Zysh Silvana iku, unë nuk dua!

26 Janar 2020, 09:35Politika TEMA

Nga Joana Osmënaj

E filluam fundjavën me këtë lajm që sot bëri bujë në rrjetet sociale.

Me siguri, ky imi nuk do të bëjë aq bujë sa shkrimi i zysh Silvanes ( të cilën nuk e njoh, por i respektoj profesionin), por do e ndaj për ju pak që do e lexoni.

Po, zysh Silvana iku si një nga shumë të rinjtë që po ikin, por zysh Silvana iku duke i lënë Shqipërisë një letër, të cilën kur e lexon herën e parë mendon që është kaq e drejtë dhe e vërtetë!

Sigurisht, zgjedhjet janë personale dhe unë nuk marr përsipër të komentoj ikjen në fjalë apo ikjen e ndonjë të riu tjetër, po Shqipëria ç’faj na ka?

A ta fajësojmë Shqipërinë për jugun mbresëlënës apo për Valbonën magjiplotë, a ta fajësojmë Shqipërinë për Osumin ujëkulluar a për kalatë plot histori, ta fajësojmë Shqipërinë për Korçën si Parisi a për Shkodrën si Venecia?

Për çfarë ta fajësojmë Shqipërinë?

Duhet të kuptojmë se nuk po ikim prej Shqipërisë, po ikim prej shqiptarëve, po ikim prej vetes sonë!

Unë jam më e re se zysha që ka ikur sot, dhe JO nuk dua të iki!

Nuk dua të iki se nëse ikim ne, kush do e bëjë këtë Shqipëri që zysha thotë se për dreq do i mungojë?

Pse zysha iku sot dhe nuk doli në Pedonale në protestën aq kuptimplotë që studentët bënë?

Nuk dua të iki, sepse atje përtej kufijve nuk ka rrugë të shtruara me flori, nuk ka as gjermanë, suedezë, holandezë, austriakë a francezë që kanë hapur krahët për të na pritur ne, po atje përtej kufijve nuk ka as familje që fati e deshi të na i jepte këtu në Shqipëri!

Po, e di që nuk jemi në kohën tonë më të mirë si shtet.

Edhe unë që shkruaj jam një studente që e jetoj çdo ditë taksën që shteti më merr nga rroga simbolike që marr, jam një studente që prindërit e zhvendosën në një universitet privat se shteti ishte psikologjikisht i papërballueshëm, jam një studente që sakrifikoj kohë dhe sigurisht edhe dëshira për t’ia dalë përditshmërisë, por JO nuk dua të iki!

E kam dëgjuar argumentin që pse duhet të harxhojmë ne jetën tonë duke pritur të bëhet më mirë, por jo, parimi nuk është ky!

Parimi është të mos rrimë të presim, por të veprojmë për ta bërë më mirë, e nëse është e thënë që vitet e jetës t’i kalojmë në përpjekje të bukura për të bërë atdheun dhe jetën tonë më mirë, kështu qoftë!

A mund të lësh në jetë gjurmë më të bukur sesa kjo?

51 komente në “Zysh Silvana iku, unë nuk dua!”

  1. Eni says:

    Korca si Parisi???? Shkodra si Venecia????
    Udheto pak me shume.

    1. Ani says:

      Korca eshte quahtur Parisi i Vogel qe ne 1880.

      Shkodra pa ndertimet e mbas 90 vertet si Venecia e vogel do ishte.

      1. Theatre and Drama says:

        o goce,
        gabimi yt fillon qe kur thua,
        “Gjermanet,francezet,suedezet..nuk na hapin krahet..”
        e pse duhet te te presin me krahe hapur kur ti shkon te punosh ne emigracion,kush je ti dhe ca te ben me te afte e me te veçante sesa nje gjermane,suedeze e franceze,qe te ta shtrojne me flori?
        ndryshoni mendesi e botekuptim,ulni kokat boshe prej fodullesh dhe shtojuni punes mos u merni nerpe kafene me politike,ate beni,
        shoqeria shqiptare fatkeqsisht eshte akoma ne hapat fillestare te nje procesi evoluimi,
        ne Shqiperi akoma vritesh per nje parti apo tjetren

      2. Emigranti says:

        Shqiperi te kam dhjere
        Me gjith patriotet e u
        Mos u befsh asnjehere

        1. zhaku i pamposhtur says:

          Jo fajin e ka gazeta që boton lloj lloj vari leshin. .çdokush ka të drejtë të shpreh mendimin e tij mirëpo gazeta duhet të tregoj pak profesionalizëm. .ajo zyshja e djeshme kishte bërë një shkrim shumë mbresëlënës. .nuk mund ti heqësh asnjë presje shkrimit të saj ok. .kjo çupa sot po flet përçart dhe pa baza siç duket kërkoi të tërheqi vëmendjen dhe të marri pak nga ‘fama’e zyshes. ..ajo thotë përse zyshja nuk doli në pedonale të protestojë para se të largohet nga shqipëria..po kush po e rruan moj gocë për protestën? protestuan studentët vjet fituan gjë? ky ‘rilindasi’ është bërë më i keq nga sali berisha, nuk e shikoni që çdo ditë nxjerr foto nga ‘parajsa shqiptare’ ndërsa populli vazhdon e zhytet akoma më keq në mizerie. .ky vazhdon me mullinjtë e erës. .të drejtë kishte vetëm ai djali që i tha në Facebook :ti edi e do plumbin ballit. .ai po moj çupë jo ajo ‘pedonalja’ jote. .dola edhe unë dikur në atë pedonale moj çupë dola dhe isha shumë i etur për hakmarrje por Neritani na drejtoi nga mullinjtë e erës. .popujt nuk fitojnë asnjëherë me vjersha të bukura nga pedonalja. .revolucioni do gjak. .po ti varësh metën ramën dhe berishën në sheshin skënderbej (ose edhe tek nënë Tereza sprish punë)shikoje se si ndryshon shqipëria, këta të tre e mbajnë peng atë vënd. .

      3. Iliri says:

        Mos u merr me ‘Eni’n se eshte njeri i shetitur! dhe e kane pritur’me krah hapur! Nuk deshiroj por ndoshta kerkohet prej prinerve te vet se ku ka vajtur! … Edhe somalezet flasin me nostalgji per vendin e tyre me 1001 probleme ! Kane te drejete!

      4. Miti says:

        Shkodra si Venecia? Pervecse kur permbytet nuk shoh ndonje pike tjeter ngjashmerie? Korca si Parisi? Pervecse qendroi disa muaj e pushtuar prej francezeve gjate L1B nuk e shoh Parisin asgjekundi.Shqiperia nuk ka qytete me arkitekture te spikatur. Shumica jane ndertime otomane, me nje shtrese sovjetike pallatesh 5-katesh qe ske nga ti kapesh. Berati dhe Gjirokastra kane lagjet karakteristike qe jane te kendshme por mbeten stil otoman. Tirana eshte nje rrumpallhane pa kurrfare stili. Elbasani, Durresi, Fieri Vlora jane beton sovietik plus beton “demokracie” dhe pjesa historike qe u ka mbetur, shtepi banale me mure te shtrembura.
        Sigurisht qe natyra e vendit tone eshte e bukur, por nuk eshte unikale. Ka plazhe te mrekullueshme kudo ne Mesdhe, male akoma dhe me te bukura gati ne te gjithe Europen.
        Keto nuk na pengojne ta duam vendin tone por e mira eshte pa patriotizma folklorike. Vendi yt duhet sepse pikerisht eshte i yti, je pjese e tij dhe nuk e mohon dot edhe sikur te duash, eshte si nje femije, qe sido qe te jete do ta duash sepse eshte i yti!

    2. SPAKISTAN says:

      Cepani si S Krapari, Berzhdica si Gramshi…ikni ju po te doni, une jam patriot , NUK LUJ PREJ VENIT TEM.

    3. Kalec Dega says:

      Sic thuhet dhe me te drejte diku me poshte nga tarasi, Shqiperia eshte per pushtat, pseudopatritet, hajdutet , te korruptuarit, militantet sekretare partie, batakcinjte e se kaluares. Ta gezoni Al-banistanin dhe udheheqesit e saj si Tualet Palla dhe piktor deshtakun basketbollist corapekuqin me brekushe adidas dhe Presidentin Floririn e Rames.

      1. Djali says:

        Per cfare nuk iken ti.

      2. Pirdhuni says:

        O ‘Kolec Dengla’! A te mban me buken e turpit akoma ai qe shkaterroi, grabiti shiti e vrau shqiptaret ????? Turp!!!! Turpi me buke, dhe nje gote vere! Pakice e piste.

    4. Feniks says:

      Duket qe keto shkrime pas Silvanes jane shkruar nga nje regji e caktuar,qe me djallezi nuk merret me cfare ka shkruar Silvana,por me ato cfare duan te nxisin autoret e tyre!
      Kuptojeni mire,o zhgarravites tru shplare militante te ketij pusht-pushteti kriminal,se Silvana nuk ka mallkuar Shqiperine si Atdhe,por vetem politikanet pushtetare e jo te tille,qe per 30 vjet e rrenuan kete vend per t’a grabitur vetem per vete!
      Sot per faj te tyre shumica e shqiptareve nuk gjejne ne Shqiperi qofte edhe nje zyre qe te ankohen e te gjejne zgjidhje per padrejtesite qe ky pusht pushtet u ben per dite,se ky kryeminister,ben sikur nuk e kupton,qe “bashkeqeverisja me qytetaret” eshte nje mashtrim i madh,qe ka zhdukur shtetin ligjor,demokracine dhe ka nxjerre jashte loje tere administraten qendrore e vendore!
      E gjitha kjo ka bere te mundur lulezimin e korrupsionit,ndersa kryeministri mjekerr cjap del e derdellit sikur popullit i ka siguruar mireqenien e jo mjerimin!

  2. Ilia says:

    Perfekt Joana! Qe nuk po iki duke marre kostot afarshkurtra eshte??????. Qe po iki pamvaresisht nga motivi e kete lajm ta narri vesh gjith bota eshte dritshkurtesi apo ….

  3. Torino says:

    Bravo!Guri rende ne vend te vet!Ne ishim gure te lehte.Beme mire a keq koha do ta tregoje.Ubi casa ubi bene!

  4. Tarasi says:

    nuk arrita ta lexoj deri ne fund artikullin se po me vinte per te vjelle nga permbajtja ….sepse ju qe hiqeni si patriote jeni me shkerdhata se cdokush…ne shqiperi nuk ka patriote te ndershem vetem pseudopatriot ..ne shqiperi qendrojne hajdutet politikanet , servilet , kriminelet edhe te mbaruarit….

    1. Julia says:

      Bravo tarasi, i ke rene pikes

    2. Lani says:

      O taras nga cili burg i cilit vend je duke shkruar? Ne ketu ne Shqiperi lexojme vetem per shqiptare qe vjedhin e merren me droge e prandaj veç burgjeve i gjen?

    3. Usta Murat says:

      Taras. Shqipèria ka rritje ekonomike me 8,3% çdo vit, nè fushèn e pallim-dèfrimit. Çdo drejtor 3 dashnore, pèrfitojmè tè gjithè. Moteli, karburanti, gastronomia dhe natyrisht shteti. Nè çdo faturè ke TVSH. Kontrollon Edi. Mos i ktheni shpinèn kèsaj mrekullie me brekè nè dorè. Kaq lirè dhe kaq sheshit, nuk e gjeni dot. Pyesni Ymer Bazen, po nuk mè besuat mua. Edhe ai, drejtor èshtè. Kèshtu èshtè kètu, o drejtor o me llullè nè gojè.

  5. ..... says:

    Ti rri dhe dil e pie kafen tek blloku aty ku eshte e modes se do gjesh te gjithe narkotrafikantes e evropes dhe do te ta qerasin do te blejne ndonje rang rover te fundit qe ti as ne enderr se ke par por te gjith vrimat qe ke do jene ne perdorimin e tyre, por cfare them dhe une do tja di halea nga pordhet, keshtu lere tjetren rehat dhe mos e paragjyko Le te shkoje ku te doje sepse krahet nuk ti hap askush as italani e as gjermani madje dhe as shqiptar qe vjedh ndihmat e termetit pa pik turpi, keshtu qe po se lage bythen peshk nuk ha kudo qe te shkosh, por ti zotrote mbase do hapesh shalet dhe do hash dhe peshk dhe mish te pjekur ne shqiperi dhe sdo kesh nevoje te ti hapin krahet evropa dhe Amerik rri aty dhe shijoje ate vend,

  6. dardan says:

    Kush iku mire beri se ashtu i pelqeu. Kush rri mire ben se aahtu i pelqen. Kujt i intereson se ça dun me bo njetezit me jeten e vet. Ne daç te ikin ne daç te rrine. SIT BACK, RELAX AND ENJOY THE WEEKEND.

