1001 arsye për të mos i thënë mirupafshim Shqipërisë

26 Janar 2020, 09:15Politika TEMA

Nxitur nga letra e pedagoges Silvana Begaj ku ajo i thotë mirupafshim Shqipërisë për një sërë arsyesh që përmblidhen me fatkeqësisht të pavdekshmen “ky vend s’bëhet,” pyetëm ndjekësit tanë në Facebook dhe Instagram pse vendosën të jetojnë dhe të punojnë në Shqipëri në vend të emigrojnë diku gjetkë. Letrat që morëm ishin të jashtëzakonshme, por përzgjodhëm këto më poshtë për të demonstruar që e vetmja gjë që të shtyn drejt largimit, është dëshira për t’u larguar. Asgjë tjetër.

1.“Unë personalisht e mendoj jetën time këtu në Shqipëri. Këtu dua të jetoj dhe punoj. Shqipëria jonë është kaq e bukur, me male e fusha, me dete, lumenj e liqene. Çdo gjë të bukur ia ka falur natyra. Unë kam studiuar Menaxhim Turizmi dhe aktualisht punoj në turizëm. Gjatë gjithë kohës kam të bëj me të huaj të cilët magjepsen pas vendit tonë, me njerëz që e karahasojnë me parajsën këtë vend, me njerëz që po t’u jepej mundësia të vinin dhe herë të tjera këtu, asnjëherë s’do thoshin jo. Ne e kemi këtë mundësi, ne jetojmë këtu. Pse mos të bëjmë të pamundurën për ta përmirësuar këtë vend? Pse duhet t’i vëmë shkelmin e ta braktisim? Për faj të disave që janë vënë në krye dhe na kanë bërë të humbasim shpresat? Ne duhet t’i vëmë shkelmin këtyre që sot janë në krye dhe jo këtij vendi të mrekullueshëm. Ne të gjithë duhet të mundohemi ta bëjmë këtë vend.”

2. “Unë për momentin kam menduar të punoj dhe të qëndroj në Shqipëri. Jam 28 vjeçe, e divorcuar dhe me një fëmijë. Para se të mbesja shtatzënë isha e mendimit që duhet të iki nga ky vend sepse do të isha dhe më e lirë. Një fëmijë është përgjegjësi e madhe. Pasi u divorcova, përsëri mendova të iki nga ky vend. Mirëpo m’u ofrua nga njerëzit e mi një vend punë dhe një rrogë e mirë. Deri këtu në rregull. Këtë verë m’u dha mundësia të bëja dokumentat me një anglez pasi kam dajat andej dhe ma propozuan ata si ide. E refuzova. E refuzova sepse unë vetëm dokumentat mund të bëja dhe ato kanë dy, tre vite procedura. Do isha e vetme në një shtet të huaj me një fëmijë. Puna që do më priste atje s’është punë zyre si këtu. Mbase do vuaja vitet e para e do rregullohesha më vonë, por shumë e vështirë me një fëmijë dy vjeç. Qëndrova për punën dhe s’e kam familjarët e mi që më ndihmojnë me dalin.

3.“Jam ndër ato njerëz që sdua të largohem këtej. Kam investuar shumë për veten time që të punoj këtu, jo në vend tjetër, të bëj punën që kam pasion, të rri me njerëzit e mi që i njoh prej një jete. Shumica promovojnë sigurinë që është jashtë shtetit shqiptar, por edhe këtu në qoftë se zbaton parimet bazë të jetës, nuk të ndodh gjë. Nëse ti shikon të përmirësosh jetën tënde, veten tënde, nëse ti e sheh kafen për 10 minuta dhe jo për dy orë, nëse ti punon për të rritur mirëqënien, pse të mos bëhemi? Është shumë e thjeshtë të bëhesh pesimist e të duash të ikësh pasi është gjëja më e lehtë, por puna është pse të mos mundohesh të mos ikësh.E kush tha që gjërat e bukura e lumturia vikan shpejtë? Të paktën unë kam mësuar që duhet të mundohesh që të fitosh në jetë. Nuk ka fitore pa dhimbje. Do doja të merrja një shembull: Nëse bisedon me njerëz të ndryshëm se si është më mirë: të rrish me qira apo të paguash kredi për shtëpinë tënde, pothuajse 90% zgjedhin të paguash kredi për shtëpinë tënde. E pse? Sepse ti e di që në fund ajo shtëpi do jetë jotja. Pse të mos e trajtojmë edhe çështjen të rrish në Shqipëri apo jashtë në këtë këndvështrim? Qëndro këtu sepse ti po mundohesh.Por po punon, mundohesh për shtëpinë tënde. E në fund kockat e tua do të rrinë në shtëpinë tënde, nuk do të të digjen diku, ku as nami as nishani sdo të të ngelet.

4.“Na duhen njerëz të tillë, që punojnë e jetojnë këtu, që kanë investuar gjithë jetën këtu si puna ime. Isha jashtë e u ktheva para ca vitesh dhe e nisëm gjithçka nga zeroja. Me shumë sakrificë, tani kemi një biznes të ndershëm e të konsoliduar prej 10 vitesh. Megjithëse tundimi për të ikur është i madh, dëshiroj me gjithë zemër të rregullohet situata e të mund të rrisim fëmijët në Shqipëri.”

5.“Sapo kam përfunduar studimet dhe deri tani kam qenë duke kërkuar për një punë. Sapo kam filluar. Ndërkohë prindërit e mi ngulin këmbë që unë të iki jashtë shtetit sepse andej është më mirë dikush u ka mbushur mendjen se mund të më ndihmojë për bursë dhe ata nuk më inkurajojnë të gjej një punë fikse që të rregullohem dhe vetë, por ‘hë për hë se ti ke plane të tjera.’ Ai dikush që premton të gjejë bursa, gjen bursa për çdo lloj dege, vetëm për degën time jo. Jam aq e mbytur me këtë idenë që dikush po më thotë çfarë duhet të bëj në jetë ‘se ashtu është më mirë’ pa më pyetur se çfarë dua unë. Jam e mbytur me idenë që thjesht bëj një shkollë jashtë dhe po erdhe këtu, të hapen të gjitha dyert. Unë investova pesë vite, prindërit e mi investuan mbi 10 mijë euro për shkollimin tim dhekur vjen puna, kërkojnë që t’i zeroj të gjitha këto e të bëj diçka pa lidhje që nuk e dua. Dikush tjetër do të bënte gjithçka për një bursë në Amerikë, por unë nuk e dua. Dua të provoj vuajtjet e Shqipërisë, të punoj çdo ditë për të ndihmuar veten dhe njerëzit, të respektoj rregullat atje ku të tjerët nuk i respektojnë. Jam shmë e mbytur duke mësuar anglishten, pavarësisht se e kam pasur shumë qejf si gjuhë, vetëm nga ideja e detyrimit dhe e komandimit për të bërë diçka që u pyeta nëse doja apo jo. Po, unë jam ajo që s’dua të shkoj në Amerikë. Dua të rri këtu. edhe me dy rroga minimale ia del të jetosh. Nëse do më tepër, gjen dhe më tepër. Ky vend bëhet kur njerëzit e bëjnë.”

6.“Unë jam larguar për studime në Gjermani dhe bëj pesë vite këtej. Nuk ika se isha pesimiste për vendin tim. Jo, u largova sepse doja t’i jepja vetes arsimin e duhur dhe në Shqipëri, dega që studioj unë nuk ekziston fare. Por në mendjen time, kthimi në atdhe është gjithmonë i mundur. Madje, në letrën e motivimit kur aplikova këtej, pyetjes pse zgjodhe Gjermaninë iu përgjigja: Është eksperienca dhe vendi i duhur që mund ta ndjek si shembull për tëpërmirësuar vendin tim. Është e trishtueshme që këtej ka shumë shqiptarë që vetëm vrer nxjerrin për Shqipërinë. Sikur të ishte ferri mbi tokë. Unë kam mësuar diçka. Nëse nuk do veten, nuk do të të duan as të tjerët. Përpiqem shumë të promovoj vendin tim e çdo vit që vij, sjell disa turistë me vete. Duajeni Shqipëriën, për mua është parajsa mbi tokë.”

7.“Një arsye e madhe pse nuk iki është se kam punë që dua dhe jetoj mirë këtu me familjen. Një arsye tjetër jan prindërit e mi. Kemi motive sa të duash për qendruar, aq sa dhe për të ikur, thjesht varet nga mentaliteti dhe mendimet që ushqejmë brenda vetes.”

8.“Mua të ma falin Amerikën nuk iki. Kur mbarova shkollën, u ktheva në Athinë ku kisha familjen. Ndenja i sforcuar për një vit. Nuk më shijonte as dielli, as ajri. U ktheva në Tiranë. Pasiguri kam për sigurinë që duhet të krijojë shteti si në fushën e mjekësisë, siguria në rrugë, por për të ardhmen e fëmijëve, jo. Çfarë sigurie e çfarë perspektive patëm ne studentët e ’97-ës? Por gjithë brezi im është në pozicione drejtuese nëpër banka, këshilltarë nëpër ministrira etj. Asnjë nuk është për të qarë hallin. Thashë për të tjerët për të mos e ngushtuar te vetja shembullin. Punojmë, por dhe i kemi bërë hyzmet edukimit, arsimimit. Kush bën hile me shkollën, me punën, me familjen nuk ia sheh hajrin as jashtë. E di pse kthejnë sjellje kur ikin andej? Se atje s’ju jep kush borxh. Nuk kanë shtëpinë e babit dhe petullat e mamit. Po këtu kanë faj dhe prindërit dhe mentaliteti. Mbarove shkollën e lartë? Në shtëpi me qira që të shikosh çfarë është jeta. Paguaje vet Masterin.”

9.“Unë dhe bashkëshorti im jetojmë në Nisë, Francë. Jemi këtu prej tre vitesh. U larguam nga Shqipëria se atë e transferuan me punë këtu. Bashkëshorti im nuk është shqiptar, por vendi që i mungon më shumë është Shqipëria dhe jo vendi i tij. Sa për mua, unë nuk di ç’të them. Ë mungon aq shumë, sa në këto tre vite nuk i kam bërë kurrë dy muaj pa ardhur. Unë kam udhëtuar në shumë vende të botës dhe e them me bindje që nuk do zgjidhja kurrë të largohesha nga Shqipëria si po bëjnë të gjithë të rinjtë. Ne gjithmonë themi që në të ardhmenm kur puna e bashkëshortit tim të ketë mbaruar, të kthehemi të jetojmë në Tiranë. Shqiptarët nuk duan t’i krijojnë mundësi vetes. Nuk i bindenasnjë rregulli, ndërkohë që ndodh krejt e kundërta kur emigrojnë në Europë. Sjellja e çdokujt është në dorën e tij dhe jo të rregullave apo ligjeve. Nëse do t’u bindesh rregullave, e bën për vete, pra ne me bindje, në Shqipëri bëjmë më të keqen për veten.”

10.“Unë studioj për mjekësi jashtë shtetit prej dy vitesh dhe çfarë më frymëzon dhe më jep forcë të punoj më shumë është mendimi që një ditë do të kthehem në vendin tim, në Shqipërinë time. Ndoshta kushtet e jetesës janë më të mira këtu, ndoshta mundësitë për karrierë janë më të mëdha këtu, por në fund të ditës ajo që të mungon më shumë është shtëpia jote, njerëzit e tu. Janë ata që i shijojnë bashkë me ty fitoret e sukseset jo thjesht përmes kamerës së telefonit. Asnjë gjuhë tjetër në botë nuk shijon si gjuha jote. Mund të kalosh shumë vite jashtë, mund të njohësh shumë miq, por asgjë nuk mund të kompensojë gjërat që humbet ndërvite kur je larg. Unë jam një ndër ata nxënës që u largua me një dëshirë shumë të madhe për të studiuar jashtë, ndoshta me mendimin se s’do të kthehesha më, por sot dëshira më e madhe që kam është që karrierën time ta ndërtoj aty.”

11“Unë jam një vajzë që ka vendosur mos ta braktisë vendin e vet, ngrohtësine që të fal veç vendlindja dhe njerezit që njeh prej nje jete, që flasin gjuhën tënde, kulturën tënde dhe ku ndihesh në shtëpi. Unë kam mbaruar studimet e larta në një universitet jopublik në Tiranë. Duke u angazhuar me internshipe apo duke punuar dhe në punë jo në profesion sa për të mbajtur veten, sot në moshën 23-vjeçare punoj në profesionin tim.Kam një rrogë shumë të kënaqshme, e cila më lejon jo vetëm një jetë me gjërat e nevojshme, por dhe shumë lukse, duke kaluar kohë si në kafet e Tiranes, por dhe duke punuar për të ecur në profesion e duke mos reshtur së studiuari. Dhe me plot bindje mund të them se dhe rrethi im shoqëror me mundimin e vet janë të gjithë në profesionin e tyre dhe me rroga mbi mesataren. Mendoj se në Tiranë ka investitorë dhe kompani të huaja që mundësojne internshipe me vlerë, dhe mundësi të shumta pune. Mjafton pak pozitivitet.”

12“Familja ime ka qenë një nga familjet që kishin 1001 arsye për të ikur nga ky vend, por vendosëm të qëndrojmë dhe të investojmë. Na kanë djegur shtëpinë dhe biznesin plot tre herë. Na kanë vjedhur në shtëpi më shumë se dy herë. Madje, s’e harroj kurrë, kur dogjën shtëpinë, prindërit kanë hedhur vëllain (vetëm 90-ditësh) nga ballkoni te një komshi vetëm për ta shpëtuar se po digjeshim brenda të gjallë. E megjithatë, prindërit e mi s’u dorëzuan. Morën borxhe, kredi për t’ia nisur nga fillimi. Asgjë s’na mposhti dot. Sot kemi ndërtuar një biznes të sigurt, kemi punësuar njerëz dhe të gjithë pyesin sesi arritëm të ngriheshim sërish. E di që ky vend ka pafund të zeza, por midis këtyre të zezave kemi arritur të gjejmë dritën. Sot jam 24 vjeç dhe kam një biznes timin. Jam shumë e lumtur në atë që bëj dhe që kam arritur. Duke parë familjen time sesi arrit të ngrihej, asgjë s’është e pamundur. Askund, as në Shqipëri.”

13“Edhe unë jam nga ata njerëz që kanë vendosur të rri në Shqipëri. Aplikova për Lotarinë Amerikane thjesht prej inerci të shoqërisë dhe lutesha çdo ditë të mos më dilte mua, por dikujt që e donte vërtet. Aty kuptova që dua të rri në Shqipërinë time, me familjen time, me njerëzit e mi. dua të punoj dhe të luftoj në një vend ku di se ku jam dhe kur hedh sytë rrotull, nuk jam e vetmuar. Nëse në Shqipëri punon fort, jeton mirë, merr frymë lirshëm dhe mbi të gjitha nuk je vetëm, nuk i dua lekët e botës kur nuk do kem se me kë t’i shpenzoj. Kam investuar shumë në shkollën time, kam dalë me nota të shkëlqyera, kam bërë botime në revista dhe po, në Shqipëri ka meritokraci nëse lufton shumë. Sot, përveçse në profesionm punoj dhe si lektore e jashtme në universitet. Po, e kam fituar vetë. Jam 29 vjeçe, kam punuar që 21 dhe sot kam një kredi 20-vjeçare për të larë, ama jetoj në shtëpinë time, me njeriun që dashuroj dhe një bekim 2 muajsh. Jeta është e bukur nëse lufton për atë që do me ata që do. Shqipëria është e bukur.”

14Pothuajse e njëjta gjë më ka ndodhur dhe mua, u ktheva 4 vite më pas, në kohën që kisha mbaruar studimet! Sa e lumtur isha që përfundova masterin shkëncor të Stomatologjisë, por nuk e dija se çfarë më priste, gjithsesi ato provime i hoqa qafe përfundimisht.  Studimet i kam mbaruar në Shqipëri, vendlindja ime është Kosovë. I përfundova të gjitha dokumentat, kisha mundësi të punoj në Zvicër pasi xhaxhai im është doktor i përgjithshëm atje, por i thashë jo sepse dua të jem në Kosovë, pranë familjes sime, afër njerëzve të mi. U hap një konkurs për stomatolog në punë shteti për 2 mjekë, por siç ndodh edhe në Shqipëri, ashtu është dhe këtu. U futa, konkurrova dhe më thanë që e kalova me sukses.

Tani, prisja vetëm të më njoftonin për të filluar punë, por kjo s’ndodhi. Më pas më shpjeguan se e vendos kryetari i komunës kush futet në punë. U mërzita shumë dhe shkova të takoj këtë personin që vendoste për “fatin e punës”. Me shumë mirësjellje i tregova rezultatet që kisha marrë nga intervista e punës, por m’u kthye aq keq në prani të njerëzve të tjerë! Me demek, s’duhet t’i kërkoja arsye atij. Po më bërtiste e po më fliste aq keq dhe unë sërish i thashë ok, e kuptoj që ke stresin e punës se tani është dhe koha e zgjedhjeve ama ia bëra të qartë që unë nuk do të lëpija kurrë këpucët e njerëzve! Isha një 23vjeçare që sapo kisha përfunduar shkollën, kam një familje me gjendje të mirë ekonomike sa për të menduar që puna s’më duhet, por gjithsesi e mbylla aty.

Në prani të gjithë atyre njerëzve, vetëm njëri u ngrit dhe tha “kjo është vajza e filanit”, (babai im ka qenë i burgosur politik në periudhën e Serbisë, ka organizuar protesta kundër atij regjimi dhe në këtë komunë është i njohur). Sapo dëgjoi vajza e kujt jam, ndryshoi krejtësisht biseda. Nisi të më kërkonte falje duke thënë se nuk e dinte kush isha dhe më pas më tregoi se sa e respektonte familjen time.

Dua të theksoj se babi im nuk njihet për garip që t’ja kenë frikën, por ka ndërtuar karrierën e tij si inxhinier dhe njihet si njeri që s’është trembur syri prej serbëve. Nga aty dola e mërzitur, reflektova që kam mbaruar shkollë dhe punë s’po gjej. Betohem, për një muaj kam qenë me dhimbje koke, pije vetëm kafe dhe cigare. Gjumë s’kisha! Më dukej vetja njeri i vogël, por vendosa thashë nuk do të iki, do ndërtoj një klinikë afër komunës, afër qendrës. Do ta bëj vetë emrin tim, ndërkohë që dyert për në Zvicër i kisha të hapura, por mendjen e kisha ndarë që nuk do ikja.

E gjeta një vend perfekt për klinikë, u martova. Gjendja ekonomike e burrit nuk ishte e mirë, por klinikën e hapa me ndihmën e familjes dhe me kredi. Betohem kam pasur ditë plot që kam qendruar pa ngrënë asgjë dhe nuk kam pasur para as për një hamburger 1 euro. Sot jam 27 vjeçe, në vendin ku jam njihem për punën e mrekullueshme dhe po mundohem të ngre karrierën time në maja, pa mendjemadhësi.

Nëse dikur isha pa asnjë qindarkë në xhep, tani në ditë mund të fitoj edhe 2000 euro, por ka ditë që nuk fitoj asgjë! Përveç kësaj, personat me probleme sociale në klinikën time nuk paguajnë, mundohem të jem shumë afër tyre. Kam vërtetuar se paraje dhe vendi me pallate të bukura nuk janë asgjë! Gjëja më e bukur është kur vijnë klientët e mi nga jashtë dhe më tregojnë se si mjekët atje habiten nga puna që kam kryer, kur sheh njerëz të veshur me lecka dhe me lot në sy që të falenderojnë me shpirt që nuk i more lekë. Asgjë në botë nuk më shkul nga vendi im, për 4 vite kam arritur të plotësoj gjysmën e ëndrrës, për 4 të tjera do jem dhe më lart! Dua të flas shqip, të shaj shqip dhe të shoh të rinj që bëjnë mrekullira në vendin e tyre!

15 Ah sa i kam menduar këto gjëra vjet kur cova çunin në Gjermani për studime.. Ndërsa laja rrugët me lot (madje dhe tani po lotoj), thosha pse dreqin po i heqim fëmijet nga vetja!  Pse u bë kaq e modës? Une jam kaq mirë ekonomikisht sa falenderoj përdite Zotin për këtë.

Pse dreqin,edhe kur jemi duke shijuar momente të bukura themi, “këtu nuk jetohet”, “ky vend plehrë”! Mirë vërtet ata që nuk kanë një jetë cilësore dhe kanë të drejtë të ankohen, po ne pse? Pse ua futëm fëmijëve në gjak të shkollohen andej? A nuk u integruam dhe ne këtu me këtë shkollë që bëmë? Po investojmë në largimin e fëmijëve dhe kjo është e dhimbshme. Tani na duket sfidë, por më vonë do ta ndjejmë ç’kemi bërë. Përfundimisht mendoj, nëse ke patur fatin të integrohesh në vendin tënd dhe të kesh një ekonomi të mirë, absolutisht jeta më e bukur është këtu. Lus Zotin qe djemtë e mi pas shkollimit andej, të arrijnë të ndërtojnë jetën këtu! (anabel)

31 komente në “1001 arsye për të mos i thënë mirupafshim Shqipërisë”

  1. millosh kopiliqi says:

    Te largohesh nga shqiperia, vend turistik me vlera boterore dhe te jetosh neper tavanet e austrise pere pune pastruse, fizike !!! Njerezit ne kosove po bejne pushime dimerore dhe verore ndersa shqiptaret ne austri asnjerin.

    1. Koli says:

      O leshko pa shiko nje here statistikat sa turiste shkojne e Austri e sa shkoine ne Shqiperi.
      Vetem Opera apo Belvedere ne Vjene terheqin me shume se krejt jugu apo bregdeti shqiptarik. Po ti vazhdo me mendjen tende

      1. millosh kopiliqi says:

        Une ste kam faj se ti si kupton komentet dhe artikujt. Opera e vjenes pasaka “miliona turista”.???? Vizitoje psikiatrin. Ju te shqiperise keni budallak te pa sherushem

    2. SPAKTAKU says:

      Nje arsye tjeter:SPAKU uturaku, lol!
      OSE sic njihet ndryshe RILINDJA, LOL!
      =

  2. pato says:

    90% e njerezve ashtu thone duan te ikin por askush nuk iken megjithese jane pa viza dhe nje bilete avioni e gjen dhe me 100 euro.. Eshte zgjedhje individuale nuk e kuptoj perse eshte kaq problematike. Nuk eshte cudi qe per disa shqiperia nuk u jep mundesite. Jemi ende shume larg sigurise bazike te jeteses me shqiperi. Nese te ndodhe dicka ne jete nuk ka nje strukture ku te mbahesh. Sigurohu njerezve nje minimum sherbimesh ne strehim, shendetsi, drejtesi apo arsim dhe siguria rritet. Normale qe ka edhe te tjere qe jane naive apo aventurier ose thjesht idioter qe lene shtepite, punen ne shtet dhe shoqerine me mendimin se jashte do “lulezojne” duke marre me qafe veten dhe femijet. Kjo pjese eshte ajo qe nxjerr vrere me shume per te justifikuar vetes nje vendim te gabuar.

    Kohet kane ndryshuar nuk jane me vitet 90. Evropa ka marre fund nuk ju del per vete. Kam jetuar dhe njoh shume vende me Evrope. Te gjithe ankohen edhe me keqe se shqiptaret.. Francezet, Gjermanet, Anglezet deri me Suedi e Norvegji ankohen per te huajt, per rrogat qe nuk ju dalin, per shtepite qe nuk blejne dot, per shkollat e per spitalet.. Ti degjosh nuk di ca te besh te qeshesh apo te qash. Per italianet apo greket kuptohet qe nuk ka nevoj per komente se atyre ju kane rene qameti ne koke qe kur kane lindur. Sot nuk e fshehin me urretjen ndaj te huajve nuk ka rendesi ca kombesie je por e kane me te lehte me shqiptaret..jam befasuar ne nje spital kur vendasit pasi doktori I huaj apo infermeria kthente krahet e tallnin dhe e perqeshnin me mendimin se i huaji nuk I kuptonte. Disa nga titujt e gazetave apo kronikave televizive jane skandaloze si i percjellin shqiptaret dhe as nuk kerkojne ndjese. Hajde tani dergo femijen me shkolle apo ik me pune dhe porosit femijet dhe veten te bej shurdhin e memecin.

    Nuk them qe mos te dalin jashte. Nese iken per hall, per pune, studime apo thjesht do nje vit a dy larg shqiperise per eksperience mos pershty vendin tend. E kam vene re dhe eshte shume e vertet sa me shume te duash vendin nga ke ardh aq me shume te respektojne. E njejta gje dhe per ata qe jane ne shqiperi.

    1. Iliri says:

      O ‘pato’plaku Duket se ‘dikush’ erreson gjrndjen ! sepse merret e ben tregeti .. me emigrantet ! Pune e ndyre si droge-prost…….. U shkon per shtet mjegulla !

    2. Ardiani says:

      Kujt i punon vetem gjysma e trurit shqiperia eshte vendi ideal sepse se vret mendjen fare mashron vjedh merresh me droge me gjithfare bisnezesh te pa ligjeshme e ben lek por po te punoj truri komplet ke frike nuk mund te besh pare e nuk mundesh te jetosh,kjo nuk eshte vetem per shqiperine por per te gjitha vendet qe korrupsioni eshte shume i larte e keta njerez kane ikur prandaj po te shikosh shtete si
      USA Autralia Canadaja Zelanda e re jane shtetet me te mira per te jetuar se jane ndertuar prej emigradeve qe ju punon truri kompel.

  3. mik says:

    Asht shume e vertete qe kemi vendin ma te bukur ne bote, por qe vete ne po e kthejme ne Ferr.
    Mund te zbukurohet gjithsesi, por vet fakti qe njerzit po ikin tregon gjithcka. Artikuj te tille si ky nuk shkruhen kot, vete qeveria po e sheh rezultatin e udheheqjes se saj.
    Nqs duhet ta shpejtojme veten, Rama dhe qeveria e tij duhet te ikin sa ma pare.

    1. katarakti says:

      Dhe sa më pare te vije Basha me Berishen! Je pleh apo idiot?!

  4. Al says:

    Dalina eshtezgjedhja jote…ti je elite…prinderit kane para…ju hani darka dreka me politikane e hyni ne zyrat e Drejtorevicave si ne shtepine tende…pra zu hyni ke elita pa meritee atij vendi…1300 vete gjithsesi…..ketej nga ne punojme e jetojme te barabarte me vendasit ti nuk do jetoje dot sepse nuk e do barazine…..

  5. On says:

    O millosh ne Austri njerezit marim 14 rroga vjetore me ligj e raportin e marim me telefon drei 15 dite….pushime zyrtare kane nja 28 dite dhe leje po aq.Nese je ne te zeze ruaju se ste falin…….. kane shtet or mik. E se mos guxon e qellon a ofendon njeri se te gervishi makinen….do i lesh pa frike 100 mije euro..tung

  6. Olimpia says:

    Ju lutem,dergojani te gjitha keto mendime Berishes,Metes,BashesZhejit,Fevziut,Lubonjes, Mecos,A.Bushatit,Gjekmarkajt,Canit,dhe te gjithe te tjereve,pjesetare te grupit te neperkave qe cdo dite ,24 ore pa pushim vetem helmojne Shqiperine,vec qe ishim shkatrrrimtaret e saj ne vitet ,90..,te.
    Shqiperia,si cdo vend ,vec problemeve,varferise,krimit,korrupsionit,ne pjesen derrmuese eshte positive.Merita e pare u takon emigranteve te brezit te pare te cilet me parate e fituara me mundim te jashtezakoneshem bene te mundur ringjalljen graduale te ekonomise,pas shkaterrimit total kriminal qe i beri Berisha dhe banda e tij.Por aktualisht,edhe pse roli i qeverive,sidomos atyre te Berishes ka qene negativ,shqiptaret ja dolen te ringrihen,duke rihapur nga zero mijra biznese prodhuese e sherbime.Natyrisht ne se do te kishte ruajtur dhe modernizuar pjesa fitmprurese e industrise se para 90…s ,situata e sotme do te kishte e perafert me vendet lindore .Por ato zgjodhen ne drejtim njerez te afte e atdhetare,ne na imopnuan dhe pranuam barbare dhe kriminele si Berisha dhe horrat e tij.
    Modernizimi i Shqiperise dhe dalja nga varferia realizohen vetem nepermjet ngritjes se industrive dhe sherbimeve te reja duke siguruar punesimin e rinise,rritjen e rrogave dhe permiresimin e aresimit dhe shendetesise.Me keto te merrte Rama dhe ti lere shfaqjet mediatike apo debatet pa kuptim me gazetare sharlatane qe shtyjne kohen ne studiot e neveriteshme tv.

  7. emigranti says:

    Shumekush prej atyre qe largohen nga ky vend “qe nuk behet” mendojne se do te shkojne ne vendet “qe jane bere” dhe do ta gjejne shtruar pa punuar. Pastaj kur zhgenjehen nga realiteti, disa prej tyre marrin rrugen e gabuar.

  8. dardan says:

    Fakti qe qenka ber kaq lajm i rendesishem per arsyet qe duhet me nejt ne Shqiperi dmth se aty ikja po u beka me verte masive. Kush do te iki le te iki, kush do te rri le te rri. Kujt i intereson ça bejne njerezit me jeten e vet? Shqiperia eshte e mire me jetu per ata qe kane pare e dine me vjedh e mashtru. Per te tjeter eshte merre me long se kockat marun.

  9. sapa says:

    Ore jo shkrime te beni ju por edhe po te futen ne nje dite ne burg te gjithe te korruptuarit e shqiperise qe jane me qindra e mijera nuk Jeton kush aty pervecse atyre qe e dine se kush jane!Nuk vlen asnje gje sepse besimi ka ikur me kohe.Une personalisht i perkas atij grupi qe bleu toke ne shqiperi ndertoj me qellim qe ndonje dite te vij ,bera dokumenta shteterore te rregullta pa levizur as centimetrin ne lejen e ndertimit ,perjetova mbivendosjen e prones ,perjetova shakterrimin e komplet shtepise nga te korruptuarit dhe ju beni akoma propagande qe njerezit te jetojne aty?????

  10. Wtf says:

    Askush nuk e le me deshire kete vend, e lene nga halli per nje jete me te mire, se ne Shqiperi kjo jete me e mire eshte e pamundur nga korrupsioni i gjitheanshem. Vetem halli te largon nga ky vend qe eshte Parajse per nga natyra dhe Ferr per nga njeriu….

  11. Ujku Plak says:

    Keta qe beine keto shkrime mendoine se populli eshte dele? E kane gabime, kam nje kumshi ketu ne Gjermani ka punuar Oficer Policie ne Shqiperi dhjevsha ketu mirembajtes ne nje firem, kur e shohe te shtyje koshin e mbeturinave me dhembe dhe e pyeta qe kjo pune per ty eshte torture? Jo me tha atje ishte e veshtire se me rroge nuk e mbaja dote familjen me duhej ta beja fytyren bythe duke zhvatur hallexhijet, se ata qe kishin leke i binte me rrezikuar shume etj. . . . . Mbasi me ketheu kete pergjigje dhe me tha plot te tjera, une e shohe vetem me respekte dhe jo me keqeardhje

  12. modenri says:

    ne public economics ka nje teori qe quhet votimi me kembe (voting with feet) qe thote se qytetaret ne nje sistem demokratik ngrihen dhe ikin kur nuk kane besim te klasa drejtuese (politikane dhe oligarke) se do te krijoje kushtet per nje te ardhe me te mire per shumicen e shoqerise. Kjo ashte arsyeja pse ikin shqiptaret. Kane ikur qe ne mesjete dhe vazhdojne te ikin te haperdahen neper bote. NUk kemi qene ne gjendje si komunitet te ndertojne institucione te mira per vete, ca ngaqe jemi te vegjel ca ngaqe nuk kemi pasur vella te madh, si kane sllavet rusin apo greku gjermanin. Levizja e studenteve e 2018 shprehu pakenaqesine pikerisht ndaj kesaj gjendjeje te perhershme dhe e drejtoi gishtin te klasa drejtuese.. gjynaf qe u shua aq shpejt protesta.

  13. MARIUS says:

    Ujku plak ste heq asnje presje….dhe une kam ketu dhe tatimore e drejtore qe bejne afersisht te njejtenj gje ose punojne ne zyre po nivel me i ulet se ne Shqiperi.Punojne dhe e mbajne familjen shume mire pa u dridhur.Te korruptuarit nuk ikin ikeni aty…….

    1. pato says:

      Ehe pirdh pirdh ti bashke me ujkun plak… Tatimoret e drejtoret kane ik sepse ose kane vjedh apo shit vendin e punes ose thjesht nuk kane qene per ate pune.. Po ne shqiperi perse nuk shkuan te punojne ne privat apo ne ndonje detyre me te ulet meqe kishin hallin e fukarenjeve? Keto pordhet qe me mire laj halet e shtyj kazanet e plehrave jashte se punoj me zyre me shqiperi jane thjesht justifikime qe vetem ndonje naive i ha.

      Ajo qe nuk durohet dhe i acaron te huajt me teper jane tentativat per ti marre per budallenj ose leshko. Kujtojne se e kane shpik keta skuthat ne shqiperi dobicllekun. E di ti plako sa ikin nga shqiperia te mos paguajne kestet e kredise te bankes apo shesin shtepine i bejne kollaro bankes dhe ikin sepse ai “vende nuk behet”.???? Keto gjera Anglezet, Gjermanet ,Francezet, Italianet apo Greket I kane bere kur ne rrinim me rradhen e vajgurit ne Shqiperi.

      1. Atdhetar says:

        Me ne fund nje koment qe thote troc nje te vertete. Ka shume shqiptar qe largohen nga shqiperia per arsye se nuk gjejne dot pune, nuk shkojne mire me familjaret apo duan te shkollohen jashte apo arsye te ndryshme te ndershme. Por ka edhe nga keta qe thua ti. Ish funksionare qe po u vjen rradha e vetingut dhe nuk kane ku ti fshehin ato qe kane vjedhur apo i kane siguruar ne menyra dhe mjete korruptive. Ish funksionare te PD e LSI qe ikin sepse ua kane marre vendin e punes socialistet ashtu si PD e LSI ua mori socialisteve kur ata erdhen ne pushtet 14 vjet me pare (pjesa me e madhe jane te tille) . Jane edhe shume qe kane kryer krime ne Shqiperi dhe ikin neper bote nderrojne identitetin dhe fshihen si rrefugjate.

      2. Ujku Plak says:

        Pato une fola per Oficer Policie, nje zoteri burre qe ne shqiperi nuk i dilte rroga te mbante 2 femijet vetem me rroge po mos ta bente fytyren bythe e te kapte ndonje leke. Ketu ne Gjermani bene nje pune te redomte ne krahasim me Shqiperine por eshte me i qete, me krenare .

  14. Luli says:

    Shqiperia si cdo vend ne bote ka edhe te mirat edhe te keqijat ,por ne fund te fundit eshte atedheu I Shqipetareve dhe ata qe e duan mundet te kontribojne per te sa te kene mundesi.Por te shkruash sikur eshte ferr dhe budallaliqe te tjera nuk ka vend
    Duhet menduar qe ai vend doli nga nje bote tjeter dhe po behet si gjithe bota dhe Europa democratike,por kjo nuk mund te behet me njehere ose me nje shkop magjike, duhet pune, pune, dhe pune dhe jo llafe ,kafera me ore te tera,llafe per politiken e te tjera si keto
    Mireqenja ven duke punuar per veten dhe jo per te tjeret , domethen per vendin tend dhe jo per vendet e tjera
    Megjithate njerzit nuk jane njesoj dhe nuk mund te mendojne njesoj, si dhe gishtat e dores qe kemi
    Prandaj le te mendojme dhe te punojme me shume per brezat qe dote vijne se keshtu mund te behet Shqiperia

  15. Detari says:

    shqiperia eshte vilajet turk, cdo Arber me pak mend eshte larguar. Banoret e shqiperise jane nje sallat kombesh endacak.

    1. Vatikani qendra e Pedofilise says:

      Po Jevgjit Grek nuk Jane Sallat?

  16. Kozmai- Boston says:

    Moj , TRULARASKE shiko pak si fillon arsyen numer 2
    ( per momentin kam menduar te jetoj ne Shqiperi)
    Neser po te ndryshoj mendja iken si ta doje ty interesi
    Si s’te vjen turp dhe shkruan per atdheun tone qe ne te gjithe e duam ( dashuria nuk tregohet se rri aty)

  17. aleko says:

    Nje vendi si shqiperia qe iken ne permasa te medhe gjenerata e re, nuk mund te fluturoje gjate.cdo vend qe te zhvillohet kerkon punene dhe mendjen e njerzve tye vet ne radhe te pare.Si mund te arsyetosh kur thua se;E dua vendim tim me mendje dhe zenmer por une jeten , punene dhe kontributin e kame per nje vend tjeter jo per vendin tim”Kejo eshte thjesht hipokrizi, dhe nuk kaperdihet.Troc per keta mendje lehtet qe shqiperia I ka me shumic , kur arsyetojne se gjithkushe ka jeten e vet dhe mund te jetoje po deshi dhe ne Mars, duhet te dine se, nese vertet ata e duan vendin e tyre sic pretendojne,do tu thosha qe kejo dashuri nuk mund te vere kushte bajate qe ne cdo moment ta braktisesh ate.Cdo vend kerkon punene e shume gjeneratave per zhvillimin e tij dhe jo te dy apo tre gjeneratave sic ka shqiperia.USA ka 250 vite pervoje shume gjeneratash dhe eshte aty ku eshte dhe perseri ende ka problem.Kurse Shqipetaret mendje lehte e duan shqiperine te behet Brenda dites mundesisht pa punuar fare.Nje vendi qe I iken forca njerezore I bie fuqia zhvillimore madje mund te dali dhe nje shtet jo funksional.shqipetaret ne fakt kete po bejne, po braktisin vendin e tyre , duke dobesuar deri ne asfiksim vendin e tyre..kaq e thjesht, ka nje trend ikje nje psikoz qe sic thot Kadare per nga permasat eshte vetgenocid qe zhduk popuj.Shqipetareve me sa duket do largohen nga vendi I tyre dhe atje ku shkojne do kryqezojne Duarte per te kujtuar imazhin e shqiponjes…ha ha !..

  18. Geni says:

    Ke shkruar drejt o goce….veçse nuk na lanë të paudhët aty.30 vjet bastardim nga politika putanë.

  19. bledi says:

    Sa vende te bukura ka Shqiperia ku mund te jetosh jeten 100 here me mire sesa ne Rivieren Franceze Spanjolle apo Londer etc etc Ja disa nga perlat Shqipetare
    Ballshi Gramshi Peqini Rrogozhina Librazhdi Maqellara Kurbini etc etc
    1 parajse e vertete tokesore
    I bej thirrje rrefugjateve me letra dhe shpia ne Perendim ti braktisin ato dhe te vine te thithin ajrin e paster Shqipetar ku era te ledhaton faqet dhe fushat e blerta bashke me kodrat pjellore ta bejne me sy nen rrezen e diellit te mengjesit qe ngrihet mes majave te maleve tona.
    Bile 1 keshille per atdhetaret qe do kthehen andej nga kane vajtur
    Kur te ktheheni ne Shqiperi punoni ca vite si vullnetare se Atdheu ka nevoje per ju.
    Te dhjefsha Londren dhe Parisin
    S krahasohen dot me Maliqin e bukur dhe me Pûken lozonjare .
    Vetem kur pi hashash bio e kupton qe ngjyrat ketu ne Shqiperi jane te papara si askund ne bote

  20. Tani says:

    Pershendetje Tema,
    Me gjith respektin me lejo te shkruaj qe mos lepini te tasi I qeverisjes se deshtuar te majte.
    Une jam gati te iki, te iki per te mos u kthyer me në kete vend te mrekullueshem nga natyra.
    Kam pasur gjithmone në mendje mendimin qe duhet te jetoj dhe punoj ketu. Por me kalimin e kohes kuptova Qe jam gabua dhe se kurbeti me zuri ta bej me moshe te madhe.
    Prej 18 vitesh eksperience dhe pune krijova familje dhe jetoj në nje pjese te Tiranes qe:
    1. Ka vetem pallate shumkatesh me nje cilesi qe Na e tregoi termeti
    2. Nuk ka as rruge as trotuare dhe as vende kalimi per kembesoret.
    3. Nuk ka kopshte publike
    4. Nuk ka shkolla publike
    5. Gjithmone kam vuajtur ti dergoj në kopsht dhe shkolle në ato ekzistuese duke sakrifikuar kohe dhe pare.
    6. Nuk ka qender shendetsore publike
    7. Duhet ti lutesh zotit te ruaje shendetin de në te kundert nese nuk ke leke je i destinuar te vdesesh dyerve te spitaleve.
    8. Duhet ti lutesh zotit qe te mos kesh ceshtje me drejtesine pasi nese nuk ke pare je I humbur.
    9. Drejtesia qe liron te burgosurit perjete dhe denon 10-20 vjete perdoruesit e hashashit.
    10. Klasa politike me e korruptuar qe mund te egzistoje. Shajne njeri tjetrin në TV dhe nga Ana tjeter ndajne paret.
    Per te mos renditur pika te tjera qe jane pafund me lejoni te them qe ku vend nuk behet. Ku vend eshte i semure me kancer dhe ka 30 vjet nen efektin e Kimios dhe semundja vetem perparon.

    Personalisht nuk dua te harxhoj as edhe 1 dite me shume në kete vend

    Faleminderit

  21. Konjak says:

    Nuk kisha ndermend te jipja ndonje mendim tek ky shkrim . Mirpo gjithkush ka iden e vet dhe mundesite e veta per ta organizuar dhe levruar jeten ,ashtu sic deshiron apo ashtu sic mundet ,ne vendin e tij apo kudo tjeter qe i hapet drita jeshile . .Ka zonja apo zoterinj qe e shikojne levizien e lire -tradheti te lart ndaj atdheut – .Po c’far thoni e c’far beni ,more te meruar . Vertet mendoni se me hushten donkishotiane mund te mbrtheni cilindo shqipetar qe mendon ndryshe ,si gjith popujt perparimtar te botes .More -rilindas apo atdhetar te vonuar -po si ka mundesi ti servirni popullit kete gjelle te ftohur e bere bejat ,si qemoti . Pse nuk i pergjigjeni , secili sipas mundesive qe ka ,- vet-vetes dhe gjith sivellezerve shqipetare – per te pastruar vendin nga kjo pseudo politik ,qe tash e 30 vjet po na merr frymen . Vertet mendoni se duke ndenjur urt .duke ulur koken ,duke rremuar me majen e kazmes do ta bejme shqiperine si gjithe evropa . Harroni ,njehere e per gjithmon ,se mund te vijne dite me te mira ,- pa politika me efikasitet te plot ,per largimin e ketyre grupeve politikomafioze qe sundojne gjith jeten e vendit .Zoti na ndihmofte . Faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. T
    Tina

    My marriage was almost at the tipping point when I saw a comment about a man named Dr GIDEON. my marriage has been stable thanks for everything you have done for me i can assure you to contact him, he is proficient with the following spells: * I love magic * marriage spells * money magic * luck spell * Sexual attraction spells * AIDS healing magic *Casino cave * Cursed Caves removed * Spell protection * The Magic of the Lottery * Lucky spells * Fertility magic * Ring of telekinesis If you are out there and you need any kind of help here is his WhatsApp: 2347042191323 Email: [email protected]

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje