Ilir Meta ka ndarë në faqen e tij të facebook disa momente nga takimi me ambasadoren e re të SHBA-se në Tiranë, Yuri Kim .
Meta shkruan se është i kënaqur të priste dhe të pranonte Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të SHBA, Yuri Kim.
“I kënaqur të prisja dhe të pranoja Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të SHBA, znj.Yuri Kim.
SHBA një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë.
Së bashku të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi.
Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!”- shkruan Meta. (TemA)