  7. mik says:

    Artikull me vend. Rrespekt per autoren.
    Ky vend ka nevoj vetem per ndryshim dhe ndeshkim te atyre qe e degraduan kete popull.
    Nqs nuk do kete ndeshkim, asnjehere nuk do ndryshojme.

  8. Kot says:

    Nuk iken se je nje kerrme e ndyre qe nuk ta rras kush

  9. Daja says:

    Pse publikohen ne shtyp njerz kot si kur zusha ka nxjerr gozhda me bythe e ngeli Shqipria pa kete te njohur ne xhungel

  10. ABC KORCA says:

    Emri: Joana
    Mbiemri: Osmenaj
    Vari lesht…
    Ta nderruan emrin, apo priderit e tu ishin aq te vetedishem sa e dinin se me haxhije,qamile,hyqmete…nuk na perfaqesojne,po mbiemrin perse se nderrove?!
    Kjo me erdhi ne mendje kur pashe shkrimin.
    Ndersa, persa i perket pershkrimit,do them ato qe thote shoku im Fatosi…” epo shyqyr qe s’kane diell keta ne gjermani zvicer e suedi,se pike njeriu nuk do shkelte ne ballkan”.
    Perfundimi…realiteti!
    Ata ne europe kushtet atmosferike nuk i kane por kane njerzit.
    Ne ketu jemi te tredhur…Joana Osmenaj,edhe joana edhe osmenaj…si i behet?!

  11. bravo says:

    Bravo Joana. Te komplimentoj per mendimet tuaja edhe pse ne moshe te re. Tarasat dhe prasat qe komentojne ketu, jane jashteqitja e kombit.

  12. ShkoDrani says:

    Zemerimi per qeverisjen nuk formulohet sakte, megjithate te gjithe e dime se Silvana e do Shqiperine, por problemin e ka me qeverisjen dhe pazotesine qytetare te nxjerre ne krye te vendin njerez te mire e te zote.
    Hartime si ky e nje tjeter q u botua pardje, ndonese nuk eshte, ngjan si propogande e sponsorizuar. TE GJITHE E DUAM SHQIPERINE POR DISA NGA NE E KANE TE PAMUNDUR TE FITOJNE BUKEN E GOJES, OSE TE JETOJNE TE PATRAZUAR NGA VARFERIA APO GANGSTERET E HAJDUTET E RRUGES APO TE QEVERISE.
    E nderuar shkruese, harxho pak kohe te merresh me shkaqet qe detyrojne njerezit te ikin, dhe jo me mllefin qe i vret se nuk mund te jetojne me ne vendlindje.

  13. H says:

    Atdhetarizmi dhe nacionalizmi jane karamelja e helmosur që mashtruesit i japin të sinqertëve.
    Per torinon një korrigjim.Latinët thonin “UBI BENE,IBI PATRIA”.

  14. E èma e Zeqos says:

    Korça si Parisi, Shkodra si Venecia?

    As njèrin as tjetrèn nuk i paske parè. Nuk duhet medoemos ti kesh vizituar por tè lutem na i kurse kèto krahasime bajate qè dikur i dègjonim nga goja e karrocierève tè komunales. Ishin njerèz tè ardhur nga kèto 2 qytete, qè kishin nevojè tè mbanin nè kujtesè diçka qè ishte pozitive nga rrethi qè iu desh tè shkèputeshin, pèr tè bèrè me 1000 peripeci pashaportizimin nè kryeqytet. Po, kèshtu ishte atèherè, kishte ca rregull edhe pèr “venecianèt” apo “parizienèt” shtegtarè.
    Sot e 30 vjet kemi njè problem nè kètè vèndin tonè. Quhet shkèrdhatokraci ose rrumpallè. Jeta nè kushte tè tilla èshtè njè jetè pa dinjitet, pa ujè tè pijshèm, pa rregull dhe siguri, pa asnjè garanci pèr shèndetin apo siguri pèr familjen. Çdo hallkè e jetès i nènshtrohet korrupsionit dhe jo meritokracisè. Ndaj, mè shumè se gjysma e popullatès janè “avulluar” nga ne. Ajo pjesa qè ka ngelur nè Shqipèri, kur nuk bèn keahasime kote me qytetete europiane, merret me pallavrat e studiove tè Fevzive, ku njèri vèrtit njè shkop druri nè dorè dhe i duket vetja profesor gjeografie ndèrsa ata qè ndjekin, pertypin fara lule dielli, tè shtangur nga aq shumè “dije” sa u duhet tè thithin menjèhere.
    Çupè. Parisi dhe Venecia janè ndryshe. Ato objektet e keahasimit nè Shqipèri, çalojnè ca po ti shohèsh me sy kritik. Nè fakt, qelben nga plehrat nè kazanèt e shkatèrruar apo nga tymi i flakès qè dikush i ka vènè mè parè.
    Jo jo. Nuk jemi europè. Mbase bèhemi dikur. Deri atèherè, duhet dikush tè shkojè tè punojè nè perendim pèr tè mbajtur gjallè ata tè farave tè lule diellit.

  15. Shqiptar frikacak says:

    Do te shkoj te punoj ne platformat e naftes Norvegjeze se aty paguhem 8000 $ ne dite. Gjithmone me dokumenta te rregullta. Ne qofte se do paguhem 8500 $ ne dite shkoj dhe ne Antraktide. Po qe se me afrohet pune ne Shqiperi me 4000 $ ne dite pranoj si patriot qe jam. Jam i afte dhe do te punoj ku te me paguajne me mire. Ne atdheun tim te shtrenjte ka dhe “pune ” qe paguhen me shume psh biznes me droge ose me tendera shteterore. Nuk e bej dot. Jam i paafte dhe frikacak, nuk mund te ri ne burg as 24 ore. Prandaj boll na çate b…….me patriotizmat fallco.

  16. Pd rrumpalla says:

    Udha e mbarë, Silvanes dhe shumë si ajo, emigrimi është dëshirë personale si shumë ne të tjerëve që emigruam para 25- 30 vjetëve, por nuk fajesuam Shqipërinë për zgjidhjen që bëmë, zonja në fjalë ( Silvana) kërkon të godasë diku tjetër, të godasin ku të dojë , por guri që ajo lëshon të mos plagosë Shqipërinë është e vetmja që s’ka fajë, zonja në fjalë
    (gjithmonë për petagogen e famëshme) e paska shumë të veshtirë të cilësoj më emër dhe mbiemër , por të godasë Shqipërinë e paska të lehtë
    Shpresojmë që mos të godasesh nesër ,pasnesër edhe Suedinë

  17. Zorba says:

    per te ikur eshte e lehte per tu intergru eshte e veshtire .Per te bere nje jete dinjitoze eshte e veshtire .Ne shqiperi igjerat rregudhohen me miqesi e tarafllek ne perendim me shum pune e intelegjence.Ne shqiperi kemi hajdute politikane te paturpshem jasht kemi hajdute ordinere qe scan as frik as turp e as gje jan kafshe qe sce ci ben.Mjer ne qe duam te jetojm me dinjitet si ne shqiperi e jasht saj.Ka te drejte kush iken nge politikanet hajdute ,por cfar te besh qe jasht do te gjesh nje biografi te ZEZE si shqipetare por me shum sacrifice do jeshe e respsktuar.Shpresoje qe edhe vendi yne te clirohe nga bandat e pushtetit HAJDUT-ABUZIV shpersa vdes e fundit

  18. lexus says:

    O Ju marte e mira!…Zysh Silvana ashtu si dhe At Gjergj Fishta, nuk shanin shqiperine siç e dime te gjthe kur thoshte :” Le ta di tan bota mare se une nuk jam me shqiptar”…Pra nxirini kuptimin pse tbote zysh Silvana…No Comment people

  19. Ujku Plak says:

    Shpresoj qe kjo Joana mos te jete patriote si Mona, se dhe Mones po i digjet barku qe po largohen shume te rinje

  20. Lush berbali says:

    Jo vetem Silvanes …
    E kam me Tarrasin …
    Ai neve na ngrente ate qe nuk thuhet.
    Duket qe vjen nga nje familje hajdutesh.
    Por une nuk jam as hajdut,as kriminel,as frikacak.
    Thjesht kam zgjedhur te jetoj ketu,me pune te ndershme edhe pse te keqpaguar.
    Nuk besoj se Tarrasi vuan nga mungesa e lirise,as e rendit,as e fjales se lire.
    Atij bile keshtu i pelqen,te haje ate qe nuk thuhet e te mos mbaje pergjegjesi….
    Ne jetojme ketu se ketu kemi lindur.
    Do te punonim njesoj edhe ne Amerike…
    Fakti qe Silvana iku ,nuk eshte fundi i botes.
    As sdudentet shqiptare nuk humben asgje nga kjo lloj doktoranteje.
    Njoh une nje mesuese doktorante vetem se ka provuar te shkruaje ca poezi te nivelit te fillores.
    Njoh dhe nje mesuese fillore qe drejton nje shkolle te mesme ,,, !
    A do te ishte fundi i botes po te iknin edhe keta se bashku me Silvanen e Tarrasin.
    Shiko Silvana …
    Nese nuk ke ikur ne pune me te mire qe ketu ,ke bere gabim.
    Nuk do te kene nevoje ne Europe nevoje per ty.
    Sepse ti merrje para per provime.Je e paafte.
    Nuk do te gjesh ne Europe kesi korrupsioni.
    Atje do te gjesh Tarrasin.Ai po eshte trim,prandaj ka ikur.
    Ju prej andej do t’ia ndryshoni faqen Shqiperise.
    Ne qe kemi mbetur nuk jemi si ju.

  21. Enkel Joti says:

    Ti qendro ne Shqiperi me Ymer Bazen dhe gjithcka do jete fushe me lule sepse Ymeri paguhet shume para per shkrime te tilla.

  22. ermal berati says:

    E ARDHMJA ESHTE E ATYRE QE E DUAN ATDHEUN PA KUSHTE

  23. semiramida says:

    Te lumte moj vajze. Bukur.

  24. aleko says:

    shume shqipetare ane narre gotitje te forte psiqike pas kokes dhe nuk pritet qe ata te qartesohen Vec kur te marrin nje shot te forte electric..Si qenje e pa indetitet , ata kane vec nje ideal: Ku te gjejme nje luge me shume supe qofte dhe e thartuar , atje dua te shkoj.Lerini te ikin me mire se si duhen as dreqit…Pula e botes eshte per ta me e mire ,jo e tyrja ,mprandaj keshtu dhe kane vend ta shtyjne kete jete ; te kerkojne pula bote””U befshin mire!…

  25. Ekuacion says:

    Eshte bere virale patriotizmi fals!
    Vendy yt eshte vendo ku jeton dhe punon.
    Vota eshte bere globale dhe e vogel tanime!
    Nuk do ti Joana te ikesh? Ok, te rrish me shendet.
    Ti s’do.
    Une dua nje ore e me pare!
    Hajd shendet !

  26. katarakti says:

    E drejte. Nuk iket nga Shqiperia. Iket nga shqiptaret. Nga ata qe na kane helmuar vendin, duke filluar nga i fundit deri te presidenti, por edhe nga kriminelet dhe banditet qe na kane nxire emrin edhe neper bote. Me nje fjale iket nga mileti i paedukuar, i paafte te respektoje tjetrin, i paafte te ndertoje shtet, i pazoti te formoje nje shoqeri demokratike, te drejte dhe te begatë. Me nje fjale iket nga llumi qe ka permbytur kete vend. Borghesio: “Shqiperia eshte e bukur, por pa shqiptaret”!

  27. Anti-turku says:

    Per mua duhet te zhduket komplet pislliku turk i mbetur, ferkalet dhe mbeturinat e haleve te ikin ne Anadoll.

  28. milanist says:

    na plasi trapi se sdo ti

  29. durrsak says:

    shkodra si venecia? ik mi torollake. prandaj ikin robt. ikin qr mos te kene me te bejne me rob si ty, njerez patetitke qe na hapni barkun me hartime e perdellime nate dite, njerez te lodhshem. ndaj ikin

  30. Bledi says:

    pune shqiptaresh. ben njeri nje status dhe 100 statuse te tjere e ndjekin. loje tipike. na u shpif

  31. A do behet Shqiperija says:

    Do te bahet Shpiperia kur te ikiin shkerdhateria, mosadi e asfalija,udbja,bnd-ja,dgs-ja, me nje fjale gjithe qeverija . Po do bahet shqiperija!!!!

  32. Futja kot says:

    Do te ikesh, rruga e mbare, po mos shaj! Kujto dhe shkollimin, investim I kesaj shoqerise qe s’te pelqen. 500 vjet kane ikur dhe ky vend ekziston Jo nga ata qe ikin po nga ata qe rrine. Shqiperia dhe shoqeria shaiptare se rrun as per ikjen tende, as per shkrimin tend pacavure. Ik, ik e mbush stomakun.

  33. filja says:

    Filluan hartime e foshnjave te dashurise emblematike, ku si perzjerje ka poli-tiken. Mos ikni nga Shqiperia, se une kam ikur, por kam bere gabim, jam bere pishmend; me mire te kisha ndenje sado qe mund te isha sot i vdekur, por me fosorin do ndriçoja rrugen! Kaq eshte hartimi im.

  34. Konjak says:

    Zonjush Osmanaj ,reagimi juaj ,ndaj largimit te shqipetareve, per te siguruar – nje jete me te mir – vjen ne nje moment kritik ,kur shumuca e shqipetareve duan te largohen dhe vetem te largohen ;,pa e vrar mendien se ,atje tutje ku do shkojne -c’far do gjejne , apo c’far do i gjej – .Tjeter gje, jan deshirat dhe kenaqesit ,dhe tjeter gje fakti qe shqipetaret perplasen per dite me varferine , korrupsjonin , mashtrimin , barbarine ,injorancen . Te gjitha rruget jan te mbillura ,askund nuk duket drita jeshile , qe populli te ket mundesi te zgjidh hallet dhe problemet qe po i zene fytyn . E cili eshte ai njeri i pergjegjshem qe braktis vendine ,familjen , prindrit ,vellezer e motra , thjesht se i urreka . Hallet dhe problemet qe i detyrojne shqipetaret te largohen ; sa me shim me to te njifesh ,aq me shum bindesh se politika u ka mbillur jo vetem deren e vendit , por edhe deren e shtepise se tyre . THoni se askush ne evrop apo me tej s’do tju pres me krah hapur ;jo zonjush jo ,nuk eshte aspak, sic thoni ju ,,edhe ndonje tjeter si ju ,nuk mund te besh kopetentin ,pa njofur realitetin .Sa per ato punet e pista ,atje tutje ,presin vetem njerezit e pist ,nese ka te till ne shqiperi; ,eshte tjeter gje .Sa per te ndihmuar atdheun ;emigrantet ,kan dhene dhe japin pjesen e luanit ne rimbekemjeve e atdheut ,pa u shkuar ne mendie se do kishte edhe ndonje ti anatemonte .Per te kuptuar me mire se kush eshte kombi jon do te citoj disa vargje te nje diplomati dhe poeti te arrir ,Zoteri – ZHupa -( –Kombi im , –Te kam komb ne fyt ,–As te vjell dot ,–As te gelltit .) Zoti na ndihmofte te bejme me te miren ,per vehte dhe per kombin .Faleminderit .

  35. Lilo says:

    Po ikni o të marrë, ti zysha që nga fakulteti në rastin më të mirë do punosh maksimumi edukatore kopshti do punosh, ik edhe ti që rri gjithë ditën në kafe duke marrë internetin falas e duke shfletuar facebook-un e instagram-in. Ti që rri gjithë kohës duke vjellë vrer se ska punë, lekë por ju vjen turp të punoni se të gjithë doni punë zyre ku të tjerët të punojnë për ju. Qërrohuni e shkoni lani pjata, lani bythët pleqve në perëndim, shkoni vilni ullinj ose çoben me dele . Qërrohuni e mos na çani bythën me statuset tuaja.

  36. buj says:

    iku moj se nuk do te behet skllav ne vendin e vet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje