atë ditë por fajin e ka edhe ai që i çoi protestuesit përpara kryeministrisë.
Po e përsëris, pretendimi i tyre është që ka faj edhe ai që i çoi protestuesit përpara kryeministrisë, a thua se kryeministria apo vendi përpara kryeministrisë ishte një thertore, apo është akoma një thertore dhe njerëzit që shkojnë atje janë dele që shkojnë për tu futur në thikë.
Kjo është një nga gjërat më të çmendura që mund të dëgjoj veshi. Për mua është një qëndrim, ose idiot ose i poshtër, ose të dyja bashkë. Të dyja bashkë nuk qëndrojnë se si rregull kush është idiot nuk është i poshtër dhe anasjelltas, kush është i poshtër nuk është i idiot.
Por pse e thonë këtë? E thonë këtë sepse duan shumë që Edi Ramën ta bëjnë edhe vrasës. Edi Rama është çdo gjë tjetër e kësaj bote, por vrasës nuk është.
Ai ka bërë çdo gjë tjetër që kanë bërë edhe paraardhësit e tij madje në disa rrethana ka bërë edhe gjëra që ndonjë paraardhës nuk i ka bërë, por vrasje nuk ka bërë, për fat të mirë ai nuk ka vrarë.
Lidhur me pretendimin në fjalë, me pohimin që thotë se, fajin e ka ai që i çoi protestuesit përpara kryeministrisë, absurditeti i kësaj fraze del edhe nga një fakt shumë i thjeshtë, kjo frazë nuk ka kuptim sepse po të kishte kuptim do ishin vrarë njerëz edhe përpara datës 21 janar ë vitit 2011.
Do ishin vrarë njerëz edhe pas kësaj date. Në vitin e shkuar, për javë të tëra u zhvilluan disa protesta të opozitës ku secila prej tyre ishte e ngjashme me atë të 21 janarit 2011.
Secila prej atyre protestave u parapri nga kanosje të tipit nuk kemi çfarë të bëjmë, protestën e drejton populli, ne nuk jemi më përgjegjës, populli do ti tërheqë zvarrë ata që drejtojnë vendin, pra protestat u paraprinë nga kanosje të tilla, tamam siç ndodhi në 21 janar. Protestat e vitit të kaluar për javë të tëra ishin të dhunshme, pati njerëz të lënduar.
Pra ishin protesta identike por nuk pati të vrarë, dhe kjo ishte diferenca esenciale kjo ishte gjëja që dallonte protestën e 21 janarit me protestat e zhvilluara vitin e kaluar. Pra nuk pati viktima.
Viktima nuk pati sepse autoritetet këtë herë nuk e kanë çuar kurrë në mendje që mund të shtinin mbi trupa njerëzish, arsyeja është shumë e thjeshtë, autoritetet këtë radhë më shumë ishin të merakosur që të mbronin jetën e protestuesve se sa të mbronin jetën e atyre që nuk ishin protestues. Kjo pra është arsyeja kryesore që nuk pati viktima.
Pse ndodhi ajo që ndodhi në 21 janar?
Sipas meje, ndodhi ajo që ndodhi, sepse në zyrën e kryeministrit, ishte një vrasës psikopat, sepse në zyrën e kryeministrit ishte një njeri i cili kur i shkoi një ambasador apo një njeri i huaj i rëndësishëm, kur i shkoi një partner i huaj ndërkombëtar, 2 apo 3 ditë përpara se të ndodhte protesta e 21 janarit, dhe i kërkoi që ai si Kryeministër i vendit të Shqipërisë, të bënte kujdes gjatë datës 21 janar, duke qenë se pritej një protestë e fortë, përgjigja e tij ishte shokuese, skandaloze, ishte e ndyrë, ishte ndyrësisht e ndyrë, ai i tha atij të huajit që ti thoshte Edi Ramës që:
“Po preke gjënë më të vogël, do jenë 5 snajper, në të 4 anët dhe unë do jem nga dritarja dhe në mënyrë absolute do goditet, vetëm po nuk e çpoi plumbi”
Ky është shpjegimi i datës 21 janar i vitit 2011. Kështu që pyetja nuk duhet bërë, kush ishte ai apo kush ishin ata që çuan protestuesit përpara kryeministrisë.
Pyetja duhet bërë kush ishin ata që në zyrën e kryeministrit çuan një zuzar të tillë, që flet për snajperë, për plumba dhe flet për mundësinë që edhe ai vetë do qëllonte në një rrethanë të tillë.
Ky monolog është për të gjithë ata që akoma vazhdojnë të mendojnë në mënyrë idiotike se ka faj edhe ai që i çoi njerëzit, protestuesit, të protestonin përpara kryeministrisë, ky ishte monologu im për sonte.
Jo.Qe,ta kuptoj qeveri Berisha,dhe vete Berisha se,protestuesit e kane me qeverine.Protesta duhet te ishte ba ne Ballaket e Trushit.Atje nuk do vritesh asnji njeri.
undefined
me kujtohet islamiku Sali ne nje moment i intervistuar nga nje gazetar grek ANT-1[nese nuk gaboj]kur i tha: ” i thoni Rames se nese kalon cakun nuk ka perendi qe e shpeton…!!!!madje duke tundur koken dhe perseritur te njejten fjale disa here: ai,ai ,ai……!
dretuesia e emisionit te lajmeve e shokuar thote: Zoti na ruajt,ekzistojne dhe kryeministra te tille…….!!!!!!
gjithe sa ishim ne kafenio [te shokuar] disa filluan te qeshnin,te tjre shperthyen me ofendime kunder kriminelit …………..
popull me bisht tourkalvane,ne nje vend evropian berisha do te ishte varur,ndersa ti ha bar…………..ptuuuuuu!
Shume e sakte. Ju lumte Mustafa
Analize e thelle dhe e sakte, pa asnje medyshje, frut arsyetimi e nje njeriu me llogjike te mprejte. I lumte mendja dhe goja!
Analize e sakte dhe fare e thjeshte; por duhej qe fokusin ta drejtonte nga koleget e tij te medias, per te gjetur ne se ata jane ne poshter apo idiote qe mbrojne nje teori te tille; Berisha dihet se kush eshte!
Z. Muci, shendet dhe jete te gjate, me mire se e ke qendisur kete monolog, per ate,njgjarje tragjike qe, ndodhi me 21, Janar 2011.
Si guxon ky kriminel qe duhej ish cuar ne Hage qysh ne vitin e Zi 97, 98. kur urdheroi hapjen e depove te ushtris, ku per pasoi u vrane me mijra qytetare, kryesisht te rinj, guxon e thote X, qe, i thoni Rames te mos bej kete e ate , se une dote vendos pes snajper dhe dote godas ……… dhe me pas pa piken e pendimit , me arogance i tha Rames, provohe dhe nje here e bej protest si ajo e 21 Janarit, po svrava, jo 3- 4 protestus , por 300.
Edhe une pajtohem me vleresimin tuaj ,zoti Muci, qe Rama ka nje mori gabime e mangesi por, esht dhe mbetet paqesor.
Ne emirgantet jasht Adheut, presim cdo dite te shikojme marjen nen hetim, te keti vrastari,
nga drejtesia e Re, vetem keshtu dote duket qe ne Vendin tone u be rreforma ne drejtesi.
Vetem keshtu, shpirterat e te vrareve dote pushijne ne paqe mbas 9 vitesh dhe dote vihet ne vend drejtesia e munguar ndaj peshqeve te medhenj.
Eshte vertet e çuditshme si akoma diskutohet per fajtorin e 21 janarit 2011! Krimineli e ka deklaruar para asaj date,pas asaj date dhe vazhdon ta deklaroje akoma me mburrje qe ka vepruar drejt dhe do ta perseriste prape ate krim.
Po nuk u denuan fajtoret e 21 janarit ky vend do zbrazet dita dites edhe me shume.
edhe mustafanjt e kane mbeshtetur ideatorin e marrezive e tragjedive ne shqiperi me menyra te tjera me akuze ogurzeza per ramen se mbolli shqiperine me droge,se kriminalizoi politiken, se vodhi leket publike ,po kap drejtesine,se po ndan kosoven,etj keto jane akuza si per vrasje kolektive.prandaj mucet here pas here leshojne ndonje fjale kritike per idhullin e tyre sali me shume per ta ruajtur kete moster te tragjedive kolektive,94,96,97,98,2008,2011,2019.njerezit nuk harrojne kaq shpejt dhimbjet e tyre.Rama gabime ka bere si cdo qenie njerezore por ka qene ideatori i reformave te thella qe do ndihen pas 5 apo 10 vjetesh.ne ekonomi,arsim ,shendetesi,ne ruajtjen e teritorit e mbi te gjitha ne drejtesi e cila do gjykoje me siguri edhe salizmin si ideologji e praktika barbare e obskurantiste
Po mor Mustaf po .
Sala ka 22 vjet që tallet me të gjithë, sa majtas , e sa djathtas me të vetët , sepse i shfrytëzoi të gjithë , i shtrydhi dhe i hodhi në kosh disa , i vrau e zhduku disa të tjerë , dhe ato që nuk folën edhe i shpërbleu . Por mbi të gjitha , asnjë provë , dokument apo dëshmitar nuk do guxojë të dalë në dritë të diellit kundra tij , sepse ai ka qenë , është dhe do vazhdojë të jetë ma i zgjuari nga të gjithë , ma finoku e ma djallëzori , por edhe më i mbështeturi e më i mbrojturi nga organizmi më i fuqishëm e më i rrezikshëm i Ballkanit .
Edhe vetë DJALLI do e kishte zili e do i hapte krahun .
Komb pa bythe.Edhe Enveri nuk i perdorte shprehje te tilla,edhe pse kishte çdo gje ne dore.Fakti qe nuk i ka hyre asgje ne kembe, i jep force te tallet pa pike turpi dhe ndjesie ndaj familjareve,qe e kane vuajtur dhe e vuajne ate tragjedi.Mos prisni qe kesaj lloj mostre ta denojne nderkombetaret?Ne rast se nuk vihet drejtesi per ate tragjedi,raste te tilla do te perseriten,se arroganca e ketij shpirtligu,u jep kurajo te tjereve si ky(qe fatkeqesisht nuk mungojne),se kur vijne ne pushtet,behen te paprekshem.Ndoshta rumunet kaluan ne ekstremin tjeter,por treguan,se me popullin nuk tallesh dot,edhe pse je i gjithpushtetshem.
Prandaj pa u dënuar Sali Berisha nuk bëhet ky vend. Por me c’shohim vështirë se do të ndodhë.
Mallkuar qoftë Berisha!!
Në këtë dhe në jetën e përtejme!!
Kjo dihet. Familja Berisha perbehet nga kater veta. Aq sa ai vrau ne bulevard. Sipas kanunit: Cdo anetar I familjes se tij do shlyente nje te vrare. Vetem keshtu kupton Derri.
Për kulturë,kam lexuar rreth jetës dhe aktiviteti të disa prej diktatorëve në botë.Kështu,kam lexuar”Lufta ime”,të Adolf Hitler,për krimet e Mohamed Rezah Pahlevi,në Iran,Frsnkos në Spanjë,Pinçetit,në Argjentinê,Sadamit në Irak,Pol Potit në kamboxhia dhe disa diktatorëve sadistê,që ksnë bërê krime të tmerrshme ndaj miliona njrëzve të pafajshëm.Është tejet kriminale dhe e pafajshme,për ne shqiptarët,që kemi një të kaluar tejet të hidhur nga terrori komunist,t,i kemi besusr drejtimin e shtetit nj individi të tillë,kriminal.Ishte e natyrshme,që pas rënies së komunizmit,në krye të shteti,mund të kishte ish komunistë,por jo tē kësaj rrace.Përgjitësisht,kriminellēt e këtij lloji nē pushtet,mbajnē maska dhe nuk e shprehin,subkoshiencën e tyre kriminale,duke e maskuar apo justifikuar atë.Berisha nuk ka nevojē të mbajë maskë,ai është në gen sadist.I rritur dhe i edukuar në Partinë Enveriste të punës si militant dhe fanatik komunist,ku kundërshtari politik apo idelogjik eleminohej,ky Pol Pot shqiptar,Sadam,Kim Jong,mund të zgjedhësh cilondo emër,në një vend”demokratik”,i tregon kundërshtarit që protedton se po mē dole para,po mē cënove pronēn që mē ka lënë babai,unē të vras nē mes të sheshit me snajper.O zot çfarë njeriu barbar kemi pasur në krye të shtetit.Por çmenduria nuk ka të sosur,pasi ky birbo kriminel,kërkon të vjē në pushtet,me ç’rugë?Me revolucion popullor,me anë të pushkës.Po si ka mundësi t’u besohet këtyre monstrave,që ulërinë dhe shpallin kriminelë të rinjë që paskan ndërruar emrin,qenkan rrahur,po fundja dhe paskan shkelur ligjin ,kur ishin 18-20 vjeç?!Po mirë more,lum miku???po ti që hapur vret njerëz,madje edhe po tu dha rasti vret prap po tu shkel sinori,çfarë emri ke?!Besoj është e tepërt të merresh me të tillë vrasësish në pushtet ,se për cfardo të thuash,atyre nuk u bën përshtypje,se vesin kriminal të hakmarrjes e kanë në gen,sado të vendosin maska.
fiks CENI
Doli perseri ky,pordhaci katundar i neveritshem nga Skrapari,qe si katundar i gjore,si gjithmone,duke mos ditur asgje,mendon se i di te gjitha.
Pikerisht Mustafaj,nuk di se pari ate gje,per te cilen e mban veten:GAZETARIN!
Cfare ke bere ti mor Mustafa me profesionin tend,pa le si njeri nuk behet fjale te besh,qe ky ´´zuzar´´sali (fjale me e bute per te nuk ke ku gjen),te marre ate qe meriton,duke kontaktuar institucionet,qe ti nxisesh dhe ti vesh para pergjegjesise ligjore,nga pozicioni gazetaresk per ate qe ata nuk bejne.
Cfare investigimi ke bere ti ne keto institucione per ti dhene qytetarit,pozicionet e krimineleve,neglizhences vrasese te qeveritarit dhe viktimave.
Asgje!
Vec del me nje paturpesi profesionale dhe njerzore ekstreme,per te nentin vit,me rradhe dhe shan dhe leh majtas dhe djathtes dhe pastaj shkon dhe fut koken si puna e breshkes,ne korracen e ´´gazetarit´´,mbasi ke keputur nje fije te madhe sallate dhe leshon nje glase te madhe si gjithmone.
Ik mor injorant.
VAzhdon shkruan per berishen edhe per koherat qe kan ikur , jemi velur e dim cka ber ai ska nevoj me tna kujtosh ti…pa lidhje…fol per kta qe jan tani o Mustafa njeshi.. se ta mbylli gojen Edi Rama ne emision te Fevziu…veje mendjen ne pune per kto kohra tani qe mos te te mbyllin gojen me ne emision..se je ber me keq se kohen e berishes..
Mendoj se e ka fjalen per Fatos Lubonjen, por ben mire ta thote me ze te larte sepse Fatos Lubonja kurre per asnje cast nuk shprehu as dhimbjen, delikatesen apo nje fjale te vetme ne respekt te viktimave. Perkundrazi, poshte tavolines se politikes nga ku ben gojore dhe sajon intriga, i konsideroi si mall kater qytetare te masakruar apo akoma dhe me keq si kufoma te Edi Rames qe nuk meritojne me shume se kaq. Ky eshte nje refren i ndyre qe ja u peshtyn ne fytyre familjareve te viktimave sa here i jepet rasti. Nje menyre komuniste per te denigruar dhe poshteruar armikun e tij patologjik Edi Ramen. edhe pse shumekujt kjo urrejtje e terbuar duket vetem fryt i deshtimit te nje dashurie homoseksuale platonike.
Fatekeqsisht diferenca midis filozofive qe shkruan gjoja ne interes te individit dhe qytetarit, me qendrimet e tij pseudofashiste, eshte cinike, hipokrite dhe dramatike. Njeriu qe nuk gjeti kurre fjale per te masakruarit came dhe kosovare nga regjimet fashiste greko-serbe, njeriu qe nuk gjeti kurre fjale per bashkevuajtesit e tij te burgjeve, nuk ngurron te jete spiropmilo ne gazetat e grekut dhe serbit, qe fqinjet tane e perdorin per te justifikuar qendrimet e tyre shoviniste rraciste dhe denigrimin e shqiptareve permes “intelektualeve te pavarur” nga brenda.
Por Fatos Lubonja eshte vetem nje nga shume ndyresirat e jetes sone publike qe ushqehet me zorren dhe jashteqitjet e se njejtes monster qe ushqen te gjithe ata qe peshtyn.
Detyra jone si shqiptare, por mbi te gjitha si qytetare eshte qe te solidarizohemi dhe te kerkojme te drejten e jetes se tyre te pamohueshme si qytatare. Qytetaret duhet tja heqin nga thonjte mafjes se politikes dhe tallavase mediatike qe te 4 te masakruarit e 21 janarit dhe ti kthejne ne flamur te revoltes se tyre, ne flamur te te drejtave qyteare. Do te mjaftonte kjo qe te varrosej per se gjalli kerma qe i pushkatoi, lubonjat e tallavase, edvinet, intrigat e ambasadave, SPAKet qe kane nderruar padron por jo zakon dhe cdo kodosh tjeter.
Gaboheni rende!Pyetja qe drejton Muçi ndoshta pa dashur eshte:” Kush ishin ata qe çuan ne kete zyre nje zuzar te tille”?Dhe pergjigjia per mua eshte e thjeshte ata qe e perdoren i dhane fuqi e imunitet qe edhe kur kreu krimin qe vet e deklaron e cilesuar “Burre shteti” dhe zbatuesin e urdherit “Yll ne ngjitje”!Shikoni si eshte strukur sot qe fabrika e ka abandonuar e kerkon te na i shesi sikur nuk ka marken “made in USA”!
Or taj Mustafa, dakord qe Sali Berisha duhet futur ne burg si vrases, meqe thua ti e meqe ty ai ambasadori apo ai miku i huaj ta paska deshmuar qe Saliu do ta vriste me snajper Edvinin, por me nje gje nuk jam dakord, kur thua qe robi nuk mund te jete edhe idiot, edhe i poshter e ke gabim. Ti je shembull i gjalle i nje njeriu qe lindi idiot dhe gjate jetes u be edhe i poshter. E dyta, mund te jete e vertete qe Rames nuk mund t’i vihet faj qe i coi njerezit ne proteste me 21 Janar, por eshte po aq e vertete, qe po te mos protestonin njerezia me 21 Janar askush nuk do te ishte vrare. Kush eshte idioti dhe kush eshte i poshtri tashti. Mua me del qe Edvini eshte idioti, Saliu eshte i poshtri. te dy e mbajne njeri tjetrin se pune e madhe se Edvini nuk na qenka vrases, e çë pastaj? A nuk po i shkerdhen para e mbrapa shqiptaret njesoj si Saliu, ne mos me keq? Kjo qe ben ti eshte te lavderosh bajgen se nuk eshte mut.
Zoti Muci , nga kjo qe lexova ketu , kuptohet se vrasja ka qene e
paramenduar me gjakftohtesi , e llogaritur sakte , me qellimin e
vetem , qe te terrorizoje protestuesit , ne vecanti kryetarin e
opozites , t`i frikesoje ata , per te mos guxuar askush te dale
ne proteste , apo te kudershtoje sundimin e bajraktarit mesjetar
! Me kete akt , Sali Bisha mendonte se do te qendronte perjetesisht
ne fron . Kjo masaker nukishte aspak gje e rastit , po te mendojme
me cilin kemi te bejme . Me kjjtohet , qe disa vite me pare ,
perbindeshja provinciale , Zhelefina Topali , kur e pyeti
drejtuesi i emisionit , ne se kishte gabuar Sali Berisha ne
katrahuren e zgjedhjeve te 26 majit 1996 dhe ne lejimin e
firmave piramidale , ajo tha me goje plot ; I vetmi gabim
qe ka bere Sali Birisha eshte , qe nuk iu dha nga nje plumb
ballit drejtuesve te opozites . Duket se ky ka qene nje
reflektim i Sali Bajraktarit , pasi ra nga froni ne vitin 1997
dhe u pendua qe nuk i masakroi kreret e opozites se
atehetreshme ! Ate qe nuk e beri dot atehere , e realizoi
vite me vone , me 21 janar 2011 dhe , serisht u pendua
( sikurse e ka perseritur disa here) , qe nuk vrau kryetarin
e opozites , si snajper i peste qe ishte dhe po priste deri
sa Edi Rama te kaperxente uren e Lanes e qeper fat
Ai s`e kaperxeu uren !
Arsyetim i llogjikshem kesaj here.Sidomos krahasimi i protestave te vitit te laluar ku nuk pati viktima me 21 Janarin qe pati kater viktima te pafajshme. Mjere ai qe e ha politikanet e perdredhin ligjin sic duan nepermjet sherbetoreve te tyre ne sistemin e drejteisie dhe nuk mbajne asnje pergjegjesi.
Te gjitha komentet te njejten permbajtje kane ..SHani e ofendoni Berishen me te drejte ,por pse kur Sali Berisha eshte kaq shume fajtor per veprat penale qe ka kryer e ai ron e mbreteron e gjemb ne kembe nuk i eshte futur ? Mos eshte i pafajshem ? Kur eshte autor i gjithe ketyre ngjarjeve makabre pse Rama nuk e burgos?? nuk kam pare asnje koment qe te beje Ramen fajtor ,ku fajtori kryesor nuk eshte Berisha ,por rama qe e lejon edhe pas 7 vjetesh te livadhise ..Mos fajtor per 21 janarin eshte dora vet RAMA qe krijoi grushtin e shtetit ku u dogj e u shkaterua gjysma e Tiranes , ku akoma shteti i jep pension invalid 90 policave te gjymtuar e te paralizuar deri ne vdekje ate dite ,ku disa prej tyre i mungojne gjymtyret . Pas atij grushti shteti ,perse Sali Berisha nuk i futi ne burg perjetesisht organizatoret e rrezikshem ?Asgje nuk dime ne si popull e duhet te mesohemi me MAFIOZET E RREZIKSHEM POLITIKANE SHQIPETARE .
Muçin e urrej në kulm. Po shikoja emisionin e Fevziut me titullin Sali Berisha. Mu kujtua shprehja e Sabri Godos qe thoshte pishmanin e jetës së tij, kur ishte ende dhe historikisht aleat i Berishës. I ndjeri thoshte: “Hiqini ato pankarta, ‘Berisha, shpëtimi i Shqipërisë!'” sepse nuk jemi në Mesjetë. Në emisionin “Opinion” komentet nuk lejoheshin. Berisha u jepte leksion jurisprudence, ligjesh, e kushtetute të gjithë gazetarëve, fut dhe Blendin. Askush nuk i përmendi atij, Berishës dmth, kursin e plepave, ligjin 7501, Shik_un, Ligën arabe, shkatërrimin e pronave shtetërore, luftën e përmbysur të klasave, piramidat, 97, si fenomene që kanë ndodhur. Them këtë se titulli i emisionit ishte Sali Berisha. Pra një titull mjaft domethënës. Ky është thjeshtë një fshatar që di të artikulohet, pra që di të shesë mallin e vet në pazar, si lali Eri me fiqtë, por tragjedia është se shumë shqiptarë e kanë marrë dhe vazhdij ë ta marrin më seriozisht se ç’duhet. Nuk po i hyj vrasjeve të pashpjegueshme dhe aneksimit të shumë kundërshtarëve të tij, që janë figura që njihen. Sa e rëndë është kjo për Shqipërinë. Kanë kaluar 30 vjet, nuk paska pasur Shqipëria politikanë, ekonomistë, juristë, qoftë edhe propagandues më të mirë se ky? Nuk e di se kujt i flet për kushtetutë ky themeluesi i plepave, me Gjin Gjonat në krye. Është skandaloze, viti 2020, gazetarët i jargaviten këtij kur flet për reformë zgjedhore. Kur në 2008, e bëri vetë me Ramën, këtu i ra pak në qafë shokut të Mirit të Xhikes, Likes dmth, po nejse. Dhe për një tjetër kur kanë rën€ dakord unanimisht ka qenë rritja e rrogës së deputetëve. Këta kur marrin vitat jetoj ë në një realitet tjetër, fatkeqësisht edhe gazetarët u mbajnë iso_n. Viti2020, mos harroni. Edhe sa breza duhet të kalojnë, që të rinjtë e ekonomikut, juridikut, e çfarëdolloj dwge tjetër t€ fillojnë të merren me politikë?
E cfare mund t’i shtosh ketij shkrimi?!
Mustafa Nano shpesh ka qene “kondravers “, ne shume cfaqje te tij, ne mediat, apo dhe reportazhet dhe librat e tij voluminoze ,qe shpesh ka pasur pro dhe kundershtare te tij. Kete radhe kundershtare ka vetem ata, qe nuk kane sy per te pare, veshe per te degjuar , mend per te menduar , shije per te shijuar. Bravo Z. Nano.
Jam shume dakord me reagimin e ” Phoenix” Edhte mese e vertete ajo qe thua. Vertet,ne gjithe keto vite si nuk doli ne radhe te pare nje gazetar me TOPE qe tja zbraste te gjitha Saliut dhe ta kundershtonte por te gjithe i lepihen. Keta politikane si Sali diktatori e te tjere me radhe jane bere miliarderë ne kurrizin tone dhe mbi te gjitha na kane percare si popull dhe fqinjet tane po perfitojne nga rasti dhe po bejne cfare i do qefi me vendin tone. Turp i madh per ne. Per niperat e mbesat e te madhit SKENDERBE. Rrime e presim me syte nga zoti dhe nga te huajt qe te na ndihmojne dhe te na qeverisin ata se nuk jemi te zotet e vetes per asgje. Rinia,qe eshte forca kryesore kerkon te largohet nga ky vend dge kjo eshte pikerisht ate cfare duan politikanet (per te na vjedhur sa te munden)dhe fqinjet tane keqadashes(Serbia dhe Greqia) per te zhvatur sa me shume troje per momentin Shqipetare. Edhe sa kohe o popull i shkrete do rrish kokeulur dhe gojembyllur?!!! Duhet te bashkohemi per te drejtat tona te perbashketa dhe jo per cdo politikan hajdut e vrases.