Zëdhënësja e Berishës "thumbon" Bashën: Ja kush i merr vendimet politike

26 Janar 2020, 18:28Politika TEMA

Zëdhënësja e ish kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli thotë se Berisha duhet të ishte shumë më i përfshirë në vendimmarrjen brenda Partisë Demokratike.

“Berisha është shumë aktiv në politikë e nisur nga kjo mendoj që duhet të ishte edhe shumë më i përfshirë në vendimmarrjen brenda PD.

Mendoj që kjo do ishte një garanci e shtuar për të gjithë demokratët, edhe për ata që nuk ndjekin linjën zyrtare të PD, gje për të cilën me thënë të drejtën gjykoj që ka shumë nevoje PD-ja sot”, u shpreh Mëhilli.

E pyetur për ndikimin e familjes së Berishës në vendimet e tij politike, Erla tha se Berisha hyn te ata politikanë ku familja nuk ka patur rol në vendimmarrjen politike.

Ndërkohë nga ana tjetër ajo ka shigjetuar kreun e PD, Lulzim Basha teksa theksoi se ka politkanë të tjerë ku familjarët kanë ndikim të madh në vendime të rëndësishme politike në disa raste edhe vendimtare.

“ Për cështjen e ndikimit Berisha hyn te ata politikanë ku familja nuk ka patur rol në vendimmarrjen politike. Ai vetë por dhe familjarët kanë qenë shumë të kujdesshëm që mos ngatërronin raportet dhe marrëdheniet e veta si familjare me bashkëpunëtorët e tij. 

Ka qene shume i ekuilibruar ky raport.Ndryshe nga sot ku fjalë apo raportime për politikanë të tjerë ku familjarët kanë ndikim të madh në vendime të rëndësishme politike në disa raste edhe vendimtare, domethënë ndikimi është dhe vendimtar”, tha Mëhilli.

Kujtojmë se në qarqet mediatike madje edhe në koridoret e PD thuhet se Partinë Demokratike e drejton familja e Lulit. Pas ardhjes së Bashës, PD është kthyer në Republikën e Re të interesave personale dhe familjarëve të tij./

5 komente në “Zëdhënësja e Berishës “thumbon” Bashën: Ja kush i merr vendimet politike”

  1. prizem says:

    Ha ha ha ha ha ha …..

  2. Po Lulin kush e beri kryetar , Saliu pa nderhyrje , apo anetarsia e ShQUP it qe s’e njihte fare ?!!!!

  3. Alumi says:

    Po pazaret e CEZ, Gerdecit apo te biznesmenit Pakistanez cfare jane moj putane? Femijet e Salih Sllopodanit kane shkaterruar te ardhmen tone. Ik zhduku o sorre e lagur.

    1. Star says:

      Mos u shqeteso se Berisha nuk e ka ndikimin e duhur ne vendimet e PD-se. Sepse sic qihet Ai kete rol nuk e ka humbur asnjehere. Nuk ka asnje vendim politik ne PD qe vulen e fundit te mos e vere doktori. Sa per ndikimin e familjareve te Bashes ne vendim marrjen politike te PD-se ai eshte zero. Asnje nuk ka ndikim, as vete Luli vete nuk pyetet,dhe edhe ne qfse pyetet Ai pyetet vetem sepse egziston ajo shprehja e famshme— me ka cu nana me la gojen. Luli eshte vetem noterizues,dhe fasade qe te duket sikur plaku i SHQUP-it ka ndryshuar sepse vetem kjo i sherben doktorit,qe te duket sikur nuk ka ndikim ne vendimet e PD-se. Ndikimet e familjes se Lulushit ne kete mes jane vetem per te vjedh ndonje gje per vehten dhe per ndonje perfitim te padrejte nga gjykatat dhe keq qeverisja. Sepse kjo eshte lejuar vete nga doktori qe dordoleci lulush te marre pagesen per rolin qe po kryen,dhe per kete Luli si tip menekini qe eshte eshte shume i kenaqur. Ne fund te fundit ma mire derr i kenaqur se Sokrat i vuajtur eshte filozofia e Lulushit sot si njeri debil dhe pa ideale qe eshte. Edhe kjo intervista jote dhe ku “merak “ yti eshte ne sinkron me kete strategji,dhe pjese e ketij plani te doktorit.

  4. Petro ... says:

    E paske per zemer Berishen, Erla, po ai tani e ka si preshe te zier dhe i eshte futur ne skutellium, keshtu qe ato qe thua ti nuk kane vlere. Veshtro tek Basha, se ai mund te ta beje dermanin e mos perdor artifica. Ti Erla duhet te perdoresh bio, ndoshta ta ka thene Saliu. Kur ngelet politka dhe “shpresa” tek gjallesa robotike!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje