Edhe Ati i Shenjtë mund të thotë: Allah, Allah, çfarë fati ka ky Rama!

26 Janar 2020, 08:36Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Edi Rama, me të gjitha gjasat ka realizuar ëndrrën e çdo shqiptari që ambiciet i ka pasur gjithmonë shumë më të gjera sesa mundësitë e ngushta që afron atdheu.

Fati e thirri në apel emrin e Kryeministrit shqiptar dhe i dha biletën e kryesimit të OSBE-së; një biletë me të cilën ai mund të fluturojë në Krime dhe të zbresë në Moskë, mund të gdhihet në Prishtinë dhe të ngryset në Beograd, mund të bëjë një xhiro në Afganistanin partner të organizatës dhe të diskutojë me Trampin në SHBA për paqen me Iranin, mund të hedhë një sy të shpejtë në Bosnjë-Hercegovinë dhe të mbetet i kënaqur nga progresi i demokracisë në Kanada, mund të afrojë një shans të shtuar për paqen në Qipron e ndarë dhe të verojë në Taxhikistan, Turkmenistan e Uzbekistan, mbas kthimit nga Jeruzalemi.

Rama është tashmë në një trajektore që nis në Evropë e shtyhet në Azi e deri në Amerikën e Veriut, në 57 vende me mbi një miliard banorë. Organizata vështron gjithë këta shpirtra, me të krishterë dhe myslimanë, budistë dhe hebrenj, me qytetarë që votojnë për pushtetin që i qeveris dhe me qeveri që i kanë hipur diktaturën në qafë qytetarit dhe Rama, për rrotacion, është në një mekanizëm që ka për detyrë të kërkojë stabilitet, siguri, bashkëpunim ekonomik e njerëzor; të nxisë dialogun politik dhe të parandalojë konfliktet, të ngushtojë dallimet dhe të demonstrojë interesat, të menaxhojë krizat dhe të shërojë plagë konfliktesh. Asnjë shqiptar më parë, që nga ata që janë ndier perandorë kur qeverisnin feudin e tyre të vogël, nuk ka pasur një mundësi të tillë.

Ramës iu desh vetëm të rimundte Ilir Metën e LulzimBashën që të ribëhej Kryeministër në 2017-ën dhe të “vriste” Ditmir Bushatin një vit më pas, që të bëhej ministër i Jashtëm i kabinetit “Rama” për ta pasur këtë mundësi. Një mundësi shumë më virtuale sesa reale. Shumë më shumë formë se përmbajtje. Shumë më shumë burokraci direkte sesa aksion konkret.

Rrotacioni në drejtimin e organizatës i dha realisht Ramës atë që Enveri donte të bënte me ideologji mbi komunistët internacionalistë. I dha madje pak më shumë se çfarë ëndërronte të bënte Doktori mbi të gjithë shqiptarët e rajonit, fiks në kohën kur shqiptarët e Shqipërisë po mateshin ta largonin nga pushteti. Sepse, fati është i çuditshëm dhe njëlloj si gënjeshtra, nuk i tregon kurrë as këmbët dhe as qëllimet drejt të cilit shkon e të çon.

Dikur një fotograf apo një gazetar i huaj përpiqej të fokusonte gjithmonë një karrocë me kalë dhe një Mercedes që kalonin në të njëjtën rrugë në mes të Tiranësapo një burrë me mustaqe madhështore e të parruar që ecte përpara një gruaje të ngarkuar me shkarpa zjarri duke nisur edhe nga periferia e Tiranës e kudo tjetër gjetkë.

Sot, sa më shumë sofistikohet gjuha dhe veshja, sa më shumë kompjuterizohet premtimi dhe mallkimi, sa më tepër rritet shuma e tavolinës në pokerin politik të vendit, aq më shumë bien në sy kontrastet. Dhe sa më shumë ndryshon, aq më shumë është e njëjta gjë!

Në tri dekada postpluralizëm e pothuaj demokraci, kontrasti, absurdi dhe paradoksi vazhdon të jetë mbreti i kurorës në Tiranë. Kishte qenë kështu edhe në kohën e komunistëve; ata flisnin për Marksin dhe ishin feudalë të vegjël province, ndërtonin shkolla për të tjerët, por ishin të trashë në mendjen e tyre, flisnin për moralin e njeriut të ri, por ishin të ligj e amoralë në shpirt, qesharakë në tragjizmin që shkaktonin dhe tragjikë në karagjozllëkun e tyre vetjak.

Edhe më parë nuk ndryshonin shumë renditjet e sëra që kapte syri i njeriut të vetëshpallur mbret i një populli, ku të gjithë, edhe i pasuri, edhe i varfëri, edhe horri, edhe i urituri kishin bindje se ishin pak më lart se cilido mbret. E gjithë kjo trashëgimi që kulmon sot te Rama dhe fati i tij, është sërish çështje kontrasti. Sepse, sot, në ditën e triumfit të tij, ai është më i rrezikuar se kurrë nga çfarë lë pas në Tiranë, e cila gjithë këta muaj do t’i rrijë ngushtë dhe bezdisshëm në trup, si një xhaketë përpara vendimit për të mbajtur dietë.

Në Tiranën e qejfit të madh, siç e vizatonte Blend Fevziu kryeqytetin në vitet ‘90, në kryeqytetin ku mund të ndodhë gjithçka, siç këndonte Rama, dashnori i Tiranës ca vite më pas, ngjarjet, situatat dhe personazhet u ngjajnë figurave të letrave të bixhozit: janë njëlloj, por ndryshojnë se njëri është lart e tjetri është poshtë. Ndryshojnë në raportin që pretendojnë se kanë dhe krijojnë me triumfin.

Për shembull, një 20-vjeçar që nuk ka punuar kurrë, e mendon veten të suksesshëm vetëm nëse ka një makinë që kushton mbi 60 mijë euro, kurse një 60-vjeçar që ka punuar gjithë jetën, është i bindur se të jesh i suksesshëm do të thotë të kesh një të dashur tek të njëzetat.

Ky është qyteti i kontradiktës, nga i cili qytetari kontravers i tij, Edi Rama, ka hesape të tjera që pak kanë të bëjnë qoftë me Tiranën, qoftë me Metën, Bashën, Kryemadhin apo Berishën.

Ai mund të shkojë edhe në Vatikan si kryesues i radhës së OSBE-së. Ai mund të pritet në audiencë edhe nga Ati i Shenjtë, Bariu i mbi një miliard shpirtrave në të gjithë botën dhe t’i thotë:“Atë, çfarë do të bëjmë për paqen e përbotshme?”

Dhe Papa, duke prekur ëndrrën e shqiptarit që ambiciet i ka pasur gjithmonë shumë më të gjera sesa mundësitë e ngushta që afron atdheu i tij ballkanik, mund të mbyllë sytë një çast e të thotë me vete si miqtë e rrallë dhe armiqtë e shumtë të Edi Ramës: “Allah, Allah, çfarë fati ky djali nga Albania!”

22 komente në “Edhe Ati i Shenjtë mund të thotë: Allah, Allah, çfarë fati ka ky Rama!”

  1. Om says:

    Dhe ju shushunja dhe llafolloge qe ne bote nuk mund te punonit me shume se sporteliste…..

  2. eli-tiv says:

    ..Eshte edhe fati yne qe na perfaqeson Edi Rame..inetelktual excellent..(mendo te ishte saliu o basha)

    1. ganiu says:

      Ku e sheh ndryshimin ti mes Ramës dhe këtyre të tjerëve?
      Duhet të jesh jo vetëm qorre nga veshët, por dhe shurdhër nga sytë.
      Apo thjeshtë e dashuruar?

  3. Ilir e Sali Vangjeli.. says:

    Lorenc ! Shkrimi tent,nuk vlen as dy para si shprehet populli.Une jam mesues letersie,jam poet dhe komenti i shkrimit tent eshte..Une Lorenc Vangjeli ,si Nastradin dhe i mencur qe jam,kam zbuluar, se Edi Rama,eshte e keqja e Shqiperise.Ky karjerist po udheton ne te gjithe boten per ta genjyer ate, per ti prishur mendjen asaj,qe bota, dhe burat e botes, te ngrejne larte figuren e tij.Ky Rama eleminoj burat me te ndritur te kombit,shoket e mij Ilir Meten,Sali Berishen,Lulin e vogel etj etj.Une dhe Shqipetaret kur ishin keta Bura shteti ne krye te shtetit, ishim shume mire.,te gezuar, te pasur e ku jane ato vite..Por ky i gjati po na mer frymen.Sna le te vjedhim, te vrasim,kete popull..
    Ore qurash!Po ste vjen turp Ne vent qe keti evendimendi ti besh jehone ne te mire te shqiperise,dhe te ngresh larte figuren e keti Kryeministri,qe po ben ate qe asnje shqiptar ska bere per te miren e vendit..flet me urejtje dhe ben ca shkrime qe edhe nje idjot nuk do guxonte ti bente..Por prit i dashur.Shume shpejt ata miqte e tu do rezohen nje e nga nje ..dhe do te te marin me vehte edhe tu servil i lindur

    1. 5ofNovember says:

      Poet ndoshta je. Po mesues letersie jo njehere.???

  4. Shvejk says:

    Po mundohem te kuptoj se cfare ka dashur te thote autori me kte grumbull te pa sistemuar fjalesh dhe shkronjash.

  5. ABC KORCA says:

    Po qe me pelqeu…
    Ne fillim dukej shume kot…por fundi dhe mbi te gjitha prezantimi real se cfare eshte shqipua…me bene ta vlersoj dhe ti them bravo!

  6. burri says:

    O profesor i letersise. Ok me komentin tend, por burrat nuk quhen bura.

  7. Beb says:

    Me shume far ke ti o rrote qe jeton ne Shqiperi dhe jo ne nje vend te verteten demokratik sepse do ishe no burgu per shpifje ose pa pune. Prandaj cdo mengjez puth ate toke qe mban sHume pleura si puna jote.

  8. Grand says:

    Kjo eshte fati i Shqiiperise dhe shqiptareve! Qe u bene Mbreter te Egjyptit, Heronje kombetar te perendimit dhe Shqiperise, KM te Turqise, President te Libanit, shenjetor te dhimbeshurise (NT), shkrimtar te shpirtit modern dhe dinjtoz te botes (IK), dhe tani Rama i bashkuar me cunin e mrekullueshem shqiptar Ditmir B. sjell Shqiperine ne krye! Ne menyre jo egoiste! Nuk eshte rastesi! Se ” gjithe kombet do shuhen por Shqiperia do te jetoj mbi kete dhe!”
    Shqiptar, kujdes kur largoheni! S’ ka si Shqiperia! Te jetosh edhe i varfer dhe me probleme, Shqiperia mbetet me e mira! Krenar qe jetoj ne Shqiperi!

  9. Zigur Qarri says:

    Ka fat,jo meritë.Nese Vangjeli nuk do te shprehej indirekt,por direkt ne zhargonin popullor,do ta titullonte analizen e tij,
    “paç fatin e kurves”,apo “paç fatin e budallait”.Me kete do te ishte pak banal,por më afer me lexuesit.

  10. Kola says:

    Ka dashur te thote se eshte gjalle, po ha nje cope buke.

  11. Berti says:

    Edi Rama ka bere me shume per Shqiperine e lidhjet e saj me boten sa c’kane bere te gjithe paraardhesit e tij politikane te pasdiktatures sikur te mblidheshin se bashku. Kjo eshte arsyeja, Vangjel, qe shkrimi juaj me pelqen. Shqiperia, kundershtarja numur nje e frymes se Helsinkit, sot kryeson OSBE sepse e meriton edhe ne saje te qeverisjes Rama.

  12. juristi says:

    Lenco po qe se dhe ato shkrimet e atyre 14 deputeteve qe deklarove tek shefi yt Fevziu,i ke bere si ky i sotmi stregon gje tjeter pos te qenurit llafollog e konfuz qe perdridhesh vetem ne 50 fjali te gjuhes shqipe

  13. Zgalem says:

    Ndoqa nje debat ne “opinion ” , ku ishte thirrur Sali Berisha . Ky I fundit e ka ekspozuar veten per krimet , qe I rendojne ne kurriz , per keto 45 vjet , duke filluar nga gjyqi I Shoshorit. Ne kete ballafaqim dhe ato me perpara , shumica e gazetarve sillen me nje lloj ndrojtje , perpara Saliut . Nje gazetare e njohur , u pyet nga I ftuari ne emisionin e saj : Ti I ke intervistuar te dy . C’mendim ke per ta ? Ajo me ndjenje kenaqesie ndaj vetes , dha kete pergjigje ogurzeze : “Te dy jane zoterinj ” ! Nuk ju drodh asnje muskul .
    Gazetari L. Vangjeli , ne opinion I tregoi Berishes , sy nder sy , krimet qe ka kryer me kallashnikov dhe me rrembime . Jane te rralle gazetaret me kurajon civile te Lorencit , I cili midis te tjerave kumtoi se ligji I dekriminalizimit eshte hartuar me qellim , per te fshehur kriminelet e vertete dhe per te denuar varfanjaket e emigracionit , qe per mbijetese kane realizuar kontravajtje ne shtetet fqinj. I uroj Lorencit dhe shokeve te ngjashem me te , suksese ne punen fisnike te gazetarit , percusit te se vertetes . Zgalem

  14. Pellazgos says:

    Partia apo Republica e Vatikanit dhe i ashtuquajturi “Ati i Shenjte” zoti Vangjeli nuk egziston per Zotin,sepse egziston Rilindja Evropiane e Galileos,Brunos dhe mijera mos te them milione Martire te Zotit qe i persekutuan,i dogjen i prene kokat kush guxoi te ngrinte zerin per Shenjterine e Vertete te Zotit qe eshte Demokracia e Sokratit,Dhimokritit Aristotelit,Platonit etj.
    Krimet e “Atit te Shenjte” jane denuar me kohe nga Zoti i Vertete qe eshte Zeusi dhe Drejtesia.
    Kjo duket ne Ameriken Latine apo edhe Veriore qe si colonizatore “Shenjtore” ua ndryshuan Kulturen,Identitetin,Traditat,Emrat,Festat etj.
    Eshte hioikrizi kur “Ati i Shenjte” si Kryeminister i Republices se Vatikanit nuk ka treguar as edhe nje pendese per mos ndihmen e “vellezerve” te Tij Orthodhoks per pushtimin e Kostandinopolit,per zbuarjen e miliona te krishtereve nga Sulltani nga keto vende historike dhe kulturore te Evropit.

  15. aleko says:

    te them te drejte nuk pashe as bisht as koke te ky shkrim vec nje xhelozi dhe cmire tipike shqipetare perkunder njerzeve ambicjoz qe duan sukses…

  16. qazim says:

    Je teper i lodhshem ne shkrimet e tua o Lorenc.Te keshilloj te mos besh gazetarin por te provosh romanin ose poezine se ndoshta qellon.

  17. Shqiptari says:

    Lorenc! Së pari,Ati i shenjtë,nuk mund të thotë:Allah,Allah,pasi është udhēheqësi shpirtëror i katolikëve.Ai mund të thotë:O zoti im.Allah thonē myslimanët,ndonjē Ajatollah,në këtë rat. Pērsa i takon drejtimit tē OSBE-së,ne jemi anëtarë tashmē tē vjetër të kësaj organizate.Rregulli është pēr tërë anëtarët,me rotacion tē drejtojnë organizatën,ndaj Rama,në këtë rast,nuk pērfaqêson Edi Ramën,po Rep.eShqipërisë,e meqë E.R.mban dhe postin i Ministrit të jashtëm,jo pēr fat,por për arsyen se kreu i shtetit,tashmë ështê bërë hapur palë,me opozitēn. Do ishte fatkeqësi e madhe,që në këtë organizatë,kryesuesi të merrte vendime individuale,pasi sado i zoti të ishte,do gabonte.Besoj se je dakord që kjo organizatë,ka një person tjetër në krye,që zgjidhet,ka njē staf,ka disa zyrtarë dhe njē staf të gjerë që punon pēr të.Rama,edhe ti besoj kështu mendon,nuk ndërmerr iniciativa individuale,udhëtime për “tebdil hava”pēr tē ndērruar klimē e pēr të bërë qoka nēpër kryeqytetet e Europës dhe euroazisê. Në kētē detyrë ai nuk shkon si Kryeministër,por si kryetar i radhës,duke dërmjetësuar prioritetet e OSBE-së,dhe nuk luan rrolin e “lajmësit që bën krushqi” por pēr të zgjidhur situata konfliktuale,për të ndëmjetësuar bisedimet,për tē ndjekur zgjedhjet dhe një mori problemsh që janē në prioritet tē organizatës. LORENC.!Duam,s’duam ne,demokracia ka ecur nē Shqipëri,ngadalē,me hapa të vegjël,po ka ecur.Nuk besoj se vendet përreth kanë bërë progres mbreslënës dhe demokracia nē këto vende është e kulluar dhe funksionon,perfekt!Nē planin kombētar,por dhe ndërkombētar,nuk jemi ata të 10-15 viteve mē parë qe shiheshim për çdo gjë si “macja e zezë” e Ballkanit.Tashmë jemi pjesë e NATO-s,kanditdat për BE, pjesē e tërë institucioneve dhe organizmave politik dhe ekonomik të BE. Nuk them se jemi të përkryer,jemi kompetentët e dynjasē që kemi terezitur tërë problemet e vendit tonē dhe tani do ndreqim dhe botën e mbrapshtë. LORENC:Vendi im dhe yti,ka ecur me hapa të vegjel,ka bērë disa ndryshime, por që nuk janë ashtu siç i duam ne.A ke udhëtuar dhe ke parê shtëpitê e shqiptarëve,ku të duash ti?!Unë vetë i kam parë ē tërë Ballkanin.Kam parē qytetet,rrugët,shkollat,spitalet,zyrat,dyqanet,supermarketet dhe dhumē të tjera.Nuk them se jemi në parajse,se jemi shum larg akoma,pēr t’u kēnaqur dhe jetuar në bollëk.Po tē kishin mbrritur aty,nuk ja mbathnin tē rinjtê në Gjermani.E di se duhet të rrjedhë shumë ujë ,që të jemi Gjermani. BESOJ se sot,kemi njē brez njerëzish,të zotët,të kualifikuar,specialistë,intelektualë,manaxherë dhe politikanē të rinjë,që mund të na përfaqësojnē denjësisht në institucione ndërkombëtare dhe kjo është realitet. Ne,pēr fat të keq,në çdo rast e në çdo vend, mund të flasim për tvtjerët me superlativa,ndërsa pēr vendin tonē,për njerëzit tanē vjellim vrerë.Nuk lemē gjë të zezê pa thënë për Shqipërinë dhe shqiptarët,ditë e natë.Po mirë more zotërinjë.Po ju pse nuk ia mbathni,pse politikanë,biznesmene,bankierë,pedagogë,,gazetarë,fermerë,tregtarë,mijëra pronarē lokalesh,njerëz te turizmit e shemē e shumë të tjerë??!! Është dhumve kehtëvtë shashë e tē nxishē këdo,por të nxishë çdo gjë,edhe kur është mirë,kjo ndodh vetëm në Shqipëri.Deri kur do vazhdojmë kështu?!

  18. katarakti says:

    Shkrim idiot i shkruar nga një budalla.

    1. Fredi says:

      Ju qe se kuptoni shkrimin e lorencit ini copa te bajges qe ka leshuar edi rempalla

  19. Populli says:

    Duhet te jesh shume i vogel per te share shkrimet e Lorenc Vangjelit.
    Sa me i vogel te jesh ne shpirt, ne politike, ne gazetari dhe ne art, aq me shume shahet Lorenc Vangjeli.
    Shkrimi nuk eshte aq shume per Edi Ramen, sesa per Shqiperine. Eshte nje shans historik i Shqiperise. Kush e larteson kete rol te Edi Rames si Kryetar te OSBE-se, larteson Shqiperine. Kush e urren kete rol te Edi Rames si Kryetar te OSBE-se, urren Shqiperine.
    Ketu qendron vlera e shkrimit te Lorenc Vangjelit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje